• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush po e “asgjeson” opozitën?

by Artur Ajazi
09/01/2024 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Viti elektoral 2025, pothuajse po troket në dyert e partive politike në Shqipëri. E ndërsa Partia Socialiste dhe qeverisja e saj, po merren me projektet e 2025 apo dhe 2025, po njoftojnë përmbylljen e punimeve stradegjike në rrugë, aeroporte, qytete dhe fshatra, ndryshe ndodh në kampin tjetër. Shqipëria (jo për faj të PS) rrezikon të mbetet pa një opozitë stabël, të organizuar, të bashkuar, dhe me alternativa konkurruese qeverisëse. Dikush ka interesin ta shpërbëjë plotësisht opozitën e rraskapitur. Dhe kjo për të mbajtur të paprekura interesat e tij, dhe të një klani pranë tij.

Partia Demokratike, që duhej të ishte promotori i lëvizjes opozitariste sot në Shqipëri, si një parti që ka qeverisur jo pak vite vendin, ndodhet në gjendje katastrofale. E ndarë në 2-3 grupime kameleonësh dhe interesaxhinjsh, ajo ka gjyqe pa fund për vulën, emrin, siglën, anetarësinë, etjjj. Ajo ka sot 2-3 kryetarë, dhe asnjëri prej tyre nuk thotë “hajde të bashkohemi”. Ata kanë kapur para, biznese, pasuri, kanë kapur dhe zyra dhe njerëzit e tyre të lëkundur sa andej-këndej, dhe nuk pyesin se 2025 erdhi. Natyrisht, edhe sikur sot të ndodhte bashkimi i tyre, ajo parti të paktën kërkon edhe nja 4 vjet punë organizuese, të arrijë atje ku ishte vite më parë. Dikush po kërkon “asgjesimin” e Partisë Demokratike. Dhe nuk është i vetëm.

Akuzat në fakt bien mbi Berishën, Bashën, Bardhin, Alibeajn, si eksponentët e kryqëzatës shkatërrimtare të kësaj opozite. Ata akuzojnë kryeministrin Rama për “luftë ndaj opozitës” dhe si “shkaktari i situatës ku ajo ndodhet”. Një absurditet idiotesk, që nuk do ta pranonte as politikani më foshnjërak i globit. Edi Rama, nuk ka asnjë interes të “përçajë” apo “ta lërë  vendin pa opozitë”,në një kohë kur Shqipëria po merr lëvdata dhe iniciativa rajonale dhe europiane në fushën e politikës së jashtme. Edi Rama, është njeriu i vetëm ndoshta, që ka “Zero” interes për të “përçarë opozitën” e rraskapitur. Eshtë jashtë vëmëndjes së tij, si kryeminister, apo dhe kryetar partie, problemi dhe kaosi që ka mbuluar atë parti.

Shqipëria sot, ka 1001 probleme dhe halle të tjera, që lidhen me investimet, punësimin, shkollimin, artin, kulturën, përsosjen e shërbimeve ndaj qyteterit, plotesimin e “detyrave” të vëna nga Bashkimi Europian, politikën e jashtme dhe politikat  e brëndshme, ndërkohë që “halli” i opozitës është i fundit. Ata që kanë marrë përsipër ta kenë mision shkatërrimin e saj, duhen kërkuar dhe gjetur brënda asaj partie. dhe gjenden lehtë.

Mjafton tu zbulosh interesat pasurore, klanore dhe familjare, mjafton tu zbulosh aferat dhe përfitimet monetare, për tu bindur plotesisht se, kush e do asgjesimin politik të asaj partie.

Next Post
A po e kalon Blloku i PD-së pushtetin te pasardhësit?!

"Lufta Argita- Basha, përgatitje për ndarje pushtetesh"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD ka shkatërruar strukturat”- Dashnor Sula: Kështu si është katandisur opozita, Rama do t’i fitojë prapë zgjedhjet!

“PD ka shkatërruar strukturat”- Dashnor Sula: Kështu si është katandisur opozita, Rama do t’i fitojë prapë zgjedhjet!

November 19, 2026
Moti i keq/ Shembet masivi shkëmbor në Bulqizë, bllokohet rruga Qafë e Buallit–Krastë!

Moti i keq/ Shembet masivi shkëmbor në Bulqizë, bllokohet rruga Qafë e Buallit–Krastë!

November 19, 2026
Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje

November 19, 2026
Takimi i Trump me Xi dhe Putin në Kinë, Tusk reagon ashpër: Zoti im, na ruaj nga miq të tillë!

Takimi i Trump me Xi dhe Putin në Kinë, Tusk reagon ashpër: Zoti im, na ruaj nga miq të tillë!

November 19, 2026
Pas konstituimit, kandidati i listës së studentëve Aleksandar Çupiç, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë!

Pas konstituimit, kandidati i listës së studentëve Aleksandar Çupiç, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë!

November 19, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

“Mos e humbni këtë mundësi!”- Ministria e Jashtme hap dyert për diplomatët e rinj, ministri Hoxha: Edhe dy ditë kohë për të aplikuar, Shqipëria…

November 19, 2026
Makina përplaset me motorin, plagoset një nga drejtuesit, dërgohet në spital!

Makina përplaset me motorin, plagoset një nga drejtuesit, dërgohet në spital!

November 19, 2026
“E pamundur, s’janë të lidhura në rrjet”- Berisha akuzoi për servera paralelë për votimin elektronik, Celibashi e rrëzon: Pajisjet, 100% të sigurta!

“E pamundur, s’janë të lidhura në rrjet”- Berisha akuzoi për servera paralelë për votimin elektronik, Celibashi e rrëzon: Pajisjet, 100% të sigurta!

November 19, 2026
“Pirateria është konkurrencë e pandershme”- Drejtuesja e AMA propozon koalicion me operatorët e internetit!

“Pirateria është konkurrencë e pandershme”- Drejtuesja e AMA propozon koalicion me operatorët e internetit!

November 19, 2026
“Kishte shumë provokime”- Shaqiri rikthehet te gjesti i shqiponjës ndaj Serbisë: Ishte një reagim emocional!

“Kishte shumë provokime”- Shaqiri rikthehet te gjesti i shqiponjës ndaj Serbisë: Ishte një reagim emocional!

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In