• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kush tha se 17 maji ka dështuar?!

by S M
12/09/2017 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në fakt ai që e deklaroi këtë të martën në podiumin e parlamentit, ishte njëri ndër deputetët më të “rinj” të legjislaturës: kreu i opozitës Lulzim Basha. Megjithatë, kur vjen puna tek ajo që ka ndodhur në Shqipëri pas datës 17 maj 2017, zotit Basha i duhet zënë besë gjithnjë e më pak dhe gjithnjë e më me kujdes.

Nëse vrasim mendjen dhe kthejmë kokën pas në historinë politike të parlamentit shqiptar, do të vërejmë se nuk ka patur ndonjë start qeverie më të qetë, më “anonim” dhe më të parashikueshëm sesa ky i kabinetit Rama 2. Seancë pyetjesh pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe të opozitës, protesta të premtuara kundër zgjedhjes së kreut të Kuvendit, por më pas të parealizuara (si shumë kërcënime të tjera të Lulzim Bashës në muajt e fundit), sjellje e relaksuar dhe tallëse kryeministrit me kundërshtarin dhe mbi të gjitha, “piskama” e munguar e ish-kryeministrit Berisha. E cila është në fakt gjurma e vërtetë e gishtave të këtij parlamenti, prej kohësh që s’mbahen mend.

E gjitha kjo që duket se (s)po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë, të sjell ndërmend talljet e ironinë e asaj pjese të politikanëve demokratë që mbetën jashtë listave zyrtare të zotit Basha, e që bëjnë oponencën ndaj tij çdo ditë, sa në rrjetet sociale, sa në media. Është një tallje e cila ka për epiqendër akuzën e gjithpranuar, se mes Ramës dhe Bashës ka patur dhe vazhdon të ketë një akord të heshtur, i cili e ka zanafillën në zyrat e Kuvendit në 17 maj e që vazhdon sot e gjithë ditën, t’i japë formë, ngjyrë dhe shije jetës politike shqiptare.  Por që mbi të gjitha, vazhdon ta mbajë në përgjumje të dhunshme vetë PD.

Lulzim Basha deklaron solemnisht se marrëveshja e 17 majit ka dështuar për shkak të rezultait të 25 qershorit. Ka vetëm pjesërisht të drejtë. Ka dështuar projekti i qeverisjes me bazë të gjerë, i qeverisë së dy partive të mëdha. Ka rënë precedenti austro-gjerman, nëse mund ta quajmë kështu. Por atë natë të mistershme, në zyrat e Metës u përgatit jo vetëm kurthi fatal ndaj vetë atij, por mesa po shihet gjatë gjithë këtyre muajve, edhe një diçka e re, si punë projekti, paqeje, bashkëjetese apo quajeni si të doni. E vërteta është se Shqipëria politike nuk është më e njëjta që nga ajo datë. Zgjedhje të përgjumura, verë e nxehtë pa opozitën në skenë dhe mesa shihet, edhe një sezon i ri politik me partinë më të madhe të pakicës, që refuzon të pyesë qeverinë për programin e drejtimit të vendit. Me fjalë të tjera, që refuzon të bëjë opozitën! Një opozitë që nuk flet për programin e kundërshtarit, por për krimet e komunizmit dhe teserën e vyshkur të Gramoz Ruçit, është thjesht në krizë idesh dhe identiteti!

Marrëveshja e 17 majit qe një ndër zhvillimet më pozitive që mundi të prodhonte paradoksalisht njëri nga momentet më të nxehta politike të viteve të fundit. Ajo marrëveshje prodhoi një normalitet elektoral që solli qetësi dhe rregull në fushatën elektorale dhe procesin e mëvonshëm. Çmimi i asaj marrëveshje ishte rrënimi i Partisë Demokratike. Një “detaj” ky që sot e ka shbalancuar totalisht skenën politike, ku një parti në pushtet nuk ka më praktikisht asnjë pengesë në konsumimin e qetë të mandatit të ri katërvjeçar. Dhe kjo nuk është parimisht një gjë e mirë. Opozita i duhet vendit si ajri. Por nëse PD vazhdon të endet në kalvarin e mazokizmit të saj të brendshëm, edhe dita kur demokracisë shqiptare do t’i kthehet funksionimi fiziologjik normal, do të jetë e largët. Fillimi i mbarë është gjysma e punës, thotë proverbi. E pra nëse është kështu, punët kanë nisur keq…

Next Post
Mesfushori: “Jam gati të luaj kurdo që kërkon Mourinho”

Mesfushori: “Jam gati të luaj kurdo që kërkon Mourinho”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

August 14, 2026

Shqiptarët mbajnë lidhje të forta, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

August 14, 2026
Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

August 14, 2026
Rama publikon pamje nga Kruja: Atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Rama publikon pamje nga Kruja: Atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

August 14, 2026
SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

August 14, 2026
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti sot

August 14, 2026
Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com