• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja shtyn sërish vendimin për VKM e ndërtimeve pa leje, 28 deputetët kërkues duhet ta autorizojnë përfaqësimin. Reagon Bardhi

by Java News
26/04/2023 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM për operacionet për ndërtimet pa leje. Shkak i shtyrjes këtë herë është bërë pasi sipas Gjykatës Kushtetuese kërkohet një autorizim me firmë i të 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën për palën që do t’i përfaqësojë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, e konsideroi absurde një vendim të tillë pasi sipas tij është në kundërshtim me praktikën 32-vjeçare.

“E njëjta trupë gjykuese, e bërë nga të 9 gjyqtarë të Gjykatës, ka vendosur një standard të ri gjykimi duke e shtyrë edhe më tej këtë çështje. Deri më sot 28 deputetët e grupit parlamentar kanë ardhur me një autorizim të lëshuar nga kryetari i grupit. Kështu jemi përfaqësuar edhe para një jave, edhe në një tjetër vendim të shpallur para një muaji. Ndërkohë që sot na u bë me dije që përfaqësimi duhet të ishte me një autorizim të firmosur nga 28 deputetët e Kuvendit. Nëse do na e kishin thënë para një jave, do të kishim ardhur me firmat dhe çështja nuk do të ishte zvarritur”, tha Bardhi.

Ai tha se arsyeja e këtij vendimi absurd është shantazhi i Kryeministrit.

“Shantazhi me twitter i z. Rama ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. Një pjesë e këtyre e kanë marrë qartë mesazhin e Kryeministrit lidhur me këtë çështje. Kjo është e rëndë. Nuk ka ndodhur kurrë që një Gjykatë Kushtetuese të marrë mesazhe të tilla mafioze. Kjo është edhe arsyeja pse herë pas herë vendos standarde të tjera. Nëse janë të shantazhuar të na e bëjnë me dijë që të mos harxhojmë ne kohë ndërkohë që vendim i merr Kryeministri dhe oligarkët. Ka një shantazh të drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe kjo gjë ndodh. Kjo është hera e parë që ndodh. Ka një praktikë 32-vjeçare. Gjithmonë jemi përfaqësuar me firmën e kryetarit të grupit ose në mungesë të tij nga nënkryetari i grupit. Edhe znj. Kokona vjen këtu si përfaqësuese e Këshillit të Ministrave me një firmë të Kryeministrit dhe jo me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ne s’e kemi ngritur si pretendim sepse ka qenë kjo praktika 32-vjeçare”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Kujtojmë se seancën e kaluar Gjykata Kushtetuese e shtyu k për shkak të pretendimit që ngriti përfaqësuesja e qeverisë, Elira Kokona, e cila tha se pala paditëse nuk legjitimohet, për arsye se kërkesë padia është firmosur nga 2 deputetë që kane hequr dorë nga mandati, Grida Duma, Alfred Rushaj. Por kjo kërkesë e përfaqësueses së Qeverisë nuk u pranua.

Në tetor të vitit të kaluar, PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese nismën e firmosur nga 28 deputetë ku kërkohej shfuqizimi i vendimit të këshillit të ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, duke e konsideruar si marrje në mbrojtje të pronave të oligarkëve që kanë ndërtuar kulla në Tiranë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen.

/s.f

Next Post
Kandidati i PS-së për Vlorën takime me banorët e fshatit Panaja: Do punojmë që të kemi turizëm 12-mujor

Kandidati i PS-së për Vlorën takime me banorët e fshatit Panaja: Do punojmë që të kemi turizëm 12-mujor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com