• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush tha se pasuroheni duke punuar shumë? Ja sekretet e suksesit…

by A R
06/05/2017 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur kemi qenë fëmijë na është thënë se duke punuar shumë mund të arrijmë objektivat tanë. Por kur plakemi kuptojmë se njerëzit rreth nesh dhe në të gjithë botën, edhe pse kanë punuar përtej limiteve, ende nuk kanë arritur atë që duan.

Thënia e vjetër se “duke punuar shumë mund të arrini drejt suksesit”, nuk është më e vërtetë, nëse ka qenë ndonjëherë.

Kur isha e vogël më thoshin se t’u jepja kënaqësi e t’i bëja krenarë të rriturit dhe figurat autoritare rreth meje ishte një ndër prioritetet më të larta. Nuk është. Unë kurrë nuk mendova të bëj diçka që të më jepte kënaqësi.

Shumë prej nesh kanë të njëjtin problem. Ne kurrë nuk e pyesim veten: “Dua të arrij këtë objektiv – po çfarë kuptimi ka kjo gjë për mua? Pse objektivi që dua të arrij është objektivi i duhur për mua?

Ndoshta unë mund të kem një objektiv shumë të ndryshëm, – një vizion të madh për jetën e karrierën time, – nëse nuk do të isha e detyruar për të arritur objektivat për të cilat jam angazhuar.

Pse po punoni kaq shumë – për të arritur synimet tuaja apo objektivat e dikujt tjetër? Shumë prej nesh shkojnë në punë dhe ecin përpara në një rrugëtim të cilin nuk e kanë zgjedhur vetë.

Kjo do të thotë se ju nuk i keni imagjinuar mundësitë. Ju nuk e lejoni mendjen të endet dhe të gjejë ide të pamundura, të pabesueshme që mund të ndryshojnë botën, pasi fokusi juaj është thjesht “të punoni shumë” dhe të përmbushni gjithë objektivat e ditës.

Ju do të keni gjithnjë para syve listën e punëve që duhet të kryeni gjatë ditës dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë e shkurtër. Natyrisht përmbushja e gjithë objektivave të ditës nuk është rruga që ju çon drejt suksesit. Rruga që do t’ju çojë drejt suksesit është në një drejtim të ndryshëm.

Sigurisht që kjo do të kërkojë shumë punë nga ana juaj për të realizuar vizionin tuaj, por nuk është ajo lloj pune që do t’ju çojë drejt një rritjeje të pagës apo të rishikimit të performancës suaj.

Çfarë ndryshimi bëjnë këto gjëra?

Kjo është jeta juaj. Jeni ju ai që duhet të vendosni se çfarë gjurme doni të lini në këtë planet. Hapi i parë drejt rrugës së suksesit është që ndalni së punuari, t’i thoni jo stresit dhe të lini mendjen të lirë.

Disa njerëz e bëjnë këtë gjë në një xhiro në biçikletë, të tjerë në vaskë. Ata heqin gjithë prangat mendore dhe pastaj pyesin veten: “Nëse do të varej e gjitha nga unë, çfarë do të bëja me jetën time?” Për shumë njerëz, kjo është pjesa më e frikshme. Duhet guxim për të ëndërruar pa kufij, sepse ndërgjegjja juaj kërkon që hyjë në ëndrrën tuaj e t’ju thotë: “Harroje ëndrrën – është e pamundur”.

Çështja në lidhje me ëndrrat është se nuk janë reale – jo, ende gjithsesi. Por çdo ëndërr që është bërë realitet, pikënisjen e ka tek çmenduria dhe joprakticiteti – me kalimin e kohës, gjërat pastaj janë bërë bashkë.

Detyra juaj është të jeni ju të parët që të imagjinoni të ardhmen tuaj. Më pas, mund të përmirësoni vizionin tuaj dhe të nisni të shikoni se si mund të bëhen këto gjëra realitet. Mjaft punuat shumë dhe dhurojini vetes mundësinë të imagjinoni të ardhmen tuaj në ngjyra më të shndritshme se sa është tani.

Shkruani historinë e jetës që doni.

*Liz Ryan është CEO dhe themeluese e Human Workplace dhe autore e Reinvention Roadmap.

/a.m.

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Nga java që vjen temperaturat kalojnë mbi 30 gradë, të dielën shi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In