• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtet e opozitës, platformë për të bojkotuar zgjedhjet në 2017

by A R
12/01/2017 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Armando Meta/

PD dhe partitë e vogla të opozitës deklaruan dje se kanë unifikuar qëndrimet e tyre, lidhur me qëndrimin që do të mbajnë në raport me zgjedhjet parlamentare të 2017. Për këtë qëllim sot krerët e partive të vogla kanë zhvilluar edhe një takim me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ku përfaqësuesit e opozitës kanë deklaruar sërish qëndrimet e tyre për 5 kushtet e vëna për zgjedhjet e 2017, të cilat, nëse nuk plotësohen qëndrimet e tyre, bashkë me PD, shkojnë nga bojkoti i Kuvendit, veprime esktra parlamentare e deri në bojkot të zgjedhjeve. Pesë kushtet e opozitës janë: 1. votim elektronik dhe numërimin elektronik, 2. Reforma e financimit të partive, 3. kufizimin e shpenzimeve në fushatë, 4. barazinë në aksesin mediatik, 5. mospërdorimin e burimeve të shtetit në kundërshtim me ligjin.

Mjafton një vështrim i shpejtë i listës së kushteve, për të kuptuar lehtësisht se Basha më shumë se një koalicion që synon fitimin e zgjedhjeve në 2017, po synon zgjerimin e një koalicioni për të bojkotuar zgjedhjet. Pa dashur të analizojmë me pikë e presje të 5 kushtet, të cilat PD dhe aleatët e saj i konsiderojnë “të panegocieshme”, mjaftojnë disa prej tyre për të kuptuar se në thelb ato më shumë janë sebepe për të mos hyrë në zgjedhje. Së pari, në një tryezë negociatash nuk mund të ulesh me kushte “të panegociueshme”. Që kur thua të panegociueshme, është joserioze të pretendosh të negociosh për ato që i quan “të panegociushme”. Partitë e vogla përreth PD-së nuk kanë asnjë peshë elektorale. Deputetët e krerëve të partive të opozitës, janë thjeshtë produkte të listës së deputetëve të PD-së. Ndaj që në krye të herës “kërcënimet” e tyre nuk kanë asnjë peshë e aq më pak të merren në konsideratë. Në këtë rast ato thjeshtë shërbejnë si megafon të kushteve të PD-së.

Së dyti, kërkesa e “panegociueshme” për votim elektronik thuajse është irreale, pasi një praktikë e tillë është provuar në shumë shtete 100 herë më të zhvilluara se Shqipëria se ka qenë e dështuar dhe se vendet që e eksperimentuan i janë kthyer sërish votimit manual. Përpjekja për të shumëfishuar votat nëpërmjet akrobacive virtuale është mëse e dukshme, në mungesë të votave reale në elektorat. Votimi elektronik do të ishte një formë shumë e mirë për të shtuar fluksin e pjesëmarrjes në zgjedhje, por në realitetin shqiptar tingëllon tërësisht i pamundur si përsa i përket teknologjisë ashtu edhe sa i përket kontrollit për ta ruajtur votimin nga abuzimet e manipulimet.

Një pikë tjetër është reforma e financimit të partive. Për hir të së vërtetetës financimi i partive është ana më e errët e partive politike në Shqipëri, ku të gjitha rezultojnë se janë ushqyer me fonde nga kanale mjaft të dyshimta dhe asnjëherë nuk i kanë treguar xhepat. Mjafton të shikosh fushatat dhe shpenzimet për to, për të kuptuar një fakt të thjeshtë që partitë politike kanë marrë para në rrugë të ndryshme dhe kurrë nuk i kanë deklaruar. PD për vite me rradhë ka qenë kampione në këtë drejtim ashtu si edhe LSI e PS. Reforma e financimit të partive është pika më serioze e kësaj platforme të opozitës, e cila duhet marrë në konsideratë, jo në mënyrën sesi është shkruar, por në mënyrën sesi duhet hartuar nga e para e më pas të zbatohet seriozisht. Mjaftojnë disa elementë të kësaj platforme për të kuptuar se ajo është thjeshtë një platformë për të legjitimuar bojkotimin e zgjedhjeve të 2017, përsa kohë ajo platformë mbrohet nga PD dhe aleatët e saj se është e “panegociueshme”.

Next Post
SHBA/ Alarmi i Sekretarit të zgjedhur të Mbrojtjes: Putin po përpiqet ta shpërbëjë NATO-n

SHBA/ Alarmi i Sekretarit të zgjedhur të Mbrojtjes: Putin po përpiqet ta shpërbëjë NATO-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

February 21, 2026
Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In