• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja në dorën e 4 grave pas përplasjes së Metës me kreun e KED, Dvorani

by Java News
25/12/2019 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka në përbërjen e saj 4 anëtarë, 3 prej të cilave të emëruara gjatë kësaj vjeshte pas një procesi 1-vjeçar përzgjedhje të KED-së. Betohen anetaret e Kushtetueses

Vitore Tusha, si anëtarja më e vjetër dhe e vetmja, e cila ia doli të kalojë procesin e vetingut nga trupa e parë e gjyqtarëve, ka kompetencat e kryetarit të kësaj Gjykate.

Në përbërje janë edhe 3 gra të tjera, Marsida Xhaferllari, e zgjedhur nga Presidenti, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska, të zgjedhura nga Kuvendi.

Ndërkohë, anëtari tjetër i zgjedhur nga Presidenti, Besnik Muçi, nuk ia doli me sukses në procesin e vetingut, pasi u shkarkua nga Shkalla e Dytë Kushtetuesja duhet të kompozohet me 9 anëtarë në total, ku 3 zgjidhen nga Kuvendi, 3 nga Presidenti dhe 3 të tjera nga Gjykata e Lartë.

Në kushtet kur kjo e fundit është ende jashtë funksionit, pas shkrirjes nga vetingu, do të jenë Kuvendi dhe Presidenti që do vazhdojnë punën për emërimet që i kanë mbetur.

Ndërkohë, procesi i ringritjes së Kushtetuese “përplasi” juridikisht Institucionin e Presidentit me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ky i fundit u akuzua për krijimin e ngërçit në emërimin e kandidatëve të miratuar.

“Dërgimi i listave në të njëjtën kohë, çon në shkelje të Kushtetutës”, tha Presidenca dy muaj më parë, ndërsa me anë të një kallëzimi të bërë në Prokurorinë e Tiranës, akuzoi Dvoranin për “Shpërdorim detyre” dhe “Marrje të kompetencave”.

Ardian Dvorani është pjesë edhe në KED që do zhvillojë punën në 2020, ndërsa aktualisht Prokuroria është duke kryer verifikime për pretendimet e Presidencës. / Panorama

g.kosovari

Next Post
Shqiptarët e lëshojnë dorën për turizëm, shpenzojnë 1.2 miliardë euro për pushime

Shqiptarët e lëshojnë dorën për turizëm, shpenzojnë 1.2 miliardë euro për pushime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In