• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e partive të vogla, reagon “Djathtas 1912: Lajm i keq për demokracinë! Ne do të garojmë me lista të hapura

by S T
24/12/2024 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit 2025, ka reaguar partia Djathtas 1912.

Kjo parti politike shprehet se rrëzimi i kërkesës për listat e hapura është një lajm i keq për demokracinë në Shqipëri.“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar padinë e disa partive politike kundër paktit të Kodit Zgjedhor, të miratuar nga PS dhe PD, që u mohon qytetarëve shqiptarë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur deputetët me lista të hapura, është një lajm i keq për demokracinë në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Reagimi:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar padinë e disa partive politike kundër paktit të Kodit Zgjedhor, të miratuar nga PS dhe PD, që u mohon qytetarëve shqiptarë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur deputetët me lista të hapura, është një lajm i keq për demokracinë në Shqipëri.

Përpjekjet tona për të kthyer listat e hapura si një e drejtë kushtetuese e qytetarëve, pasqyrojnë vullnetin e shumicës së tyre që kërkojnë garë të ndershme, konkurrencë mes partive politike dhe kandidatëve për deputetë, si dhe një parlament të ndërtuar me deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, të cilët janë të detyruar t’u japin llogari atyre, dhe jo kukulla te verbëra të kryetarëve të partive.

Duke shprehur keqardhjen për këtë vendim, i cili në frymë bie në kundërshtim të hapur me një vendim të mëparshëm të po kësaj gjykate, Djathtas 1912 shpreh vendosmërië që në zgjedhjet e 11 Majit të garojë me lista të hapura.

Ne do të donim që çdo parti politike të detyrohej nga ligji të zbatonte listat e hapura, si një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë, në mungesë të kësaj, i mbetet vullnetit të partive të tregojnë kurajo politike dhe shërbim ndaj qytetarëve për të zbatuar listat e hapura me iniciativën e tyre.

“Djathtas 1912” ka zgjedhur që tani, të zbatojë listat e hapura, duke dhënë shembullin për respektim të zgjedhësve, llogaridhënie ndaj tyre dhe demokraci të drejtpërdrejtë.

Ne besojmë se pas 34 vitesh, Shqipëria ka nevojë për një parlament të vërtetë demokratik, dhe për këtë arsye kemi vendosur të jemi të parët që do t’i japim votës së qytetarëve vlerën që meriton, duke u përballur drejtpërdrejt me gjykimin dhe vlerësimin e tyre.

Ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin vetë përfaqësuesit e tyre me “listat e qytetarëve” dhe jo “listat e kryetarëve”. Për këtë arsye, ne do të zbatojmë listat e hapura, duke i dhënë mundësi çdo individi, figure publike, të riu, në diasporë apo kudo tjetër, që ka dëshirë dhe vizion për të ndryshuar vendin, të garojë lirisht dhe të zgjidhet me mbështetjen e qytetarëve.

Vetëm një parlament i ngritur mbi parimin e sovranitetit popullor mund të prodhojë një qeveri të ndershme dhe institucione legjitime, që janë në shërbim të qytetarëve!

Në këtë kontekst, theksojmë se, pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i listave të hapura nga çdo subjekt politik që me të vërtetë ka premtuar këtë parim Kushtetues, është një domosdoshmëri për të çliruar parlamentin e shqiptarëve nga uzurpimi i binomit Rama-Berisha dhe strukturave të tyre, të cilat kanë mbyllur hapësirat për konkurrencë politike.

Djathtas 1912 mbetet e përkustuar për të bërë çdo përpjekje demokratike për t’u kthyer qytetarëve besimin tek demokracia, si e vetmja zgjidhje për një Shqipëri ku do të mbizotërojë prosperiteti, liria, përfaqësimi dhe optimizmi se e ardhmja mund të jetë më e mirë në Shqipëri!

Next Post
Berisha “pazar” me Ramën, bëhen bashkë për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese!

"Po e mbyll TikTok-un për të vrarë zërin opozitar përpara zgjedhjeve"/ Rama fiton "garën" me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Comments 1

  1. Gano Hasko says:
    1 year ago

    Kur nuk e voton gruaja Alibeajn, çmutin do e na bën gër, gër, e mër mër….
    Pirdh e Alobej, pirdh, me gjithë kallam Kullurët që ke nga prapa.

    Reply

Leave a Reply to Gano Hasko Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In