• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushërinjtë e Saliut kundër kushërinjve të Saimirit

by Mero Baze
20/10/2017 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ajo që ndodhi në seancën e sotme dëgjimore në Komisionin e Mandatave i përngjau më shumë betejës së fundit kundër reformës në drejtësi, se sa fillimit të vendosjes së drejtësisë në Shqipëri. Një trupë tërësisht e paaftë prokurorësh të motivuar politikisht dhe me lidhje të forta fisnore me Sali Berishën, u shfaqën aty si atavizmat e fundit të sistemit të vjetër të drejtësisë për ta kthyer procesin ndaj Saimir Tahirit, në një përdhosje të sistemit të drejtësisë dhe triumf të banalitetit, paaftësisë, lidhjeve fisnore dhe politike, dhe mbi të gjitha, të një angazhimi total politik për ta kthyer këtë proces, në një mekanizëm të luftës së porositur politike.

Saimir Tahiri nuk ka interes të bëjë një betejë politike në këtë histori, pasi atij më shumë i interesojnë faktet dhe beteja ligjore për të pastruar veten. Por kur hyn në një seancë me dyer të mbyllura dhe dëgjon se gjithë argumentet që Saimir Tahiri ka udhëtuar me Habilajt, është një kamionist me emrin Saimir, e kupton se përse kanë shkuar në atë seancë tre prokurorë, të tre nga Tropoja, me lidhje politike e fisnore me Sali Berishën. Nuk kanë bërë asnjë kujdes të çojnë fakte. Nuk kanë bërë kujdes as të përgatiten për t’i mbushur mendjen opinionit publik për atë që po bëjnë. Thjesht kanë shkuar me duar në xhepa e telefon në vesh me Sali Berishën, për t’u treguar atyre që donin reformën në drejtësi, se në dorë të kujt janë.

Beteja degradoi në atë shkallë, sa ngjante një betejë mes kushërinjve të Berishës prokurorë, dhe kushërinjve të Saimirit, trafikantë droge. Është reflektimi më i mirë i asaj që po përpiqen palët të bëjnë me procesin “Tahiri”.

Saimir Tahiri nuk është ëngjëll në këtë histori. Ai ka përgjegjësi për mënyrën e papërgjegjshme si ka krijuar një raport banal fisnor me shitje makine e qoka xhaxhallarësh, dhe për atë është aty, të hetohet. Por mungesa totale e provave dhe banalizimi i histories, duke ngatërruar dhe kamionistin Saimir me ministrin Saimir, është një alarm se kush duhet të shkojë në qeli para Saimir Tahirit. Prezenca e sotme e atyre tre prokurorëve është fytyra e vërtetë e drejtësisë së sotme, e institucionit të Adriatik Llallës.

Kjo ështe komedia e fundit e drejtësisë politiko- tropojane, qe shkatërroi sistemin e drejtësisë në vend, që të ishte seanca e parë e një fillimi të ri të drejtësisë shqiptare. Ky është shpagimi i fundit që tentojnë forcat anti- reformë në drejtësi, ndaj reformës, dhe përpjekja e tyre për ta poshtëruar këtë proces.

Procesi “Tahiri” është akti i fundit i kundër-reformës dhe jo fillimi i reformës në drejtësi. Është e pazakontë se si në  një seancë dëgjimore, ti mund të shikosh fytyrën reale të drejtësisë së Berishës jo vetëm nga boshllëku intelektual, korruptimi politik, por dhe pamjen vizive dhe fjalorin e saj. Kjo seancë duhet regjistruar për ta mbajtur në muze drejtësinë e vjetër.

Dhe ironia e fatit është se ky proces mund të dëshmonte për të gjithë palët, fillimin e një historie të re të drejtësisë jashtë politikës. Në fakt, ky u kthye në një dëshmi të kazanëve të plehut që duhen pastruar nga drejtësia. Është një arsye përse një orë e më parë duhet nxjerrë nga ajo ndërtesë, ai që mendon se do ta përdhosë reformën në drejtësi, me plehrat e prodhuara nga drejtësia në vite. Ai që mendon se kjo është një betejë e kushërinjve të Sali Berishës me kushërinjtë e Saimirit. Një palë janë ca prokurorë ushtarë, që po i merr më qafë  një politikan, dhe një palë ca banditë që po marrin më qafë një politikan.

Next Post
“Varri”, “Maloku”, “Çaku”, “Daja”…nofkat e anëtarëve të grupit të Habilajve

"Vetëm çorapet i bleva 320 euro te 'Hugo Boss'", përgjimet zbulojnë luksin e Habilajve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In