• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush u bë “mollë sherri” mes tyre/ Prapaskenat e takimit të Luizit me familjen në SHBA, pse mungoi nëna e tij dhe refuzimi ndaj Kiarës!

by Java News
17/06/2023 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo hap i Luiz Ejllit përbën interes të madh për publikun. Ndaj edhe vizita e tij në SHBA pritej me padurim nga ndjekësit. E ndoshta jo për aktivitetet e tij muzikore, sa për takimin e shumëpritur me familjen.

Pas gati 1 jave që ishte në New York dhe shumë kërkesash nga ndjekësit, Luizi publikoi më në fund një foto të tijën me motrën dhe kunatin. Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, këngëtari ka treguar se ka takuar jo vetëm motrën por e dhe bashkëshortin e saj me të cilin u përfol disa kohë më parë se ai dhe Luizi nuk kishin një raport të mirë me njëri-tjetrin.

Krahas fotos ku ata shfaqen shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit, fituesi i BBV shkruan: “Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa kohë që është e rëndësishme për mua”.

Në fotografinë e shkrepur mungon nëna e këngëtarit. Marrëdhëniet e brishta mes familjarëve, duket se vijojnë, ndonëse tashmë raportet janë sistemuar.

Mamaja e Luizit, gjendet në familjen e motrës, megjithatë ajo ka preferuar mos të jetë pjesë e fotos. Ashtu si këngëtari u shpreh kur ishte pjesë e lojës, ëndrra e tij më e madhe ishte ta fitonte “Big Brother” dhe të kishte mundësi të merrte nënën e tij dhe të jetonte së bashku me të në Tiranë.

Megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi zonja Angjelina, do të vijojë jetën e saj në SHBA dhe ka zgjedhur mos të rikthehet në Shqipëri. Natyrisht që ne nuk e dimë nëse realisht e ka marrë ftesën nga djali i saj, por ajo që dimë me siguri është fakti se jeta e mamasë së tij do të vijojë normalisht, edhe pas famës e suksesit të së birit.

Ndonëse prej shumë ditësh në SHBA, Luizin nuk e kemi parë ende në një video apo foto me mamanë e tij dhe kaq ka mjaftuar që fansat të dalin në konkluzion, se marrëdhëniet e komplikuara mes tyre vijojnë. Kujtojmë se në kohën që ishte pjesë e “Big Brother”, u përfol shumë për konfliktet që ai kishte pasur si me nënën, ashtu edhe me motrën e tij.

Prej disa ditësh, fituesi i “Big Brother” ka shkuar në SHBA, ku edhe ka mbajtur disa koncerte. Për shumë ditë me radhë, fansat kanë pritur foto nga takimi, duke aluduar se raportet mes tyre vijojnë të tensionuar, edhe pse përfundimit të lojës. Pavarësisht përplasjeve, para se të dilnin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet, ndonëse pas daljes nuk janë shfaqur kurrë bashkë.

E ndonëse me motrën dhe kunatin, ka një marrëdhënie të qëndrueshme, shumë aludime ka për raportin që ai ka me nënën e tij. E pikërisht dasma e Luizit me Luizin është bërë shkak që të vijojnë këto thashetheme.

Familja e tij mungoi në dasmën e organizuar me Kiarën në natën finale të “Big Brother”. Pjesë e dasmës ishin vetëm halla e Luizit dhe disa familjarë të tjerë, teksa nëna e fituesit të BBVA ishte futur në shtëpi një javë më parë për të takuar të birin pas 100 ditëve, duke ardhur enkas nga New Yorku.

Në festën e organizuar në përfundimit të “Big brother” ai ka thënë se menjëherë pasi është zgjuar në mëngjes është nisur për në Shkodër për shkak se ka pasur të ëmën sëmurë. Kështu ai ka nënkuptuar edhe arsyen pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës. E veç nënës së tij, një tension është përcjellë edhe me kunatin e Luizit, Sokolin dhe shkak është bërë pikërisht “Instagram”-i i tij.

Ai ka bërë thirrje që mos të ndiqet “Instagram”-i i hapur nga Kiara: “Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të mos bëjnë ‘follow’ asnjë ‘Instagram’ që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato ‘Instagram’-e! Ata që hapin ‘Instagram’ në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për ‘Instagram’-in e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me ‘Instagram’-in e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”, thotë ai.

Kujtojmë se Sokoli, nuk e ndiqte “Instagram”-in e Luizit, deri pak javë më parë, duke zbuluar shumë për raportin mes tyre. Por vizita e tij në SHBA, ka lënë pas të gjitha mëritë dhe inatet e vjetra, duke rikuperuar kështu këtë marrëdhënie. Ndërkohë pak kohë më parë, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku me shaka shprehet se bashkëshorti i motrës e ka futur për të punuar.

“Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se kena me shtruar do pllaka”, thotë Luizi, duke qeshur.

Ndërkohë, kunati i tij, i cili po realizon videon në fjalë thotë: “Hajde punë të mbarë”. Por, teksa me Luizin marrëdhëniet janë rikuperuar, të paktën me motrën dhe kunatin, duket se me Kiarën ata nuk kanë asnjë raport.

Sokoli, kunati i Luizit, as nuk e ndjek në “Instagram” moderatoren, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë kontakt. Ndërkohë, që as Kiara ka zgjedhur mos ta ketë në rrjetet e saj sociale, Sokolin.

Konflikti nisi qëkur Kiara menaxhoi për disa javë “Instagram”-in e partnerit, vendim ky që familja e kundërshtoi edhe publikisht. Në finalen e “Big Brother Fan Club”, ajo u pyet në lidhje me komentin e bërë në një profil në “Instagram” në emër të kunatit të Luizit, Sokol Tahiri.

Ajo tha se “Instagram”-i do i dorëzohet Luizit në momentin që ai do të dalë nga shtëpia. Në lidhje me deklaratën e Sokolit, Kiara aludoi se adresa në emër të tij mund të jetë e rreme.

“‘Instagram’-in që po e menaxhoj unë edhe katër ditë dhe do i dorëzohet Luizit në momentin që do dalë nga shtëpia. Nuk kam folur për këtë pjesë. Qarkullojnë edhe shumë lajme të rreme dhe janë hapur edhe shumë adresa false. Nuk di çfarë bëhet”, u shpreh Kiara.

Ndërkohë gjithçka dihet është një takim që Kiara ka pasur me mamanë e këngëtarit, kur ajo la shtëpinë e “Big Brother”. Fotot e tyre qarkulluan në rrjet, duke treguar se kjo histori po shkonte drejt një fundi të lumtur. Moderatorja ka folur rreth takimit me vjehrrën e saj ku dhe ka takuar dhe se është një zonjë shumë fisnike.

Ajo tregoi se takimi me të i hoqi mallin e Luizit, pasi janë i njëjti tip. Ajo tha se nuk mund të thoshte çfarë folën, por se takimi i tyre ishte i lumtur.

“E kam takuar nënën e Luizit, është një zonjë shumë fisnike. Ma hoqi pak mallin e Luizit sepse janë i njëjti tip. Nuk mund të them se çfarë folëm. Ishte shumë e lumtur”, tha Kiara.

Por, teksa kanë kaluar më shumë sesa 1 muaj nga dalja e këngëtarit nga loja, marrëdhëniet familjare të tij janë rikuperuar, por megjithatë mbeten të brishta, ndërkohë që familja e tij, e cila jeton në SHBA, ka zgjedhur mos të ketë një raport me Kiarën, për arsye që ata i dinë.

Next Post
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Shqiptarët edhe këtë radhë, për fat të keq, të përçarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

Kërcënimet e Teheranit nuk bllokojnë Hormuzin, 55 anije tregtare kalojnë të sigurta

June 20, 2026
Vendimi i FIFA-s ndryshon llogaritë e Botërorit, përballjet direkte vendosin renditjen në grupe

Vendimi i FIFA-s ndryshon llogaritë e Botërorit, përballjet direkte vendosin renditjen në grupe

June 20, 2026
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

June 20, 2026
Nga Monako në Majorka! Dalin pamjet nga takimet e Artur Shehut për operacionet e dyshuara të trafikut të kokainës

Nga Monako në Majorka! Dalin pamjet nga takimet e Artur Shehut për operacionet e dyshuara të trafikut të kokainës

June 20, 2026
Viti i RI/ Kosova e nis me shumë sfida por edhe pa qeveri!

Ekspertët: Kriza politike në Kosovë po dëmton reformat

June 20, 2026
Takimi në Zvicër/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Takimi në Zvicër/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

June 20, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

June 20, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

June 20, 2026
Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

June 20, 2026
Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In