• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja i dha të drejtë gazetarit Qyno, avokati Matlija: U vu standard, prokurorët e SPAK sjellje brutale

by B K
23/04/2025 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje (23 prill 2025) SPAK për rastin e gazetarit Elton Qyno. Me një vendim unanim, 8 me 0, Kushtetuesja vendosi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave për sekuestrot e materialeve të gazetarit Qyno dhe në fund asgjësimin e tyre.

Avokati Dorian Matlija thotë për Report Tv se vendimi i Kushtetueses për gazetarin Qyno, vendosi një standard të rëndësishëm.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tashmë ka bërë më të fortë mbrojtjen ndaj gazetarëve. Ne nuk është se ishim pa një mbrotje të tillë, sepse Gjykata e Lartë në vitin 2021 për rastin Lapsi mori një vendim të ngjashëm por mesa duket nuk ishte aq i fortë sa për t’i vënë fre një structure të re siç është SPAK. Ishte një standard edhe më i lartë për t’i treguar kësaj strukture të posaçme që ka kufij, që liria e shprehjes është një nga të drejtat më delikate që duhet mbrojtur, dhe mënyrat e të vepruarit të SPAK në rastin konkret dhe mënyra se si gjykata e shkallës së parë, të dytë dhe Gjykata e Lartë e lejuan, në kalim të kufijve që përcakton kushtetuta dhe konventa europiane e të drejtave të njeriut”,-tha avokati Matlija.

“Një nga pikat ishte që vendimi që vendimet e të treja shkallëve për sekuestrimin e pajisjeve ishin anti-kushtetuese dhe pika tjetër që ka urdhër Gjykata Kushtetuese me vendimin e djeshëm është që të asgjësohen të gjitha të dhënat e mbetura nga gazetari Elton Qyno prej SPAK-ut. Çfarëdo lloj gjëje që SPAK disponon sot që i ka marrë nga gazetari Elton Qyno, do duhet t’i asgjësojë përfundimisht”,- tha avokati Matlija.

Ai thotë se duhet të kishte pasur hetim disiplinor për magjistratët e implikuar në çështjen e Qynos.

“Gjykata Kushtetuese ndaloi tek pjesa më e rendësishme që është standardi për lirinë e shprehjes, mbrojtja e burimeve të gazetarit që nuk i interesojnë vetëm gazetarit konkret në rastin në fjalë, por u interesojnë të githë gazetarëve në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese kuptohet bën gjithmonë diskutim abstract, pra çfarë janë probleme konkrete që kanë ardhur si pasojë e shkeljes, ata vendosin një standart kushtetues në rastin konkret. Përsa i përket pastaj elementëve të tjerë që ka kjo çështje, së pari 2 gjyqtarë të shkallës së parë dhe shkallës së dytë, në rastin konkret kanë vendosur jo vetëm kundra kësaj çfarë tha Gjykata Kushtetuese dje, por edhe kundër çfarë ka thënë Gjykata e Lartë në vitin 2021, çka për mendimin tim duhet të shikohet një masë disiplinore ndaj këtyre gjyqtarëve që guxuan ta çonin deri në këtë nivel shkeljen”,- tha avokati Matlija.

Sipas tij, gazetarit i janë sekuestruar materialet në mënyrë brutale e pa praninë e avokatit.

“Kemi të bëjmë me prokurorë që vepruan në kushtet e konfliktit të interesit, kemi të bëjmë me veprime brutale të sekuestrimit të materialeve në kushte pa pasur një mbrojtës prezent. Janë sekuestruar materialet në ambientet e medias Ora Neës, e cila praktikisht u bë pa prezencë të avokatit. Është bërë kontroll personal, ku i është marrë çelësi i makinës dhe më pas janë gjetur në makinë USB, gjëra që janë marrë. Është përdorur pajisja IMSI Catcher që është shumë kontraversale si pajisje, për të gjurmuar telefonat e Elton Qynos”,-tha avokati Matlija.

Next Post
“Ilir Vrenozi, lideri i vërtetë i PD”, Rama: U kemi borxh fëmijëve që t’u lëmë në dorë pasaportën e BE

“Ilir Vrenozi, lideri i vërtetë i PD”, Rama: U kemi borxh fëmijëve që t’u lëmë në dorë pasaportën e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In