• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kush zhduket nëse nuk fiton Foltorja në 14 maj?!

by Skënder Minxhozi
18/04/2023 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka rënë dhe një herë në auto-hipnozën që krijon ndjesia e pushtetit të gjatë dhe të patrazuar. Ajo ka deklaruar së fundi se “ne do pranojmë që të zhdukemi sepse ne po zhdukemi. Nëqoftëse ne nuk pranojmë se po zhdukemi ne kemi një problem të madh me veten dhe që kjo të stopohet duhet të bëhet diçka e madhe, e fortë, që e ka emrin ndryshim dhe ky ndryshim duhet të fillojë që tani”.

Në thelb Topalli e të tjerë emra të njohur të pushtetit të djeshëm, e identifikojnë prej kohësh qëndrimin e zgjatur në opozitë të palës së tyre politike, me zhdukjen e gjithë Shqipërisë, duke përsëritur një klishe që nuk është vetëm e foltoristëve, por e një liste shumë të gjatë njerëzish të pushtetshëm brenda e jashtë këtij vendi prej kohësh që s’mbahen mend. Kjo klishe thotë se largimi nga pushteti i një kaste politike duhet parë si një të keqe kombëtare, si një burim fatkeqësish të parrëfyera për të gjithë, si fundin e botës jo vetëm për ata vetë, po për çdo qenie njerëzore që frymon nën pushtetin e tyre.

Ky koncept fatalist lidhet me një perceptim jo vetëm subjektiv e të pavërtetë, por edhe me një shtrembërim të të vërtetës mbi të cilën ndërtohet. Nëse nga Shqipëria kanë ikur siç pretendohet 800 mijë veta në tetë vjet (një shifër e hatashme që s’ka asnjë bazë reale), një pjesë jo e vogël e të ikurve e lënë vendin sepse janë të zhgënjyer me të gjithë elitën drejtuese, e jo vetëm një pjesë të saj. Këtu futet padyshim edhe vitrina e politikanëve të rikthyer nga vitet ’90 që kanë hipur mbi kalin e koalicionit opozitar.

Mjafton të shohësh Berishën dhe Metën të rikthyer sikur të ishin politikanë të ditës së parë, e jo liderë të konsumuar deri në skajin më të largët të karrierës, për të pasur më shumë se një motiv për të ikur nga Shqipëria. Megjithatë zhdukja është një fjalë e rëndë. Shqipëria nuk do të zhduket po fitoi Edi Rama në 14 maj, dhe as po fituan Berisha e Meta. Do të qeveriset më mirë apo më keq, kjo është e sigurt, por nuk do të zhduket. Kur s’jemi zhdukur në vitin ’97 vështirë të zhdukemi tani.

Në anën tjetër, e kjo është lidhet me rreshtat e mësipërm, oratorë të opozitës thonë sot se shmangia e kataklizmës në 14 maj ka vetëm një zgjidhje: fitoren e Berishës dhe Metës në emër të ndryshimit!!! Ky është momenti kur memorja e shqiptarit të zakonshëm fillon e fut ujë dhe kacafytet me vetveten. Sali Berisha dhe Ilir Meta mund të jenë gjithçka, mund të jenë edhe Lionel Mesi apo Elon Musk ose Rihana, por ata nuk janë e s’mund të jenë ndryshimi. Nuk mund të ofrohen më si një kartë e re dhe e pakonsumuar në vitin 2023, pasi janë ndër emrat kryesorë që kanë shkaktuar erozionin e shqiptarëve drejt vendeve të tjera në tre dekadat e fundit. Termi “ndryshim” ka kohë që nuk përkon më me emrat e dy zotërinjve në fjalë, të cilët kanë djegur çdo afat skadence me karrierat e tyre të stërzgjatura.

Të thuash se me fitoren e kësaj dysheje Shqipëria do të ndalë rrjedhjen e banorëve të saj në Përëndim, do të thotë të mos jesh i sinqertë me veten dhe të tjerët. Në mënyrë të përsëritur refreni propogandistik që na thotë se po të fitojë opozita e dyshes Berisha-Meta Shqipëria do të ndryshojë drejtim, po punon de facto indirekt për Ramën dhe shumicën e tij. Një ofertë defektoze është më e keqe sesa heshtja. Kjo është gafa e madhe që PD bëri me veten kur pranoi rikthimin e Berishës dhe që do ta paguajë duke humbur në 14 maj.

Pa tërheqjen (jo zhdukjen, pasi është një term acid dhe i panevojshëm) e elitës së vjetër politike nga skena, ashtu siç ka bërë edhe vetë Jozefina Topalli, shqiptarët do të vazhdojnë të ikin nga sytë këmbët. Pa spostimin e kësaj elite, ligji do të vijojë të zbatohet me ngecje, votat do të vazhdojnë të kenë më pak peshë dhe ndryshimi do të jetë sërish një koncept flu e i pakapshëm. Po nuk u hap rubineti i pastrimit të elitave nga emrat e konsumuar djathtas dhe majtas, do të vijojmë të shohim politikanë 80 vjeçarë që kthehen e rikthehen pafund majë kalit të politikës. Çdo gjë mund të jetë kjo, përveçse ndryshim.

Next Post
VIDEO/ “Shqipëria është e vjedhur nga tradhëtarë”, spoti që iu kthye Berishës e Metës kundër

"Ku i gjeni paratë e fushatës ti dhe Berisha?", Meta tallet me gazetarët: Na çoni kërkesë me shkrim

Comments 2

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Në rreth të ngushtë, Jozefina, në lidhje me këtë temë, për rikthimin në politikë të Sali Berishës dhe Ilir Metaj/t, është shprehur që “s’kena ça me ba, veç prej hallit që na ka xanë, se me u rikthy Berisha me Metajn n’pulitikë, asht si i thona na n’Shkodër, kambë të reja në bythë të vjetra”.

    Reply
  2. Lili says:
    3 years ago

    Faleminderit shume z.Minxhozi.Ke bërë një analizë racionale, mbresëlënëse,të vërtetë ..duke vënë theksin tek e reja,novatorja ,në thjeshtësinë e të kuptuarit të politikës demode dhe që s’duhet të rikthehet kurrë…Kujtesa jonë historike duhet të na ndërgjegjësojë për krimet që i ka bërë kjo politikë shqiptarëve dhe jetës sonë ..Edhe një herë: Faleminderit nga ❤️✨

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In