• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushte skandaloze në punë, fabrika e asfaltit në Allias rekorde me tym dhe ndotje

by Java News
24/01/2018 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veç shtëpive, në njësinë numër 4 dhe pranë fabrikës në fjalë, ndodhet edhe qendra e të moshuarve, shkolla 9-vjecare “Ardian Klosi” dhe qendra shëndetësore e zonës. Punonjësi i bashkisë, që gjendej në fabrikë, i tha gazetares së emisionit “Stop” se në muajin Janar fabrika e asfaltit do të zhvendosej.

Emisioni ”Stop” u rikthye në Janar për të parë situatën, por konstatimi nuk ishte aspak i mirë. Fabrika vazhdonte të punonte ditë e natë, duke lëshuar tym e ndotje. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes, Elton Kacidhja tha se ka patur një lapsus për kohën e zhvendosjes së fabrikës, pasi ajo mund të bëhet në muajin Shkurt.

Disa qytetarë denoncuan në muajin Dhjetor pranë redaksisë së emisionit “STOP”, fabrikën e përpunimit të asfaltit, e cila ndot ajrin fare pranë banesave të tyre, duke e provuar edhe me pamje filmike. Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua kësaj fabrike, që ndodhet në njësinë numër 4, në lagjen “Allias i Ri”, për të pyetur nëse janë të pajisur me leje mjedisore për ta zhvilluar aktivitetin e tyre. Çka ra në sy ishte mungesa e një rrethimi, gjë që bën të hyjë e të dalë kushdo, duke patur kontakt me materialet.

Vetëm pak metra nga fabrika ndodhet një qendër shëndetësore, që ngjan më shumë me një pikë grumbullimi skrapi, një shtëpi për të moshuarit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, shkolla 9 – vjeçare “Ardian Klosi”, e cila është ndërtuar së fundmi, si dhe disa shtëpi banimi.

Nuk dalim dot përjashtë nga tymi, sidomos në darkë. Na mbahet fryma!”, u shpreh një i moshuar. Gjithashtu edhe banorët e tjerë të zonës u ankuan për vështirësinë e jetesës pranë kësaj fabrike.

Gazetarja e emisionit “STOP” shkoi  pranë fabrikës së përpunimit të asfaltit gjatë mbrëmjes, ndërkohë që po punohej, për të matur nivelin e ndotjes së ajrit. Duke krahasuar normën me atë të Bashkimit Europian, aparati e nxorri nivelin e ndotjes së ajrit nga kjo fabrikë 4 herë më të lartë, ndërsa kur makineritë përfunduan përpunimin arriti në 10 herë. Edhe magazinierja e fabrikës së asfaltit  ankohet për dëmin që i shkakton tymi i ziftit.

Ndërsa një përfaqësues i fabrikës u shpreh se problemi nuk është dhe aq i rrezikshëm, pasi digjet me dru dhe kanë vendosur mjete për pastrim filtrash. Ai tha se fabrika është e pajisur me leje mjedisore dhe se është në varësi të Bashkisë së Tiranës, përkatisht drejtorisë numër 2.

“Me dru është, higjenike. Ka dhe filtra. Por megjithatë janë marrë masa që do iki vitin që vjen. Është porositur fabrikë e re moderne në një vend të hapur. Në fillim të muajit Janar do iki”.

Pas kësaj deklarate, emisioni “Stop” u kthye më 10 Janar për të parë nëse fabrika është transferuar realisht. Por fabrika vijon punën në kushte skandaloze dhe për më tepër që prej mëngjesit, jo siç u pretendua se punohej gjatë mbrëmjes.

Gazetarja u rikthye më 20 Janar për t’u përballur me të njëjtën situatë, ndaj komunikoi me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes, Elton Kacidhja.

Punonjësi që ju ka dhënë intervistën, ka thënë të vërtetën për faktin që ne do lëvizim që andej, por ka bërë një lapsus në lidhje me kohën. Ne momentalisht po punojmë për montimin e nyjes së re dhe për pjesën e dokumentacionit, që nyja të jetë e certifikuar me një raport vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe me një licencë për kryerjen e asaj veprimtarie. Pra, do të jetë sipas parametrave, standardeve dhe procedurave ligjore që parashikon shteti shqiptar. Flasim për çështje ditësh, mund të jetë në fund të Janarit ose fillimi i Shkurtit. Në momentin që nyja të jetë instaluar tërësisht, mund të vini ta shihni edhe gjatë punës”.

Drejtori Kacidhja premtoi se nyja që do të ndërtohet do të jetë me standarde, e cila nuk do të ndonëse ambientin ose qytetarët. Deri atëherë suksese në jetë!/tvklan.al

Next Post
VIDEO/ Njihuni me mësuesen, që asnjë nxënës nuk i ikën nga ora e mësimit

VIDEO/ Njihuni me mësuesen, që asnjë nxënës nuk i ikën nga ora e mësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com