• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja, Presidenti Meta: Kreu i KED s’mund të bëjë lojëra dhe të më vendosë afate kohore

by Java News
13/11/2019 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka afat kushtetues për Presidentin në lidhje me kohën që duhet për të zgjedhur kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Pasi kaluan 30 ditë nga afati ligjor për të zgjedhur kandidatin, Meta i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të ngrinte procesin në mënyrë që radha për zgjedhjen e anëtarët të radhës të Gjykatës Kushtetuese, t’ia kalonte Parlamentit.

Por KED tha se afati ligjor prej 30 ditësh ka kaluar, kështu që u përzgjodh automatikisht kandidatja e parë në listë për në Kushtetuese, Arta Vorpsi.

Kështu, Meta thotë se dekreti i tij i sotshëm për zgjedhjen e Marsida Xhafellarit anëtare të Gjykatës Kushtetuese, është i ligjshëm. Meta tha se puna e KED është të merret vetëm më aspektin procedural dhe të sigurohet që të respektohet ligji dhe kriteres për Gjykatën Kushtetuese.

KED është institucion kolegjial tha Meta dhe nuk mundet që kryetari i KED “të bëjë lojëra për të vendosur kohën për listat për vakancat që i cohen presidentit dhe Parlamentit”.

“Duhet të kemi të qartë ju dhe cdo qytetar se nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidentin, ka afat për parlamentin, për arsye se është një institucion kolegjial që përbëhet edhe nga forca të ndryshme politike, por jo për Presidentin. E dyta, që duhet të jetë e qartë për cdo shqiptar, Kushtetuta është mbi cdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta është zero, letër pa gjykatën Kushtetuese. Momenti i krijimit të gjykatës është historik sepse për herë të parë krijohet gjykata sipas reformës që u bë në kushtetutë për reformën në drejtësi dhe është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta aq më tepër për gjykatën, pasi është garancia për mbrojtjen e popullit shqiptar. Cdo akt në këtë proces është historik sepse do të mbetet si një referencë në të ardhmen, cdo veprim i presidentit aktual është një veprim që mbetet si precedent, apo cdo veprim i kuvendi është precedent. KED është një institucion që merret vetëm me menaxhimin administrativ dhe asgjë tjetër. Pra Kushtetuta tregon si krijohet gjykata, Presidenti ka të drejtën për vakancën e parë, pastaj është parlamenti dhe në këtë mënyrë përsëritet e njëjta renditje dhe në këtë plan është detyra e KED-së që të rregullojë listat e vakancave dhe të afateve, që të respektohet Kushtetuta për mënyrën e ndërtimit të gjykatës dhe të mos kemi përplasje. Kryetari i KED të bëjë lojëra me karakter administrativ në mënyrë mafioze, që të vendosë presidentin në këtë pozitë, kreun e shtetit, që ose të shkelë Kushtetutën”, tha ai.

Next Post
Shqiptarit i buzëqesh fati, milioneri britanik i lë gjithë pasurinë marramendëse

Shqiptarit i buzëqesh fati, milioneri britanik i lë gjithë pasurinë marramendëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In