• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtet e tregjeve, AKU gjobit bashkitë

by A R
13/04/2016 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AKU ka marrë masa administrative ndaj njësive të qeverisjes vendore për kushtet e papërshtatshme të tregjeve dhe mosmenaxhim të hapsirave publike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, institucioni që ka për detyrë garantimin e sigurisë ushqimore në territorin e Republikës së Shqipërisë, shpeshherë ka hasur pengesa në kryerjen e këtij misioni. Shkak për këtë është bërë mosndërhyrja në tregjet e hapura nga pushteti vendor, si dhe lejimi nga ky i fundit i tregtimit të hapur në rrugë, trotuare e shpeshherë vend e pavend nga individë që nuk janë objekt i inspektimit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ndërkohë, që njësitë e qeverisjes vendore, në këtë rast bashkitë, nuk kanë marrë masat e duhura për menaxhimin e situatës së tregjeve në territoret që ato administrojnë, si dhe nuk kanë zbatuar detyrat funksionale të parashikuara në ligj, për lirimin e hapsirave publike, duke lejuar tregëtimin e shumë personave që nuk janë të pajisur me QKR dhe që nuk mund të inspektohen nga AKU.

Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i sigurisë ushqimore të tij, prevalon mbi gjithçka tjetër. Për këtë arsye, e cila është edhe detyrë funksionale jona, si dhe duke e parë si mision të vështirë ndryshimin e situatës në ato hapsira që menaxhohen nga bashkitë, AKU ka vendosur që të marrë masa administrative me gjobë gjobë ndaj njësive të qeverisjes vendore.

Drejtoritë Rajonale të AKU-së në 12 qarqet e vendit, për ditë me radhë kanë inspektuar në terren tregjet e hapura të menaxhuara nga bashkitë, apo që iu janë dhënë me qira subjekteve të ndryshme po nga pushteti lokal.

Një nga kriteret e sigurisë ushqimore janë edhe kushtet se si duhen trajtuar produktet ushqimore në tregjet e hapura,  të cilat administrohen nga Bashkia apo që janë miratuar nga njësitë vendore dhe janë në administrim te subjekteve private.

Përsa më sipër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka penalizuar me gjoba gjoba nga 300 deri në 500 mijë lekë disa bashki, si dhe disa kompani që administrojnë tregjet e hapura të miratuara nga njësitë e qeverisjes vendore, apo edhe subjekte të ndryshme, si vijon:

QARKU TIRANË

  • Bashkia Tiranë, gjobitet 300.000 lekë për tregjet te Pazari i Ri dhe Hamdi Pepa në Kombinat.
  • Bashkia Kamëz, 300.000 lekë për tregun Agroushqimor
  • Bashkia Rrogozhinë, 300 mijë lek, për tregun Agoushqimor
  • Dy subjekte private që menaxhojnë tregje të hapura në territorin e Bashkisë Tiranë, Rr.Him Kolli dhe Kodër Kamëz, me nga 300 mijë lek secilin.

QARKU SHKODER

  • Bashkia Shkodër, gjobitet me 500.000 lekë
  • Paralajmërime dhe lënje detyrash për 14 subjekte

QARKU FIER

  • Bashkia Lushnjë, 300.000 lekë
  • Bashkia Ballsh, 300.000 lekë
  • Bashkia Roskovec, 300.000 lekë

QARKU DURRES

Detyra për administratorët me afat 10-ditor për plotësimin e kushteve në dy subjekte private për:

Tregun e fruta-perimeve dhe produkteve ushqimore në Lagjen 14, Rr. Vath Truja, territor i Bashkisë Durrës.

Tregun e fruta-perimeve dhe produkteve ushqimore në qendër Fushe-Krujë.

QARKU VLORE

  • Bashkia Vlore, 300.000 lekë
  • Bashkia Sarandë, 300.000 lekë

QARKU GJIROKASTER

  • Administratori i tregut në Përmet, 300.000 lekë

QARKU LEZHE

  • Bashkia Lezhë, gjobë 300 mijë subjektit kontraktor, përgjegjës për administrimin e Tregut të hapur.
  • Bashkisë Lezhë, iu lanë detyra për përmirësimin e kushteve në dy tregje të qytetit, si dhe largimi i ambulantëve nga rrugët.
  • Bashkia Kurbin, 300.000 lekë gjobë për tregun e mishit dhe kafshëve të gjalla Milot, si dhe paralajmërim më afat 20-ditor për përmirësimin e kushteve në tregun Laç.

QARKU DIBER

  • Bashkia Bulqizë, gjobë 300.000 lekë për tregun Shupenzë
  • Paralajmërime për bashkitë Peshkopi, Burrel dhe Klos, për kontrollin e hapsirave publike dhe menaxhimin e tregjeve.

QARKU ELBASAN

  • Gjoba dy subjekteve private me nga 100.000 lekë gjobë
  • Paralajmërime me afat 20 deri në 30 ditë për bashkitë dhe personat që administrojnë tregjet e hapura Elbasan, Gostimë, Belsh, Mollas, Pajovë, Papërr, Qukës.

QARKU BERAT

  • Gjobe 1 subjekti (Tregu i lire Poshnje) në vlerën 300.000. Aktiviteti në territorin e bashkisë Ura Vajgurore.

Baza ligjore:

  • Ligji për Ushqimin, Nr. 9863 datë 28.01.2008 (i ndryshuar)
  • Ligji Nr.10465 dt.29.09.2011, Për Shërbimin Veterinar (i ndryshuar)
  • Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, nenet 28 dhe 66, “detyrat e administrates se njësisë vendore”.

Problematikat e konstatuara:

  • Mugesë e kushteve higjeno-sanitare
  • Mungesë e kushteve për ruajtjen dhe dhe tregtimit të produkteve ushqimore sipas natyrës
  • Mungesë plani DDD
  • Mungesë librezash shëndetësore.
  • Kushtet higjieno-sanitare e veterinare
  • Mospaisja me fletë-analize e produkteve dhe nenprodukteve shtazore.
  • Therja e kafshëve në natyrë ose në pika therjeje të palicensuara.
  • Mosrespektimimi i kushteve të transportit të kafshëve të gjalla dhe mishit në këto tregje
  • Mosrespektimi i temperaturave të ruajtjes transportit dhe tregtimit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore
  • Nuk garantohet gjurmueshmëria e produkteve ushqimore
  • Tregjet e miratuara nga bashkitë, apo të cilat mbikqyren nga administrator, nuk garatojnë ujë dhe nyje higjienike për këta tregtarë.

Për sa më sipër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke mos reshtur në punën për garantimin e sigurisë ushqimore, veç detyrave të veta funksiolane për kontrollin e të gjithë zinxhirit ushqimor, nuk do të ndalet së kërkuari nga pushteti vendor marrjen e masave nga ky i fundit, për detyrat që i përcakton ligji, siç dhe nuk do të hezitojë në marrjen e masave administrative ndaj bashkive, saherë të konstatohen probleme me tregjet e hapura që administrohen prej tyre dhe derisa të ndalojë njëherë e mirë tregtimi i hapur në rrugë e trotuare. AKU, nga sot e në vijim, do të jetë më kërkuese dhe do të marrë masa të tjera, nëse situata nuk përmirësohet.

Nga ana tjetër, në muajin Mars 2016, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me shkresë zyrtare, iu ka kërkuar 61 bashkive që të hartojnë planet e masave për kontrollin e tregjeve, si dhe lirimin e hapsirave publike nga shitësit ambulantë dhe ata pranë shkollave, duke iu garantuar edhe ndihmën me inspektorë nga ana jonë, saherë që njësitë e qeverisjes vendore ta kërkojnë.

Next Post

Siria mban zgjedhjet e para parlamentare që prej fillimit të konfliktit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshatën lokalet për lojëra fati, arrestohet administratori, një tjetër i proceduar penalisht

Përshatën lokalet për lojëra fati, arrestohet administratori, një tjetër i proceduar penalisht

May 5, 2026
Mjeku italian: Rreziku gati zero, ja pse Hantavirusi nuk është si Covidi

Mjeku italian: Rreziku gati zero, ja pse Hantavirusi nuk është si Covidi

May 5, 2026
“Po, ke të drejtë”/ Strategjia e Merz-it për t’u përballur me zemërimin e Trump

“Po, ke të drejtë”/ Strategjia e Merz-it për t’u përballur me zemërimin e Trump

May 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 6 Maj 2026

May 5, 2026
8 vite nga humbja e djalit, Flutura Açka: Ka ditë kur dhimbja merr peshën e së padurueshmes

8 vite nga humbja e djalit, Flutura Açka: Ka ditë kur dhimbja merr peshën e së padurueshmes

May 5, 2026
BE shkurton fondet për projektet e erës dhe diellit me komponentë kyç kinezë

BE shkurton fondet për projektet e erës dhe diellit me komponentë kyç kinezë

May 5, 2026
Aksidenti ku humbën jetën 2 të mitur, AMP hetim për shkelje të detyrës nga uniformat blu

Aksidenti ku humbën jetën 2 të mitur, AMP hetim për shkelje të detyrës nga uniformat blu

May 5, 2026
SHBA-të: Pavarësisht sulmeve, aftësia bërthamore e Iranit e pandryshuar

SHBA-të: Pavarësisht sulmeve, aftësia bërthamore e Iranit e pandryshuar

May 5, 2026
Basti i Lulzim Bashës: Më mirë i korruptuar se “spiun” rus

Një karrocë fëmijësh për kryeministrat

May 5, 2026
Berisha komenton raportin e PE: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

Berisha komenton raportin e PE: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In