• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kushtetuesja, kur frika fiton mbi Amerikën

by S M
25/10/2016 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Mesa duket reforma në drejtësi do të hyjë në analet e shtetit shqiptar, si tentativa për ndryshim më e anatemuar dhe e goditur me gur në historinë 25 vjeçare të postkomunizmit. Pas luftës dyvjeçare të njërës pjesë të politikës, pas oponencës së dëshpëruar të një aradhe të madhe politikanësh, zyrtarësh dhe personazhesh gjithfarësh (përfshi edhe kreun e shtetit), pas peripecish që çuan gati në rënien e qeverisë dhe shpërndarjen e Kuvendit gjatë korrikut, kapitulli më sensitiv i reformës, Vetingu, mori një “Jo” të madhe të martën edhe nga Gjykata Kushtetuese. Paneli i gjyqtarëve që kanë për detyrë të peshojnë aktet ligjore, në raport me ligjin themeltar, ka hedhur një hap që shumëkush e shihte si të pamundur: kanë kthyer mbrapsht të vetmin ligj që e kanë shkruar nga fillimi deri në fund ndërkombëtarët.

Një sentencë kundër SHBA dhe BE mund të quhet pa mëdyshje vendimi i Kushtetuese. Një sentencë që tenton të blejë kohë, për të ngadalësuar procesin e pastrimit me themel të sistemit të drejtësisë. Ka fituar presioni i politikës dhe i kastës, mbi presionin e Uashingtonit dhe Brukselit. Kjo provë e vetme mjafton për të kuptuar sesa frikë dhe makth ka zgjuar reforma tek ata që historikisht kanë bërë servilin e çdo ambasadori amerikan të rradhës. Pa folur për mbështëtjen masive që opinioni publik shqiptar i kishte dhënë reformës, qysh në hapat e parë të saj.

Pezullimi në Kushtetuese i ligjit të Vetingut përbën një akt të pastër sabotazhi ndaj nismës më të rëndësishme kushtetuese të 25 viteve të fundit, për të filluar normalizimin e shoqërisë shqiptare. Të mos harrojmë që me reformën në dorë, Shqipëria trokiti në dyert e Bashkimit Europian, duke marrë premtimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit në dhjetor. Ishte ky hap që mundësoi një zbutje të tillë tonesh në Bruksel, edhe në këto kohë të zymta për projektin e zgjerimit të BE.

Kushtetuesja po kërkon ta kthejë Vetingun në Komisionin e Venecias, me një lëvizje të dëshëruar dhe krejt pa sens. Sepse Komisioni i Venecias është shprehur tashmë për reformën dhe e ka miratuar hapur marrjen e masave drastike, për të dalë nga një situatë po aq drastike dhe e paprecedent, në të cilën vegjeton Shqipëria prej një çerek shekulli. Si i tillë, ky gjest ka vetëm qëllimin që të fitojë pak kohë, për të ndalur lupën e reformës mbi dosjen e pistë të drejtësisë shqiptare.

Next Post
Apeli konfirmon dënimet e të akuzuarve të grupit ‘Drenica II’

Apeli konfirmon dënimet e të akuzuarve të grupit 'Drenica II'

Comments 1

  1. Albi says:
    10 years ago

    Dmth ti si analist klasi qe je, ke bere analize prej kohesh per reformen e duhur, per variantet e saj, per problemet qe ka me ligjet shqiptare, dhe pasi arrite te biesh dakord me kete propozim tani po e mbron para vendimit te GJ.K?

    Apo ti ne fakt nuk ke thene as nje llaf se si duhet rikonceptuar drejtesia e nuk ja ke haberin fare, dhe thjesht po ben nje bythelepirje ordinere?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com