• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja e rrëzoi ligjin më 2008/ Berisha ligj lustracioni për të shpëtuar veten si sekretar i PPSH, synon ‘asgjësimin’ politik të Metës!

by Java News
28/09/2022 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy gjysmat e Partisë Demokratike pas 32 vitesh duket se kanë hyrë në një garë për të luftuar komunizmin dhe ish Sigurimin e Shtetit. Disa ditë pasi PD-ja zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeja depozitoi në Kuvend një projektligj për dekomunistizimin, pjesa tjetër e PD-së që drejtohet nga Sali Berisha ka bërë gati një projektligj për pastërtinë e figurës, më konkretisht për largimin e spiunëve të ish Sigurimit të Shtetit nga piramida shtetërore. Projektligji është i ngjashëm me ligjin e lustracionit të vitit 2008, miratuar nga PD-ja në Kuvend, por i rrëzuar dy vite më pas nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues.

Referuar përmbajtjes së projektligjit, Sali Berisha është kujdesuar për të përjashtuar veten e tij si subjekt i veprimit të ligjit, duke hequr nga kategoritë pozicionin e sekretarëve të Partisë së Punës së Shqipërisë. Për vite me radhë, Berisha ka mbajtur pozicionin politik të sekretarit të Komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranë.

Në projektligj parashikohet se nuk mund të ushtrojnë funksione publike dhe as nuk mund të zgjidhen ata që kanë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH, anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, hetuesit dhe krerët e drejtësisë komuniste, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, çdo punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit, ministër, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, kryetarët e degëve të punëve të brendshme, personat që kanë mbaruar shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, anëtarë të Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset gjyqësore politike. Sekretarët e partisë duket se janë shmangur qëllimisht për të shpëtuar Berishën, i shpallur dy herë non grata nga SHAB dhe Britania e Madhe.

Nga ana tjetër, në projektligj janë përfshirë bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit, duke rrezikuar Ilir Metën, gjithnjë nëse nisma do të miratohet me 84 vota. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatën e pastërtisë së figurës së Ilir Metës, lëshuar nga komisionet Mezini dhe Bezhani, duke e implikuar Metën në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo. Autoriteti kërkoi heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që tundin certifikatat e pastërtisë së figurës.

Ilir Meta ka mohuar që të ketë qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, ndërsa ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për manipulim. Ndërkaq, rastësi apo jo, projektligji i Berishës për ndëshkimin e spiunëve të ish Sigurimit të Shtetit vjen disa ditë pasi Ilir Meta priti në zyrat e Partisë së Lirisë ambasadoren amerikane Yuri Kim./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Projektligj Berisha kliko ketu

Next Post
Tre ish-presidentët e Shqipërisë dhe Majko mbërrijnë në Hagë, vizitojnë ish krerët e UÇK

Tre ish-presidentët e Shqipërisë dhe Majko mbërrijnë në Hagë, vizitojnë ish krerët e UÇK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Michel de Montaigne dhe Shefqet Peçi

January 23, 2026
Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

January 23, 2026
Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

January 23, 2026
Flota amerikane drejt Iranit. Sa afër është sulmi?

Flota amerikane drejt Iranit. Sa afër është sulmi?

January 23, 2026
Protesta e 24 janarit, “blindohen” dyert e kryeministrisë

Protesta e 24 janarit, “blindohen” dyert e kryeministrisë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In