• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush po i vret vajzat nga Kavaja e gjithë Shqipëria?

by Eni Feruli
15/10/2019 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eni Feruli 

Tre ditët e jetëgjatësisë së çudisë kaluan, por vajza e Kavajës është ende në qendër të vëmendjes. Me foto, me video, me zë, me citime, ajo është bërë pjesë e menusë së përnatëshme shqiptare, që në raste të tilla thotë: shyqyr sepse ka edhe më keq se ne! Dhe tek viktima e rradhës së goditur nga skandali, vazhdojnë të derdhen të gjitha ankimet dhe frustrimet individuale.

Nuk të ka ecur në dashurinë e rradhës? Ajo e Kavajës është k…rvë!

Bashkëshorti vazhdon të jetë pa punë? Ajo e Kavajës e ka të vetin në burg!

Të bëjnë reaksion antibiotikët? Ajo e Kavajës thith mall!

Askush nuk kthen kokën të të përshëndesë? Ajo e Kavajës nuk guxon të dalë dera!

Eshtë e vështirë të mbijetohet në Shqipëri. Nuk mjafton vuajtja, skamja, standartet e dyfishta që nisin nga dikush që “çmend” instagramin tek shumëkush që kërkon me dëshpërim bukën e përditshme, por vjen edhe gjykimi dhe paragjykimi. Shumëkush në Kavajë me gjasë do ta kishte dëshiruar vajzën e lajmeve, por me shpërthimin e dramës së saj, gjakut në shtëpi, me një të vrarë, një të plagosur dhe shumë tmerr për gjithë vendin, secili nga ata thotë: mirë ju bë k…vës!

Dhe askush nuk mer guximin e kurajon të pyesë: ishte kjo jeta që zgjodhi vetë ajo vajzë?

Kush nuk ktheu një gotë në dasmën e saj kur ishte minorene?

Kush mendoi sesi i ushqente të tre fëmijët e saj dhe çfarë mendonte kur shkonte jashtë për të takuar burrin që e kishte brenda?

Kush refuzoi të hedhë baltë nga balta vetjake për atë vajzë që fati, por edhe vetë fati i keq I gjithë shoqërisë shqiptare, i sollën një jetë që ndoshta edhe ajo vetë nuk e kupton se çfarë është.

Kush nuk e gjykoi atë nga lartësi të rreme morali, pikërisht për të dëshmuar më shumë moral vetjak?

Vajza e Kavajës është viktimë e të gjithëve. E medias, e policisë, e portaleve, e komenteve, e thashethemeve, e vetë shoqërisë. Ajo është sakkrifica e rradhës për të bërë më të jetueshme jetë të mjera, tradhëti të pazbuluara, hipokrizi të gjallë dhe shëmti të pafundme morale që thjesht nuk njihen. Si ajo dhe mijëra e mijëra të tjera në Tiranë, Durrës, Shkodër e Sarandë. Shumë më shumë të tilla në provinca. Secilës që i vjen rradha vritet në të njëjtën mënyrë!

Viktima të vajzës nga Kavaja dhe histerisë publike për këtë histori, janë dhe tre fëmijë. Më i vogli pjesë e dëshmive të saj në polici. Dy më të rriturit të qëlluar sot e gjithmonë nga një shoqëri mëkatare që nuk nguron t’i gjejë edhe ata mëkatarë, duhet vetë të shpresojnë tek përfundimi i tre ditëve, tre vjetëve, tre brezave të çudisë: mami kishte të dashur!

Çfarë mallkimi për të gjithë ne!

 * Psikologe klinike & terapiste kundër drogave

Next Post
Alarmoi qytetin e Korçës për bombën në makinë/ Gjyqtari liroi nga burgu Gerd Gjeneralin vrasësin e “të fortit të Tiranës”

Alarmoi qytetin e Korçës për bombën në makinë/ Gjyqtari liroi nga burgu Gerd Gjeneralin vrasësin e “të fortit të Tiranës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In