• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja rrëzon “Babagjyshin”! Ilir Kupës i mbetet në fuqi dënimi për arratisjen nga burgu grek

by A R
29/05/2023 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Ilir Kupës i njohur edhe si anëtar i “Bandës së Babagjyshëve”.

Kupa është shpallur fajtor për disa grabitje me dhunë e me armë në Greqi, arratisjen nga burgu i Trikalës dhe plagosjen e punonjësve të burgut në vendin fqinj.

Kushtetuesja nuk e ka marrë parasysh kërkesën e Kupës, i cili kundërshtonte vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi dënimin me 25 vite burg, për krimet e kryera në Greqi.

Antari i “Bandës së Babagjyshëve” pretendon se Gjykata e Lartë ka shkelur ligjin pasi vendimi është marrë në dhomë këshillimi pa i dhënë atij të drejtën për t’u dëgjuar.

Ky fakt nuk është cilësuar shkelje ligjore nga Kushtetuesja, e cila ka vendosur që kërkesa e tij të mos kalojë në seancë plenare.

Ilir Kupa u arratis në datën 22 Mars 2013 nga burgu Trikallas, Greqi, ku ai po vuante dënimin. Ai u arrestua në vendin tonë në 2015 dhe kërkoi të mos ekstradohej në Greqi pasi i rrezikohej jeta. Në atë kohë ai u arratis së bashku me 10 shqiptarë të tjerë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi me 25 vite burg. Ndërsa Apeli për krime të rënda e uli dënimin ne 16 vite e 8 muaj.

Nga ana e saj Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit dhe la në fuqi dënimin me 25 vite burg.

/a.r

Next Post
Liderët botërorë urojnë Erdogan për fitoren, mesazhe edhe nga Rama e Begaj

Liderët botërorë urojnë Erdogan për fitoren, mesazhe edhe nga Rama e Begaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com