• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush qëndron pas saj? Videoskandali me Gjicin, gazetari: Alma Kaçi ka bërë kurs për detektive private…!

by Java News
26/06/2023 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Eni Ferhati zbulon se Alma Kaçi, 40-vjeçarja në videon erotike me Safet Gjicin në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ka bërë kurs për detektive private si dhe ka punuar si gazetare në televizione lokale të Durrësit.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari Ferhati u shpreh se versionet që japin si Safet Gjici ashtu dhe Alma Kaçi, janë kontradiktore për SPAK dhe po bën verifikime e hetime.

“Gjici akuzohet për korrupsion pasiv. Është arrestuar të shtunën, por vendimi është marrë të premten e kaluar. Avokati i z.Gjici pretendon që është një masë ekstreme në raport me akuzën e ngritur.

Kjo ka qenë karta që ka luajtur avokati që nuk ka rrezikshmëri të veprës penale. Gjici rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg, aq parashikon Kodi Penal për korrupsion pasiv ndaj funksionarëve të lartë.

Sa i takon Alma Kaçit, edhe ajo akuzohet për korrupsion aktiv. Kemi të paktën 3 versione konntradiktore. Z.Gjici fillimisht ka pretenduar për sulm politik, ka pretenduar që ka patur raport intim me vajzën. Por këto dy qëndrime janë rrëzuar sot nga Alma Kaçi.

Sot kemi mësuar që është përgjuar me anë të një kutie minitermusi. Mendonim që ishte çanta. Alma Kaçi nuk është një personazh kaq i thjeshtë për sa kohë ka informacione që ka kryer për disa kohë një kurs për detektive private, nuk e ka përfunduar. Ka qenë një gazetare e angazhuar në qytetin e Durrësit në televizione lokale”.

Edhe pse nuk ka patur asnjë dokument për projektin, Ferhati sqaroi se premtimi që bëri ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici konsiderohet si vepër penale.

“Nga ana tjetër, z.Gjici ka patur më tepër një reagim emocional. Është sekuestruar dhe kompjuteri i zyrtarit dhe nuk ka asnjë e-mail apo shpallje për tenderim publik. Akuza qëndron te video dhe premtimi sepse z.Gjici i premton pas përfundimit të aktit seksual. Neni 260 përfshin dhe premtimin. Njeriu kyç që mund të vendosë enigmat është vetë Alma Kaçi e cila nuk ka pranuar të flasë”.

Eni Ferhati bëri të ditur se që nga dita e publikimit të videos erotike, Safet Gjici nuk është larguar për asnjë moment nga Shqipëria.

“Gjici është arrestuar pranë banesës së tij në zonën pranë liqenit artificial në një prej lokaleve në pronësi të tij. Kanë qenë oficerë të OPGJ që kanë ekzekutuar arrestimin. Gjatë gjithë kësaj periudhe z.Gjici ka qenë brenda territorit”.

Safet Gjici u la në arrest në burg sot nga Gjykata e Posaçme, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie. /m.j

Next Post
Pse u mbyll hetimi për masakrën e Peshkëpisë? Flet ish prokurori: U zhduk fashikulli, akti terrorist mbeti pa u ndëshkuar

Pse u mbyll hetimi për masakrën e Peshkëpisë? Flet ish prokurori: U zhduk fashikulli, akti terrorist mbeti pa u ndëshkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In