• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kushtet e reja / Transporti publik, dy herë kontroll teknik

by A R
20/07/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjetet e transportit publik qytetas e ndërqytetas do të kalojnë dy herë për kolaudim. Ministria e Transportit ka vendosur që përveç kontrollit teknik të mjeteve, që është i detyrueshëm çdo vit, mjetet e transportit taksi, furgonët dhe autobusët do të kryejnë dy herë në vit kontrollin teknik periodik, por edhe kontrollin për sigurinë e udhëtarëve dhe pastërtinë e mjetit.

Me një udhëzim të posaçëm, që mban firmën e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinato, mjetet motorike të transportit rrugor të udhëtarëve janë të detyruara të kryejnë në kohë dhe me rezultat pozitiv kontrollin teknik, periodik dhe vjetor, në përputhje me udhëzimin nr. 2, datë 11.3.2010, “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, të ndryshuar”.

Në urdhër thuhet se këto mjete rrugore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, duhet të plotësojnë edhe kushtet e tjera, që lidhen me sigurinë e udhëtarëve dhe komoditetin e udhëtimit të tyre, si më poshtë: Të kenë të instaluara kompletin e pajisjeve për situata emergjente (fikse zjarri, çekiç për thyerje xhamash etj.) sipas manualit të prodhuesit. Autobusët, të cilët kryejnë transportin e udhëtarëve në linjat qytetëse, rrethqytetëse, ndërqytetëse, linjat e transportit ndërkombëtar dhe shërbimet e transportit të rastit/turistik të udhëtarëve, (ndërkombëtar dhe brenda vendit), duhet që përveç derës së drejtuesit të autobusit, të kenë minimalisht dy dyer, përfshirë daljen e emergjencës.

Sipas urdhrit të ri, pamja e jashtme e autobusëve duhet të jetë e pastër, pa njolla e deformime apo shtypje të mbulesës së tyre dhe me ngjyrën sipas lejes së qarkullimit. Mbi autobus nuk lejohet të vendosen shkrime të tjera, qofshin me karakter tregtar apo për çdo qëllim tjetër, përveç emrit të subjektit transportues. Në urdhër saktësohet se pamja e jashtme dhe e brendshme e autobusit është subjekt për përftimin e aktvlerësimit për plotësimin e kushteve në komoditetin e autobusëve në transportin e udhëtarëve. Hapësira e brendshme e autobusit të jetë e pastër nga ana higjienike dhe me komoditetin e prodhimit.

KOMODITETI I UDHËTIMIT
Akti i vlerësimit në plotësimin e kushteve të komoditetit të autobusëve në transportin e udhëtarëve brenda vendit lëshohet çdo vit, pasi autobusi ka kryer me rezultat pozitiv kontrollin teknik të detyrueshëm në qendrën e kontrollit teknik, të miratuar nga ministri përgjegjës për transportin dhe është pajisur me certifikatën e kontrollit teknik.

Ndërsa autobusët e transportit ndërkombëtar dhe brenda vendit të udhëtarëve, në linja të rregullta, si dhe në shërbimet e transportit të rastit/turistik të udhëtarëve, duhet të jenë të pajisur me sistem kondicionimi dhe qendër zëri, në përputhje me tipin e miratuar.

“Çdo ndenjëse e autobusit duhet të jetë e pajisur me rripin e sigurimit. Autobusët e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve në linja të rregullta duhet të kenë dhe tualet (WC, lavaman të vogël dhe solucion pastrimi), në përputhje me tipin e miratuar, si dhe të jenë në gjendje funksionale. Aktvlerësimi për plotësimin e kushteve në komoditetin e autobusëve në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve lëshohet çdo vit, pasi autobusi ka kryer me rezultat pozitiv kontrollin teknik të detyrueshëm, në qendrën e kontrollit teknik të miratuar nga ministri përgjegjës për transportin dhe është pajisur me certifikatën e kontrollit teknik”, thuhet në urdhër.

TARIFAT
Tarifat për kontrollin teknik të mjeteve të transportit publik të udhëtarëve, në zbatim të këtij udhëzimi janë të përcaktuara në udhëzimin nr. 4, datë 2.8.2013, “Për miratimin e tarifave të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre. Edhe tarifat për transportin ndërqytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve me autobus janë të pandryshuara nga urdhri ri. GSH 

Next Post

Shkon në 50 mijë numri i të arrestuarve në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In