• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush po e “vret” drejtësinë e re ?

by Artur Ajazi
14/02/2025 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Drejtësia e re, e ka nisur udhën e saj 5 vite më parë. E nisi mbarë, pasi SHBA dhe BE, i vuri në “rreshtore” edhe të pabindurit e PD. E votuan, dhe pas 24 orësh, nisën dhe ta sulmojnë, sikur nuk kishin votuar kurrë. E megjithatë, drejtësia e re, ishte dhe mbetet, një prej premtimeve dhe sfidave të kryeministrit të vendit Edi Ram. E them këtë se, në 30 e ca vite, askush nga politikanët e vjetër, nuk kishte kurajon dhe guximin për të nisur “revolucionin” e një përmbysje të madhe. Ishte momenti që Partia Socialiste dhe Edi Rama, ti thoshte botës dhe shqiptarëve se “kthim pas nuk ka, o bëjmë shtetin me ligje, o ikim nga pushteti”. Dhe e nisën betejën, fituan, dhe vazhdojnë ti mëshojnë faktit, se drejtësia e re do pavarësi dhe përkrahje nga politika dhe opinion qytetar.

Dhe në fakt, e nisi me “këmbë të mbarë”, si SPAK-u, ashtu edhe GJKKO-ja, si OPGJ-të dhe Policia e Shtetit, tanimë e rifreskuar dhe rimotivuar. Edi Rama, ka kthyer gjithçka “përmbys”, derisa e nisi si rrugëtim të mbarë reformimin e drejtësisë. Ishte i vetmi institucion ligjzbatues, ku çalonin ligjet, zbatimi i tyre, ku përzjeheshin bashkë ankesat e qytetareve, me vendimet e paligjshme. Ndaj duhej nisur pa asnjë vonesë puna. Shqipëria donte një Edi Rama, dhe ai erdhi. Erdhi pasi kishte bërë Tiranën si kryetar bashkie, dhe ja tani përballej me bajlozët e drejtësisë, plus Sali Berishën që pengonte reformën e nisur në çdo moment. Populli ishte i entuziazmuar, i thurrte lavde kryeministrit, madje edhe kreut të SPAK dhe GJKKO. Vitet po iknin, dhe në sytë e popullit, nisi disi venitja ndaj veprimeve të ndonjë prokurori. Lëshohej një urdhër-arresti për X politikan të lartë, dhe dështohej, pasi kishte ikur jashtë vendit, pastaj kërkohej një tjetër arrestim i ish-kryeministrit, apo ish-ministrave, dhe sërish nisnin presionet. U vërtetohej vjedhja, shkelja, abuzimi, me fakte dhe argumente kokëforta, dhe sërish puna ngadalësohej. Puna diku çalonte….Popullit po i zbehej entuziazmi.

Ai që duhej të ishte ishte në burg, dilte mes Tiranes dhe shante me libër farefisi, kreun e SPAK, kreun e GJKKO, dhe bënte karshillëk viktimave të pushtetit të tij të dikurshëm. “Foshnja” e parritur mirë SPAK, nisi të gjuhej me gurë. Dikush tjetër, arrestohej në zyrë, rrugë, banesë, edhe pse nuk ishte nevoja të bëheshin spaktakle të tilla. Dikush po e “vret” SPAK-un, GJKKO, dhe strukturat e reja të kësaj drejtësie. Në zyrat e tyre, kanë penetruar emra dhe njerëz pa kurrfarë kontributi në fushën e hetimit dhe gjykimit. Si ka mundësi ? Kush , dhe pse janë toleruar veprime dhe emërime të tilla, sa që zyrat e SPAK-ut apo GJKKO-së, të mbushen me avdallë aspak profesionistë ?

Kjo natyrisht mbetet për tu diskutuar dhe rishikuar nga krerët e institucioneve të drejtësisë së re. Diçka ka çeduar, dhe dikush po përfiton nga politika e djeshme apo e sotme. Edi Rama, ishte njeriu që deri sot nuk ka diskutuar kurrë ,( ndryshe nga Sali Berisha) vendimet dhe kundërveprimet e SPAK-ut apo GJKKO-së, edhe kur janë goditur eksponentë të qeverisjes socialiste. Por duket se kjo është marrë për “dobësi”, ndaj mbetet detyrim urgjent i mazhorancës politike dhe qeverisëse, të mos heshtë përpara absurditeteve të tilla, që po ngjasin në Pallatin e Drejtësisë së Re.

Next Post
“Në dosjen prej sigurimsi të Dados…”/ Veliaj nga qelia: Gjyqtari i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e pengmarrjes time pa gjyq!

"Në dosjen prej sigurimsi të Dados..."/ Veliaj nga qelia: Gjyqtari i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e pengmarrjes time pa gjyq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

November 4, 2026
Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

November 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In