• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushi: Sakrifica për ndërprerjen e procesit mësimor, detyrim ndaj fëmijëve për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e tyre

by A R
25/01/2022 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve ka deklaruar se prioriteti absolut i Ministrisë që ajo drejton është shëndeti i fëmijëve të dhe rritja e shëndetshe, e qetë, e lumtur dhe e sigurt e tyre. “Ne në Ministrinë e Arsimit mision kryesor kremi t’i pajisim nxënësit me njohuri dhe aftësi që nesër të jenë profesionistë të aftë dhe qytetarë të denjë. Por prioriteti absolut edhe tek ne është që fëmijët të rriten të shëndetshëm, të qetë, të lumtur dhe të sigurt”- tha ministrja.

Më tej ajo tha se shpeshherë për t’iu përmbajtur këtij prioriteti duhet që të bëjnë edhe sakrifica të mëdha, siç ishte vendimi i fundit që morëm për ndërprerjen e procesit mësimor për tre ditë në të gjitha shkollat e vendit.

“Nuk do të donim kurrë që të ndërprisnim procesin mësimor, por kur vendi përballet me kushte atmosferike jo të zakonshme për një vend si Shqipëria, kur në një pjesë të madhe temperaturat shkojnë deri në minus 17 gradë celsius, atëherë ne na duhet që prioritet kryesor të kemi sigurinë e fëmijëve, jo vetëm për sa i përket kushteve në shkollë, por që kur fëmijët dalin nga shtëpia për në shkollë”- theksoi Znj. Kushi.

Sipas saj, nëse gjatë rrugës për në shkollë ka ngrica, reshje apo rrezik për fëmijët, kjo është përgjegjësi e ministrisë për të marrë vendime të tilla. Këto sakrifica ne i bëjmë të konsultuara mirë me ekspertët, duke parë edhe eksperiencat e vendeve të tjera. Ajo ka shtuar se sot edhe shtete të tjera, jo vetëm fqinje por edhe evropiane që janë edhe më të zhvilluara se Shqipëria kanë marrë vendime të tilla.

“Greqia sapo ka marrë një vendim të tillë, madje ka ndërprerë edhe punën në parlament, pikërisht për shkak të temperaturave të ulëta dhe të pazakonta për këtë shtet. Edhe Turqia ka mbyllur shkollat në pjesën veriore dhe lindore të vendit dhe të gjithë shërbimin ndër urbane.

Duke iu referuar edhe shumë shteteve në Amerikë e Kanada, Znj. Kushi ka kërkuar mirëkuptim e nxënësve, mësuesve dhe të të gjithë opinionit publik për këto sakrifica, të cilat e konsideron të detyrueshëm për tu marrë për të mbrojtur fëmijët, sigurinë dhe për mirëqenien e tyre.

/a.r

Next Post
Ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In