• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush përfiton sipas skemës së re të ndihmës ekonomike

by A R
10/02/2018 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri ka sqaruar procesin e shtrirjes së skemës së re të ndihmës ekonomike.

Kjo skemë sipas zv.ministres do të shtrihet në të 9 qarqet e vendit, dhe do të ndryshojnë kushtet për të përfituar atë. Sipas Kospirit do të targetohen më mirë familjet e varfra dhe do të përfitojnë dyfishin e pagesës së mëparshme. Sipas saj, skema e re do tu japë fund abuzimeve dhe atyre familjeve që e përfitojnë pa të drejtë.

“Reforma në skemën e ndihmës ekonomike eshte nje risi qe kapercen kufijte e perjashtimit dhe targeton më të varfrit, duke i dhënë pagesën e ndihmës ekonomike atyre që kanë vërtet nevojë. Kjo skeme e re ka në bazë të saj vetëdeklarimin nga familjet aplikuese para administratorit vetem me nje mjet identifikimi, të dhënat e të cilëve hidhen në një sistem elektronik dhe kalojnë në një proces verifikimi me sistemet e tjera online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimeve shoqërore, etj, për vërtetësinë e tyre. Procesi me pas vijon me verifikimin e situates në terren.  Kjo skemë u konceptua për të eleminuar subjektivizmin dhe abuzimet, si pasojë e të cilave, shumë familje nuk mund të përfitonin pagesen e ndihmes ekonomike. Nderkohe qe familje të tjera e përfitonin pagesën PA TË DREJTË. Pasi u pilotua në 3 qarqe, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, aktualisht skema e re e ndihmës ekonomike sapo ka nisur të shtrihet në 9 qarqet e tjera të vendit“, tha ajo.

Nder te tjera zv.ministrja sqaroi se nepermjet kesaj skeme nuk rritet artificialisht numri i perfituesve të ndihmës ekonomike por targetohen me mire familjet e varfra. Masa e pageses tashme eshte e plote dhe eshte sa dyfishi I pageses se mepareshme. Në këtë skemë janë përfshirë një numër I konsiderueshëm aplikuesish të rinj, të cilët më parë, edhe pse ishin familje në nevojë, nuk mund te aplikonin, per shkak te kritereve përjashtuese që kishte skema e vjetër, te cilat sot jane hequr.

“Duke qenë se procesi është ende I hapur, po analizojmë shkaqet e mospërfshirjes së këtyre familjeve, ku nuk përjashtohen edhe gabimet në aplikime, ndaj, për këtë arsye, do të rivlerësohen edhe njëherë këto raste, përmes sistemit elektronik dhe verifikimeve në terren. Megjithatë, edhe pas verifikimeve, nëse familjet në nevojë të cilat nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e skemës sipas sistemit elektronik, do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi që tashmë bashkitë kanë marrë për ti mbështetur këto familje. Aktualisht Bashkive ju është disbursuar një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike, I cili është dy herë më I lartë se fondi I mëparshëm. Ndaj i nxisim Bashkitë, që përmes kritereve social-ekonomike që ato përcaktojnë- ta përdorin fondin që kanë në dispozicion sa më parë- për të mbrojtur çdo aplikues jo abuzues që del nga skema e ndihmës ekonomike, deri në momentin e krijimit të një mundësie punësimi për të. Familjet aplikuese me pjesetarë në moshë punë listohen të parat në përfituesit e vendeve te reja te punes, permes nje marreveshje te Sherbimit Social Shteteror me Sherbimin Kombetar te Punesimit“, tha ndër te thera zv.ministrja.

Next Post
Milani shënon fitore të thellë 4-0 ndaj Spalit

Milani shënon fitore të thellë 4-0 ndaj Spalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In