• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHËNIM / Kush po i përhap lajmet e rreme në Shqipëri?

by Java News
05/10/2019 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lajmi se një e mitur u rrëmbye në Tiranë tronditi jo pak shqiptarët teksa lexonin morinë e portaleve. Pati nga ata artikullshkrues që lajmin e shoqëronin me foto ilustruese nga rastet në botë, pa bërë asnjë shënim.
Fatmirësisht, e mitura nuk ishte rrëmbyer, aq më tepër nga dy persona me maska sikurse thuhej 24 orë më parë.
Fatkeqësisht ky është lajmi i dytë i rremë që u serviret qytetarëve në një hark të shkurtër kohor, vetëm se rasti i së premtes u bë më tepër i besueshëm pasi u pasqyrua edhe në televizionet informative.
Sigurisht që lajmet e rreme në Shqipëri kanë qenë të pranishme prej vitesh, por më parë ato buronin nga selitë e partive dhe ishin në shërbim të luftës politike. Sot lexuesi po përballet me një formë edhe më të rrezikshme të tyre, atë të kronikës së zezë.
Rastet e “fake news”-eve ai ai i tërmetit apo ky i rrëmbimit, duhet të shërbejnë së pari si një apel për të rregulluar tregun mediatik me ligj apo me konsensus mes drejtuesve. Dhe së dyti, si një apel për vetë njerëzit e punësuar në media që pa ua kërkuar kurrkush guxojnë të ‘zbukurojnë’ me fantazitë e tyre një histori rozë duke e kthyer në kronikë të zezë me pahir.
Kjo histeri mediatike për disa klikime më shumë nuk ka asnjë vlerë përpara panikut që përhap, tronditjes që shkakton dhe emrit të keq që i jep vetë profesionit të gazetarit. Aq më tepër kur këto klikime nuk përkthehen as në para dhe as në famë për logon një mediaje.Një vend i vogël si Shqipëria nuk është aspak imune ndaj lajmeve të rreme. Deri tani, le të shpresojmë që ato nuk ‘orkestrohen’ nga jashtë dhe secili gazetar të bëjë të tijën për më tepër paqe në shpirtrat e shqiptarëve.
A. Rada
Next Post
‘Volvo 4’/ Prokuroria kërkon zgjatjen e hetimeve me 3 muaj për Avdylajt

'Volvo 4'/ Prokuroria kërkon zgjatjen e hetimeve me 3 muaj për Avdylajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

November 10, 2026
Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

November 10, 2026
“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

November 10, 2026
Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In