• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kushin mbushur me kanabis 10 dhoma, gjykata britanike dënon me 27 muaj burg dy shqiptarët

by Java News
20/10/2023 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy emigrantë të paligjshëm janë burgosur pasi u kapën duke drejtuar një fabrikë gjigante kanabisi në një klub social të papërdorur. Gati 500 bimë me vlerë qindra mijëra paund u gjetën nga policia në 10 dhoma kur forcat e rendit bastisën ish-klubin Arundel në Blaenavon gushtin e kaluar.

Dyshja shqiptare Mikeljan Dusha, 27 vjeç dhe Dylber Selimllari, 28 vjeç, po “shfrytezoheshin” nga gangsterët për të rritur bimët, u tha në gjykatën e Cardiff. Të dy u përpoqën të arratiseshin nga një dritare kur policia u fut me forcë në ambientet e saj gjatë orëve të para të së dielës së 27 gushtit, por Dusha u rrëzua dhe kishte nevojë për trajtim spitalor për shkak të kaviljes së dëmtuar.

Hetuesi Peter Donnison tha se Policia ekzekutoi një urdhër pas informacioneve për një pronë të mbushur me kanabis. “Ishte i mbushur me kanabis në 10 dhoma dhe në katin e sipërm ishte një banesë ku banonin të pandehurit.

Këto dhoma banimi ishin të pastra dhe të rregullta dhe kishte një kuzhinë, banjë dhe tre krevate”. Të dy burrat, pa vendbanim fiks, pranuan përfshirjen në prodhimin e kanabisit, ndërsa avokatët mbrojtës thanë se ata ishin “të dëshpëruar për para” dhe ishin vendosur në ambiente nga të tjerët.

Duke i dënuar të dy me nga 27 muaj burg, gjyqtari Greg Bull u tha të pandehurve: “Ju të dy erdhët në këtë vend nga Shqipëria pasi keni hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Klubi social i njohur si Klubi Arundel u mor nga një grup njerëzish që ju vendosën ju atje.

Për të paktën tre muaj para arrestimit, ju keni marrë pjesë në kultivimin e kanabisit dhe 497 bimë u gjetën në faza të ndryshme të rritjes. Ju keni luajtur rolin tuaj në mbrojtjen dhe kultivimin e asaj kulture që mund të kishte prodhuar kanabis me vlerë qindra mijëra paund.”

/f.s

Next Post
“Berisha shkëmbeu minikullat me kullën”, Bejko: Janë të paktën 60 leje ndërtimi ku janë të përfshirë familjarë të tij

"Berisha, ortaku më i vlefshëm i Ramës"/ Bejko nxjerr videon: 'Non grata' tallet me njerëzit që i shkojnë pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In