• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtet e Berishës rrezikojnë votën e Diasporës: Nuk e votojmë draftin nëse nuk pranohet kërkesa jonë për…

by A R
24/01/2025 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha tha se nuk do ta votojnë draftin e KQZ nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për të votuar emigrantët pa pasaportë biometrike.

Berisha: Pra, ne e bëmë edhe kompromisin, por meqenëse u kërkua dhe në sensin që të bëjmë ndryshime me lëshime reciproke, kjo nuk duhet të jetë fare lëshim se nuk mund të ketë forcë politike që të pranojë të ndëshkojë dy të tretat e shqiptarëve se nuk kanë letërnjoftimet shqiptare apo pasaportat në xhep.

Në këtë kontekst, unë ftoj edhe njëherë, në radhë të parë KQZ që të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues.

Përndryshe, ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit, por jo vetëm pranë ambasadave.

Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë.

Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit.

Kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milionë shqiptarë nga e drejta e votës.

Sepse është bërë shumë e qartë, Eurostati thotë 1.1 milionë shqiptarë nga viti 2014 deri në vitin 2022. Prej tyre, nja 200 e ca mijë janë të palegalizuar. Të tjerët janë ose bashkim familjar, ose të legalizuar. Pra, dy të tretat ose më shumë janë se duan t’i përjashtojnë në këtë mënyrë.

Unë nuk them se të gjithë këta nuk kanë dokumente, por në tërësi nuk kanë dokumente. Dhe nga të katër anët e vendit njoftohemi se ne nuk po regjistrohemi dot për shkak të dokumenteve.

Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, të përgatiten për protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narkoshtetin, i cili kërkon t’i dënojë ata dhe de facto t’ua mohojë të drejtën e votës.

Përbën kjo një shkelje shumë të rëndë, shumë të madhe, përjashtimi i 1 milion shqiptarëve vetëm se nuk kanë dokument shqiptar, është i padëgjuar ndonjëherë.

Do kushtëzoni kërkesën tuaj me votën në Kuvend për draftin që ka ardhur nga KQZ?

Berisha: Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në Parlament nëse mohohet kjo. Nëse Parlamenti sanksionon praktikën e mohimit të votes së ⅔ të shqiptarëve, ne nuk e pranojmë këtë. Ne po dërgojmë ligjin në Parlament i cili sanksionon njohjen e dokumenteve biometrike të të gjithë shqiptarëve që kanë shtetësi shqiptare. Praktika tjetër është praktikë ndëshkuese. Njëri vlla që ka një letërnjoftim shqiptar voton, vëllai tjetër që nuk e ka nuk voton.

Rrezikon PD të kthehet në minuese procesi?

Berisha: Minuese e procesit është PS që i lejon vetes të marrë një vendim përjashtues për 1 milionë shqiptarë. Kjo tregon se këta e kanë nisur për t’u tallur këtë proces.

Next Post
Vrasja e Lulzim Vishës për hasmëri? Policia ushtron kontroll në banesën e familjes Domi

Vrasja e Lulzim Vishës për hasmëri? Policia ushtron kontroll në banesën e familjes Domi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In