• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush priste një Regan të ri, u zhgënjye!

by S M
21/01/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga  FEDERICO RAMPINI

Kush priste Reganin e ri, u zhgënjye! Kjo është analiza e Ditës së Inaugurimit të Donald Trump si president i 45 i SHBA. Kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë përsëriti të gjitha temat që kishte hedhur në mënyrë obsesive gjatë fushatës elektorale dhe që sot tingëllojnë akoma më false. Pa hedhur asnjë fjalë për programin e 100 ditëve të para të punës.

“Ky nuk është një kalim normal pushteti. Sot pushteti kalon tek ju, populli”. Është formula klasike e populistit, e cila u përdor në hapje të fjalimit të Donald Trump, në momentin e inaugurimit si president. Mesazhi i tij ishte i qartë: unë nuk jam politikan, më zgjodhët sepse donit një sfidues nga jashtë të sistemit, unë përfaqësoj ndarjen me kastën e politikës amerikane!

Kjo është një nga temat e forta të fushatës elektorale, përtej populizmit. Por që sot, në 20 janar, tingëllon false, akoma më false sesa gjatë fushatës. Deri në nëntor, mund të thuhej se Trump, njëlloj si Silvio Berlusconi, është një përfaqësues i kastës kapitaliste, çka përmban një dozë të madhe hipokrizie, kur i drejtohet popullit si “një prej tyre”. Refreni i tij i ngjashëm me atë të Berlusconit është “unë krijova nga hiçi një pasuri të madhe, kurse politikanët vodhën paratë tuaja”, ose “unë jam i pakorruptueshëm, nuk kam nevojë të vjedh se jam tashmë i pasur”, ose “do t’i bëj të shëndetshme ndërmarrjet dhe bizneset e SHBA, siç bëra me bizneset e mia”. Gjithçka tepër e diskutueshme, po t’i hedhësh një sy falimentimeve të shumta të bizneseve që ka menaxhuar.

Por nga 9 nëntori e deri më sot, ky fjalor i Trumpit u kompromentua nga ai vetë për një arsye krejt tjetër: emërimet në kabinetin e tij. Tre bankierë të Goldman Sachs, ish-shefi ekzekutiv i Exxon Mobil dhe lobistë të tjerë të fuqishëm të lidhur me naftën. Qeveria e Donald Trump ka sot një rrjet të tërë figurash që janë më të lidhura se kurrë me kastën politike e financiare. Premtimi i tij i dy muajve më parë që t’i kthente pushtetin popullit, tingëllon tashmë si një mashtrim i pastër.

Tema tjetër e fortë e fjalimit inaugurues të Trumpit ishte nacionalizmi. I cili e rreshton në fakt presidentin e ri me shumë nga lëvizjet anti-globaliste nëpër botë. Të blejmë mallra amerikane, të marrim në punë amerikanë, të prodhojmë në Amerikë! Këto janë fjalët më të përdorura nga Trump, teksa premton të vendosë para së gjithash interesin amerikan. Kjo është një temë popullore, që i pëlqen sot edhe të majtës në SHBA. Më së pari Bernie Sandersit, kundërshtarit të ashpër të Donald Trumpit, i cili gjithashtu sulmoi gjatë fushatës marrëveshjet ekonomike të shkëmbimit të lirë të mallrave. Kësisoj Trump premton t’i kthejë favorin, votave të klasës punëtore të bardhë, e cila u godit ashpër nga kriza ekonomike dhe rrënimi i zonave industriale. Atyre trump ju ofron ndihmë dhe mbrojtje. Është diçka që nisi ta bëjë, edhe pse në mënyrë ende simbolike dhe të parëndësishme, kur mundi të bllokojë largimin e një fabrike kondicionerësh në Michigan, që Fordi kërkonte të spostonte në Meksikë.

për t’u kthyer sëtrish tek fjalimi inaugurues, duhet thënë se edhe këtë rradhë Presidenti Trump bëri më shumë një miting, sesa një akt simbolik të hapjes së presidencës së tij. Nëse synonte të arrinte fjalimin e Ronald Reganit, nuk ja arriti. I mungonte fantazia retorike dhe pathosi i ish-presidentit legjendar republikan. Gjithashtu, është shumë fodull që të lejojë ta ndihmojë asistentët e tij artikull-shkrues, që natyrisht janë më të aftë se ai për t’ju drejtuar turmave. Detaji i fundit, por jo më i parnëdësishmi: nuk prezantoi një program të 100 ditëve të para. Nuk ishte i detyruar ta bënte, por shumë paraardhës të tij e kanë bërë, në momentin që kanë marrë detyrën. Është momenti që tani, kur është edhe formalisht presidenti i SHBA, të na tregojë se çfarë do të bëjë.

Marrë nga La Repubblica,

Përgatiti për Javanews.al Andi Malasi

Next Post
FOTOT/ Pirro Çako- Sesilia, zbulohet arsyeja pse lidhja mes tyre mori fund

FOTOT/ Pirro Çako- Sesilia, zbulohet arsyeja pse lidhja mes tyre mori fund

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Keta italianet,jane djegur nge qulli,tani duan ti fryjne edhe kosit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

August 28, 2026
“Një hapësirë moderne për leximin”, Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë

“Një hapësirë moderne për leximin”, Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë

August 28, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

August 28, 2026
35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

August 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

August 28, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kina, fituesja e madhe e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë

August 28, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë, në fokus “Besa” dhe bashkëqeverisja

August 28, 2026
Shefi i CIA-s në Moskë, pse skenari më i keq mund të ndodhë shumë më shpejt

Shefi i CIA-s në Moskë, pse skenari më i keq mund të ndodhë shumë më shpejt

August 28, 2026
Bien çmimet e naftës, aksionet rriten

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon, çmimi rreth 30% mbi mesataren

August 28, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com