• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushi: Dialog me opozitën, por vullneti i zgjedhësve i panegociueshëm

by Java News
09/03/2019 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Situata ku ndodhemi është një situatë pa precedent e cila nuk ka ndodhur më parë as në Shqipëri dhe as në një vend tjetër. Opozita ka vendosur të djeg mandatet të largohet nga parlamenti që në fakt është baza e demokracisë dhe nga ana tjetër këtë opozitë shpesh e shohim të bëjë protesta të dhunshme. Duhet ta sqarojmë që këto nuk janë revolta popullore po thjesht protesta opozitare. Ne nuk i konsiderojmë protesta qytetare pasi protestat qytetare nuk kanë axhendë politike dhe as data të përcaktuara, revoltat popullore ndodhin natyrshëm nga qytetarët ”, u shpreh deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi në një studio televizive.

Ajo gjithashtu u shpreh se, ”ne jemi të gatshëm për dialog me opozitën për të diskutuar çështje të rëndësishme për të ardhmen e vendit, jemi të gatshëm të diskutojmë dhe për garancitë që ka nevojë opozita në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, por ama ne nuk mund të negociojmë rregullat bazë të demokracisë, ne nuk mund të negociojmë vullnetin e qytetarëve i cili e shpreh atë me anë të votës, pra ne nuk mund të negociojmë në kundërshtim me kushtetutën. Opozita duhet të jetë e qartë pasi ajo nuk mund të vijë në pushtet me protesta dhe as me negociata me ndarje pushteti në tavolinë”.

”Ne jemi të vendosur të vazhdojmë reformat, të vazhdojmë punën tonë të përditshme, ne jemi të gatshëm të ulemi të diskutojmë për reformën zgjedhore. Pra të diskutojmë rregullat e lojës përderisa opozita akuzon vazhdimisht për vjedhje votash që natyrisht nuk qëndron sepse në zgjedhjet e 2017 të gjithë jemi dëshmitarë se ato zgjedhje u vlerësuan nga institucionet ndërkombëtare si OSBE-ODIHR po ashtu dhe nga gjithë komisionerët u pranua rezultati I zgjedhjeve dhe nuk pati asnjë ankimim”, tha Kushi.

Ajo shtoi se, ”opozita le të vij në tavolinë meqë ka dyshime për vjedhje votash të ulemi dhe të bëjmë reformën zgjedhore. Opozita prej 1 viti e gjysmë nuk është paraqitur fare të diskutojmë, ndërkohë që ne e kemi përgatitur draftin i cili përmban të gjitha sugjerimet edhe të institucioneve ndërkombëtare gjithashtu aty përmbahen dhe shqetësimet e opozitës”.

”Ngërçi i situatës ku ndodhemi nuk është institucional, pra nuk kemi krizë të përgjithshme politike pasi mazhoranca vazhdon punën e saj, kriza dhe ngërçi është vetëm brenda opozitës. Ndërkohë qeveria vazhdon punën dhe ka avancuar me reformat dhe vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare janë pozitive dhe përsa i takon integrimit në Bashkimin Europian. Kjo tregon që kriza është vetëm tek opozita dhe për këtë nuk ka arsye të shkojmë në zgjedhje të parakohshme siç pretendon opozita. Zgjedhje të parakohshme nuk ndodhin pasi ato do të ndodhnin vetëm nëse do kishim një krizë brenda mazhorancës gjë që nuk është e vërtetë dhe nëse do të kishim revoltë popullore gjë e cila dhe kjo nuk ndodh pasi janë protesta opozitare”, theksoi ajo.

”Kjo situatë dëmton hapjen e negociatave, këto lloj qëndrimesh janë në interest të vendeve antieuopiane të cilat kërkojnë të krijojnë destabilitet në Ballkan. Dëmi gjithashtu është i madh dhe përsa I takon ekonomisë sepsë dhe investitorët e huaj do jenë dyshues për të investuar ketu gjithashtu kjo ndikon dhe në sezonin turistik pasi këto pamje të këtyre protestave të dhunshme do ti bëjë turistët të hezitojnë për të vizituar Shqipërinë. Kjo ndikon dhe tek vetë shqiptarët pasi kur ka destabilitet njerëzit nuk kanë siguri për të ardhmen. Pra nga kjo situatë ka veyëm efekte negative dhe unë shpresoj që opozita të bëhët më e përgjegjshme pasi dëmi që po i bën Shqipërisë është i konsiderueshëm”, tha Kushi.

”Kandiadtët që po pranojnë manadatet janë në të njëjtat lista ku kanë qenë dhe ish- deputetët e opozitës. Kjo është një gjë e mirë pasi tregon se brenda opozitës ka dhe njerëz të përgjegjshëm që zbatojnë detyrimin kushtetues që kanë dhe detyrimin patriotik ndaj vendit. Këto janë deputetë të rinj të opozitës dhe jo një opozitë e re. Këta deputetë janë përgjigjur gjithashu dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve për të pranuar detyrën. Detyra e çdo opozitari është të jetë në parlament, të bëj opozitë dhe të jetë konstruktiv jo shkatërrues”, përfundoi deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi.

 

/a.meta

Next Post
Politikani serbo- boshnjak: Tiranë- Sarajevë- Podgoricë, 300 të dyshuar si filorusë

Politikani serbo- boshnjak: Tiranë- Sarajevë- Podgoricë, 300 të dyshuar si filorusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In