• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kushtetuesja” u ngrit, opozita ra sërish

by Flogert Muça
11/11/2019 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Dita e sotme është një ditë e mirë për drejtësinë në Shqipëri. Gjykatës Kushtetuese i janë shtuar edhe dy anëtarë të rinj sot, të votuara nga Kuvendi, duke e çuar në pesë numrin total të anëtarëve ose thënë ndryshe, duke arritur kourumin me 5 anëtarë nga 9 anëtarë që kjo gjykatë duhet të ketë gjithësej. Kjo ngjarje duhet t’i gjente palët politike në Tiranë të bashkuara njëlloj si kur u votua reforma në drejtësi, por fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi.

Ajo që ndodhi sot dhe ka ndodhur rëndom këto vite në Tiranë është qëndrimi antireformë nga ana e opozitës, e cila herë e ka përdorur atë për të sulmuar kundërshtarin e saj politik si pengues të saj e herë ka sulmuar reformën si ant-kushtetuese.

Dita e sotme na ka kujtuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës në Tiranë, e cila sa vjen e ngjan më qesharake dhe joserioze përballë shqiptarëve (sepse për ndërkombëtarët ka kohë që kjo ka ndodhur). E për të kuptuar se sa qesharake është opozita e Bashës e Kryemadhit (Metës), mjafton të kujtojmë qëndrimin e saj para pak javësh. Para vendimit për çeljen e negociatave, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi &co, me flamurin e dashnorëve të Gjykatës Kushtetuese bërtisnin nga Tirana në Bruksel se Shqipërisë nuk mund t’i hapen negociatat sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe se Edi Rama është fajtori për këtë situatë. Aq shumë e thonin këtë argument, sa në një moment të bëhej të besoje se vërtetë ata janë dashnorë të drejtësisë së re dhe Shqipërisë europiane.

Por, shumë shpejt erdhi dita që Gjykatës Kushtetuese t’i shtohen anëtarët dhe e vërteta e qëndrimit të PD-LSI u shfaq hapur në sy të të gjithëve. Natyrisht, ata nuk ishin e nuk mund të jenë dashnorë të drejtësisë se re, ndaj edhe sot dolën hapur kundër ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Pa iu dridhur fare qerpiku dhe pa patur asnjë fije turp përballë shqiptarëve, opozita sot doli kundër ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, për të cilën deri dje akuzonin kundërshtarin e tyre se e pengonte.

Është kjo panorama që sheh sot në opozitën shqiptare edhe SHBA e BE, të cilat menjëherë pas votimit të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, njëzëri përshëndetën votimin e parlamentit duke theksuar se votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike.

E vetmja që nuk di çfarë do dhe që ka një qëndrim të ndryshëm në varësi të situatës politike është opozita, e cila edhe njëherë tregoi se nuk i ka interesuar asnjëherë ngritja e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm përfitimi politik i momentit.

Next Post
Punimet në rrjet, OSHEE njofton për stakime të energjisë në Tiranë dhe Skrapar

Rikonstruksioni i kabinave, këto zona nuk do kenë energji elektrike nesër dhe pasnesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump sfidon aleatët: Shkoni në Hormuz dhe merrni vetë naftën

March 31, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

March 31, 2026
U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

March 31, 2026
Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

March 31, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In