• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja zvarrit vettingun, shtyhet më 28 shtator vendimi për ankimimin e gjyqtarëve

by Java News
20/07/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tentativa e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë për të zvarritur reformën në drejtësi, duket se ka dhënë efektin e duhur. Teksa e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek vendimi që do të merrte Gjykata Kushtetuese, në lidhje me shqyrtimin e ankimimit të dy shoqatave të gjyqtarëve për tre ligjet e reformës në drejtësi, mes të cilave edhe disa nene të vettingut, ky institucion ka marrë një vendim surprizë.

Ditën e djeshme pa një arsyetim të logjikshëm, gjykata mbylli dyert për palët dhe mediat, veprim i cili mesa duket ka shërbyer si për shtyrje të seancës. Kështu që pas rreth 60 minutash diskutime, i vetmi vendim që ata kanë marrë ishte shtyrja e gjykimit, nga është vendosur që seanca e shqyrtimit të vettingut të zhvillohet në 28 shtator dhe të jetë publike e jo vetëm në bazë dokumentash siç u vendos fillimisht. Pra ajo që mund të themi në këto momente është se vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve mbetet peng i Gjykatës Kushtetuese. Por çfarë po ndodh konkretisht me vetingun?

Ajo që vlen të nënvizohet ka të bëjë me faktin se pas miratimit të reformës në drejtësi, të shumta kanë qenë tentativat dhe zvarritjet që po i bëhet kësaj reforme. Megjithatë pavarësisht këtyre skenarëve bllokues, përsa kohë që ligji nuk është pezulluar, asgjë nuk e pengon proçesin e skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të nisë në fillim të muajit shtator siç ishte parashikuar.Sipas ligjit, të parët që kalojnë vetingun janë Prokurori i Përgjithshëm, anëtaret e Gjykatës se Lartë dhe asaj Kushtetuese dhe deri në muajin tetor pritet që ky proçes të ketë dhëne rezultatet për të paktën 50 prokurorë dhe gjyqtarë.

Ndërkohë një tjetër fakt interesant që vlen të nënvizohet lidhur me reformën në drejtësi, ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian të cilët e shikojnë këtë reformë si nyje nevralgjike jo vetëm në integrimin e Shqipërisë në BE por edhe si një kopononet stabilizues i ekonomisë dhe paqes sociale në vend. Por se si do shkojë ecuria e reformës në drejtësi dhe vetingut deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, na duhet të presim.

Dy shoqatat e gjyqtarëve kundër vetingut

Teksa i referohemi padisë së dorëzuar më 1 qershor në Gjykatën Kushtetuese, bëjmë me dije se dy shoqatat që përfaqësojnë interesat e lobit të gjyqtarëve kërkojnë të bëjnë nul një seri kriteresh që lidhen sistemin e ri të karrierës dhe atë të procedimeve disiplinore në gjyqësor. Ndërkohë në të njëjtën kohë, padia dominohet nga përpjekja për të shfuqizuar edhe një numër nenesh të ligjit të vetingut, të cilat rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve përsa i përket lidhjeve dhe përfshirjes së tyre me krimin e organizuar.

Pra më konkretisht, shoqatat kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të pikave në ligj që legjitimojnë mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarë të mbrojtur të prokurorisë, nga përgjimet telefonike të kryera nga agjencitë ligjzbatuese apo nga dëshmi konfidenciale që mund të mbërrijnë në institucionet e vetingut nga oficerë apo agjentë të policisë gjyqësore. Nga ana tjetër, shoqatat kërkojnë gjithashtu që gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në procesin e vetingut të kenë të drejtën të japin dorëheqjen në çdo kohë, duke sjellë si rrjedhojë ndërprerjen e kontrollit. Por sipas ligjit për “rivlerësimin kalimtar”, kjo e drejtë ka skaduar tre muaj pas hyrjes në fuqi të tij./SOT

a.ç

Next Post
Vidhnin energji, arrestohet biznesmeni në Tiranë, në pranga edhe një tjetër

Vidhnin energji, arrestohet biznesmeni në Tiranë, në pranga edhe një tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina dhe Mongolia thellojnë bashkëpunimin dypalësh

Kina dhe Mongolia thellojnë bashkëpunimin dypalësh

June 14, 2026
Shqipëria abuzon shumë me antibiotikët, që nga 1990, mbi 300 vdekje çdo vit për shkak të rezistencës mikrobike

Shqipëria abuzon shumë me antibiotikët, që nga 1990, mbi 300 vdekje çdo vit për shkak të rezistencës mikrobike

June 14, 2026
Kushtetuta e grisur!

Kushtetuta e grisur!

June 14, 2026
“Jep dorëheqjen sa nuk është vonë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbrëmë protestuan 200 mijë shqiptarë

“Jep dorëheqjen sa nuk është vonë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbrëmë protestuan 200 mijë shqiptarë

June 14, 2026
Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

June 14, 2026
Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit

Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit

June 14, 2026
‘Protestat po shtohen çdo ditë’/ Bardhi i bën thirrje Ramës: Është momenti të largohesh

‘Protestat po shtohen çdo ditë’/ Bardhi i bën thirrje Ramës: Është momenti të largohesh

June 14, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 15 qershor 2026

June 14, 2026
“Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie”, Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së komanduar tek ‘Territorialja’

“Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie”, Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së komanduar tek ‘Territorialja’

June 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Viza amerikane për Berishën dhe Interesi Kombëtar Amerikan

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In