• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush punon e kush jo? Qarqet shqiptare me diferencat më të mëdha në tregun e punës

by A R
24/07/2026 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkalla e inaktivitetit, që mat përqindjen e popullsisë në moshë pune e cila nuk është as e punësuar dhe as nuk kërkon aktivisht një vend pune, shfaqi ndryshime të ndjeshme mes qarqeve gjatë vitit 2025.

Në këtë kategori përfshihen studentët, pensionistët e parakohshëm, personat që kujdesen për familjen, ata me probleme shëndetësore, si dhe individët që kanë hequr dorë nga kërkimi i një pune.

Përqindjen më të lartë të popullsisë joaktive në tregun e punës e kanë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Lezhës.

Nga ana tjetër, Kukësi dhe Berati kanë nivelin më të ulët të inaktivitetit, përkatësisht 31.7% dhe 31.8%.

Të dhënat tregojnë se rritja më e fortë vjetore e inaktivitetit u regjistrua në Kukës, ku norma u rrit me 9.4 pikë përqindje nga viti 2024 në vitin 2025. Kjo rritje lidhet me emigracionin e lartë, plakjen e popullsisë dhe mungesën e mundësive për punësim, faktorë që shpesh i dekurajojnë banorët të kërkojnë një vend pune.

Rritje të ngjashme shënoi edhe Gjirokastra, ku inaktiviteti u rrit me 9.1 pikë përqindje, duke arritur në 41.1%, niveli i dytë më i lartë në vend. Edhe ky qark karakterizohet nga plakja e popullsisë dhe emigracioni, të cilët ndikojnë në uljen e pjesëmarrjes në tregun e punës.

Megjithatë, Vlora mbetet qarku me shkallën më të lartë të inaktivitetit, me 40.8%. Kjo reflekton plakjen e popullsisë, punësimin sezonal në turizëm dhe faktin që një pjesë e konsiderueshme e banorëve nuk janë aktivë në tregun e punës gjatë gjithë vitit.

Në Shkodër, norma u rrit lehtë në 40%, ose me 1.1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Rritje më të moderuara u regjistruan edhe në Elbasan (2.3 pikë përqindje), Dibër (1.4 pikë përqindje) dhe Durrës (0.3 pikë përqindje).

Nga ana tjetër, Lezha regjistroi përmirësimin më të madh, me një ulje të inaktivitetit prej 3.7 pikë përqindje, nga 42.1% në 38.4%. Kjo rënie lidhet me rritjen e punësimit në sektorët e prodhimit, bujqësisë dhe turizmit, si edhe me shtimin e numrit të personave që janë rikthyer në kërkim aktiv të një pune.

Edhe Tirana shënoi një ulje të ndjeshme, me 2 pikë përqindje, duke zbritur në 37.5%. Si qendra më e madhe ekonomike e vendit, Tirana përfiton nga krijimi i vendeve të reja të punës në sektorët e shërbimeve, teknologjisë, ndërtimit dhe administratës, duke tërhequr më shumë persona drejt tregut të punës.

Berati regjistroi një ulje prej 2.2 pikë përqindje, ndërsa rënie më të vogla u shënuan në Fier (-0.7 pikë përqindje), Korçë (-0.5 pikë përqindje) dhe Vlorë (-0.1 pikë përqindje).

Marrë nga Monitor

Next Post
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos e humbisni këtë destinacion”, ‘Lonely Planet’ sugjeron Shkodrën për 2024

Shkodër, 3400 aplikime për pronësinë e shtëpive të vjetra! Kadastra verifikime në terren, mungon dokumentacioni

October 31, 2026
Disa letra me ‘substancë të panjohur’ u dërgohen zyrtarëve amerikanë, FBI nis hetimet

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

October 31, 2026
Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

October 31, 2026
VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

October 31, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

October 31, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

October 31, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

October 31, 2026
Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

October 31, 2026
“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

October 31, 2026
EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In