Gjykata Kushtetuese vendosi sot në 25 shkurt të mos kalojë në seancë plenare çështjen për mënyrën sesi u zgjodh Avokati i Popullit.
Vendimi lidhet me kërkesën e Ardiana Kalasë, e cila kërkoi konstatimin si antikushtetues dhe të paligjshëm të procedurës të zgjedhjes të Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë.
Po ashtu, kërkuesja kërkoi konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së zgjedhjes të Avokatit të Popullit nga Kuvendi dhe Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të procedurës së zgjedhjes të Avokatit të Popullit, më datë 11.12.2025 nga Kuvendi i Shqipërisë.
Por të gjitha këto kërkesa, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos i kalojë në seancë, duke konfirmuar përfundimisht si Avokat Populli, Endri Shabanin.











