• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kushtetuta e re/ Ngërç në procesin ndaj gjyqtares dhe Doshit

by A R
02/09/2016 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pak ditë prokurori Arben Kraja do të paraqitet në Gjykatën e Lartë për të respektuar procedurën se a plotësohen kushtet që gjyqtarja Majlinda Andrea e akuzuar për korrupsion në një çështje pronësie duhet të vijojë të jetë e pezulluar nga detyra, ndërsa të gjithë të tjerët e arrestuar në këtë dosje të qëndrojnë në burg. Normalisht sipas praktikës diçka e tillë bëhet në çdo gjykatë 1 herë në dy muaj, por në mungesë të dispozitave kalimtare dhe me Kushtetutën e re ka një ngërç raporton Vizionplus.

Drejtues te organit te akuzës thanë se rasti i gjyqtares Andrea është më delikati, pasi tashmë mbrojtjes i lind e drejta ta cilësojë masën e pezullimit të saj si antikushtetuese. Kjo pasi nuk është më Prokuroria e Përgjithshme ajo që ka në juridiksion hetimin e zyrtarëve të lartë por struktura e re e Prokurorisë së Posaçme. Në mungesë të SPAK ende nuk dihet se si do procedohet. E njëjta histori paraqitet dhe në dosjen Doshi.

Deputeti i majtë ka dy çështje. Një për inskenimin e vrasjes së tij si dhe një hetim të dërguar nga ILDKP për fshehje pasurie. Edhe këtu në mungesë të vijimit të hetimeve mbrojtja pritet të kërkojë antikushtetueshmërinë e hetimit nga Prokuroria e Përgjithshme e ndryshim të masës. Një tjetër zyrtar i lartë në proces hetimi është ish deputeti socialist Armando Prenga. I dyshuar si një nga protagonistët kryesorë në përplasjen me armë në shtator të 2015 në komisariatin e Fushë Krujës hetimet për të vijojnë ende.

Ndonëse Gjykata e Lartë i ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie tashmë hetimi ndaj tij nuk mund të vijojë deri në ngritjen e prokurorisë së posaçme. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme në mungesë të dispozitave të përkohshme këto janë rastet të cilat preken drejtpërdrejt nga reforma në drejtësi.
Ndonëse për to Gjykata e Lartë do të vijojë praktikën normale, mbrojtja pritet të veprojë duke kërkuar paligjshmëri të hetimeve deri në gjykatën kushtetuese./a.m.

Next Post
RENEA arreston autorin e vrasjes së policit pas 4 orësh shkëmbim zjarri

Kush është autori i vrasjes së policit sipas fqinjëve, jeta e vështirë e David Qosjas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In