• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kush u gëzua e kush u zhgënjye nga rezultatet në Kosovë?

by A R
13/10/2025 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025 kanë prodhuar një garë të ngushtë ndërmjet partive kryesore politike në vend.

Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të përballen në një numër të madh komunash në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 9 nëntor.

Në 12 komuna të tjera shkon në balotazh: Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Kaçanik, Obiliq, Rahovec, Pejë,  Prishtinë, Prizren, Viti, dhe Vushtrri.

Në 3 prej tyre prin Vetëvendosje, ndërsa në 9 komunat tjera është e dyta, duke mbetur ende me shpresë për rritje të rezultatit në raundin e dytë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar 3 komuna pa balotazh:

Skenderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit. Ndërkohë, në 6 komuna të tjera do të përballet në balotazh:Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë, Prizren, dhe Vushtrri.

Në komunat që është në balotazh PDK prin në 4 prej tyre, ndërsa në 2 të tjera renditet e dyta.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur të fitojë 2 komuna në raundin e parë: Istog dhe Lipjan.

Ndërsa në 9 komuna të tjera shkon në balotazh:

Gjilan, Fushë Kosovë, Obiliq, Pejë, Prishtinë, Viti, Dragash, Suharekë, dhe Junik.

Nga këto, LDK prin në 6 komuna dhe është e dyta në 3 të tjera, duke e pozicionuar veten si një nga partitë më të suksesshme në këto zgjedhje deri më tani.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar vetëm 1 komunë në raundin e parë në Deçan, por është e pranishme në 5 balotazhe:

Gjakovë, Rahovec, Klinë,  Suharekë, dhe Junik.

Nga këto në 4 prej tyre prinë duke dëshmuar ndikim të vazhdueshëm në nivel lokal, veçanërisht në komunat ku tradicionalisht ka pasur mbështetje, kurse në 1 prej tyre renditet e dyta.

Nisma Socialdemokrate ka arritur të ruajë kontrollin në komunën e Malishevës, ku ka fituar pa balotazh, ndërsa në komunat tjera nuk ka pasur rezultate të dukshme.

Ramiz Lladrovci ka fituar pa balotazh në Drenas, duke konfirmuar ndikimin e tij të vazhdueshëm në këtë komunë. Lista Serbe ka fituar 9 komuna, kryesisht në veri të Kosovës, dhe në një komunë tjetër në atë të Kllokotit do të marrë pjesë në balotazh.

Balotazhi i 9 nëntorit pritet të jetë tejet i rëndësishëm, pasi mund të ndryshojë ndjeshëm hartën politike lokale.

Gara më e ngushtë është në Mitrovicë, ku rezultati preliminar ka treguar një diferencë prej vetëm 28 votash mes dy kandidatëve kryesorë.

Po ashtu garë e ngushtë është edhe në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përfshirjes së votave nga diaspora të cilat në disa raste mund të ndikojnë në rezultatet aktuale preliminare./Klan Kosova

Next Post
Tragjike, foshnja 7-muajshe humb jetën nga fruthi, mjekja: Prindërit të mos neglizhojnë

COVID e viroza në qarkullim, mjekja: Simptomat zgjasin disa ditë, qytetarët me shqetësime gastrointestinale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In