• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”/ Ferit Hoxha në Prishtinë: Kosova është prioritet absolut i Shqipërisë

by E S
31/05/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Prishtinë në këtë detyrë, ku u takua me homologun kosovar, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, Hoxha u shpreh “Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë. Çdo dhimbje e Kosovës ndihet edhe në Shqipëri, ashtu si çdo sukses i saj festohet njësoj tek ne. Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë.”

Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të pandashme dhe strategjike, “Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë.Jam këtu për të intensifikuar dhe thelluar më tej marrëdhënien tonë strategjike, e cila ka në themel historinë e pandashme, të sotmen e ndërlidhur dhe të ardhmen e përbashkët të kombit shqiptar në të dy anët e kufirit, përmes të ardhmes së përbashkët evropiane dhe euroatlantike.”

Hoxha theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, duke nënvizuar rëndësinë e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës, UNESCO, si dhe afrimin me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe. Ai deklaroi:

“Prania e NATO-s në Kosovë dhe roli i KFOR-it mbeten faktorë kyç stabiliteti, sepse pa një Kosovë të sigurt, nuk mund të ketë as rajon e as Evropë të sigurt.Shqipëria nuk do të pranojë e as do të tolerojë ndonjëherë cënimin e sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës, drejtësisë dhe llogaridhënies përballë çdo akti apo individi që përbën kërcënim ndaj saj.

Sulmi në Banjska dhe në kanalin Ibër-Lepenc nuk mund të harrohen dhe llogaridhënia duhet të jetë e plotë.Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë.,Ramë dakord se lidhjet infrastrukturore dhe energjetike janë thelbësore për rritjen e ndërlidhjes dhe konkurrueshmërisë sonë të përbashkët.”

Ai shtoi se bashkë me ministrin Hoxha, pati rastin të diskutojnë për një varg çështjesh për interesin e përbashkët të dy vendeve.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha gjithashtu se “Kosova është prioritet absolut për Shqipërinë”, madje kujtoi fjalët e kryeministrit Edi Rama, se “kush prek Kosovën, prek Shqipërinë“.

Ai theksoi se, hekurudha Durrës–Prishtinë ose hekurudha kuq e zi, zhvillimi i porteve, bashkëpunimi energjetik dhe korridoret e transportit, nuk janë thjesht projekte zhvillimi; janë investime strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në thellimin e integrimit ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë..”

Nga ana e tij, Konjufca vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të ngushta dhe të përhershme, duke theksuar se, “takimet tona gjithmonë janë vëllazërore, të rregullta dhe të përhershme. Politika e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë është unike, sepse ne përfaqësojmë interesat e të njëjtit komb. Rruga euroatlantike është përcaktim i kombit shqiptar dhe në këtë rrugëtim vendet tona janë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës.”

Ai përgëzoi Shqipërinë për progresin në procesin e integrimit evropian:

“Në këto hapat e fundit jemi besimplotë që Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy apo tri vitesh. Kjo do të jetë një arritje historike jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kombin shqiptar.”

Vizita e Hoxhës në Prishtinë përfshiu edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Në orën 10:00, ai u prit nga Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, e cila e uroi për detyrën.”

Më pas, ai u takua me Kryeministrin Albin Kurti, i cili e vlerësoi vizitën si dëshmi të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në proceset eurointegruese.

Next Post
“BE rrëzoi raportin për Ramën me 32 amendime”, Berisha: Me këtë qeveri nuk ka integrim në BE

“BE rrëzoi raportin për Ramën me 32 amendime”, Berisha: Me këtë qeveri nuk ka integrim në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In