• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtet e studentëve: Nuk ka negociata pa anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë

by A R
10/12/2018 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa kanë refuzuar dialogun me qeverinë, Lëvizja Për Universitetin në një reagim të fundit ka patur një tjetër reagim.

Përmes një deklarate relativisht të gjatë, studentët theksojnë se qeveria duhet të pranojë në bllok pikat dhe më pas të ketë një reformë të re për Arsimin.

Në deklaratë theksohet se asnjë negociatë apo dialog nuk do të zhvillohet me qeverinë pa u dyfishuar buxheti si dhe anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë.

Ditën e sotme, Edi Rama deklaroi se do ketë subvencionim 100% të tarifës, për disa kategori studentësh; si ata me nota 9 dhe 10 dhe ata që vijnë nga familje të varfëra.

Duke paraqitur ‘ofertën’ e tij, shefi i qeverisë premtoi punësimin e 1000 studentëve ekselentë në administratë si dhe investime dhe ndërtime të konvikteve të reja.

Ja deklarata e plotë e Lëvizjes Për Universitetin:

Bazuar në deklaratën e kryeministrit Rama, ku studentët u ftuan të negocionin, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin parashtrojnë kërkesat e mëposhtme si të PANEGOCIUESHME:

1. Shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, si pikënisjen nga ku do mund të rinisë reformimi i vërtetë i jetës universitare, bazuar në lumin e kërkesave të artikuluara nga masa studentore.

2. Dyfishimin e buxhetit të shtetit për arsimin e lartë. Nëpërmjet tij do të siguroheshin: përmirësimi i kushteve të jetesës në konvikte, pasurimi i bibliotekave, zhvillimi i kërkimit shkencor, zgjerimi i mjediseve universitare dhe i stafit akademik etj. etj… lista është e gjatë.

3. Arsim publik falas në të gjitha nivelet si themel i studimit sipas meritës.

4. Reformimin e vërtetë të jetës universitare mbi bazën e parimeve të demokracisë brendauniversitare: krijim i një asambleje universitarësh, të zgjedhur me votë të barabartë studentësh dhe pedagogësh në çdo fakultet universitetesh publike.

Kërkesat e artikuluara nga masa e studentëve nuk duhet të bëhen në asnjë mënyrë objekt negociatash, pikë pas pike. Së pari sepse pikat janë të pafundme. Së dyti sepse kërkesat duhet të pranohen në bllok nga qeveria! Që të arrihet kjo, NUK KA NEGOCIATA pa anulimin e ligjit në arsimin e lartë dhe rifillimin e një fushate nga universitarët – studentë dhe pedagogë – për hartimin e reformës në arsim.

Lista e kërkesave nuk mund të implementohet pa TË PAKTËN dyfishimin e buxhetit të shtetit për arsimin. Ky dyfishim është i nevojshëm edhe për kërkesën kryesore të artikuluar nga studentët në këto ditë protestash: ARSIM PUBLIK FALAS!

REFORMA E RE në arsim do të rinisë nga vatra e dijes dhe e rezistencës, nga ata që u injoruan tërësisht nga reforma e mëparshme në arsim, nga ata zëri i të cilëve kumboi fuqishëm gjatë ditëve të protestës: STUDENTËT. Në procesin e reformimit të arsimit do duhet të marrin pjesë edhe pedagogët, fakultet pas fakulteti, nëpër asambletë universitare që do krijohen në universitetet publike.

JO NEGOCIATA! PËRFAQËSIA NDODHET NË SHESH!
Lëvizja Për Universitetin

/javanews/a.r

Next Post
Aktivisti: Ndryshe nga PD, Arlind Qori as ka vrare dhe as ka vjedhur

Aktivisti: Ndryshe nga PD, Arlind Qori as ka vrare dhe as ka vjedhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

September 20, 2026
Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

September 20, 2026
Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com