• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush paguhet më shumë se kancelari në Gjermani? Olaf Scholz merr rreth 360 000 euro në vit

by Java News
28/12/2022 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelari gjerman Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtues kompanish private dhe institucionesh shtetërore. Këtë e tregon lista e Ministrisë së Financave, e cila u është vënë në dispozicion gazetarëve pas shumë kërkesash dhe korrespodencash mes deputetit, Jan Korte, kreu i grupit parlamentar të partisë e Majta në Bundestag dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave.

Sipas kësaj liste, të paktën 21 anëtarë të bordeve të drejtorëve apo menaxherë të kompanive dhe institucioneve shtetërore kanë një rrogë më të lartë se kancelari Olaf Scholz, i cili merr rreth 360.000 euro në vit.

Drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave Gjermane (Deutsche Bahn AG), Richard Lutz, fiton më së shumti nga menaxherët dhe drejtuesit e kompanive që janë nën pronësinë e shteti. Pagë e tij vjetore është 900.000 euro dhe në këtë të dhënë nuk janë përfshirë rritja e pagës prej dhjetë për qind gjatë këtij viti (2022). Po ashtu nuk janë marrë parasysh as pagesat shtesë në formën e shpërblimeve, bonueseve dhe pagesave të tjera. Në këto llogaritje paraqiten pra vetëm të dhënat për rrogat bazë, të cilat ndonjëherë dallojnë shumë nga të ardhurat në tërësi.

Pas drejtorit të Deutsche Bahn, i dyti në radhë në listë me 863.000 është Stefan Hofschen, drejtori i përgjithshëm i Shtypshkronjës Shtetërore (Bundesdruckerei GmbH), e cila ndër të tjera është përgjegjëse për prodhimin e pasaportave, dokumenteve personale, pullave postare, kartëmonedhave, si dhe pajisjeve për prodhimin e tyre.

Më pas në listë vijnë anëtarët e tjerë të bordit të Hekurudhave Gjermane dhe anëtarët e bordit të Bankës Shtetërore për Zhvillimimin, KfV, të cilët marrin nga 555.400 deri në 687.600 euro në vit.

Pagat e CEO-ve të qendrave të ndryshme kërkimore si ajo Helmholtz, qendra për kontrollin gjerman të trafikut ajror, Autobahn GmbH, e operatorit të mbledhjes së tarifave Toll Collect dhe Agjencisë Financiare Federale gjermane janë pjesërisht po ashtu mbi pagën e kancelarit ose të ngjashme me rrogën e tij vjetore.

Kërkesat e drejtuara ministrit Lindner

Në korrespondencë me Ministrinë e Financave, deputeti Korte iu drejtua konkretisht ministrit Christian Lindner (FDP), i cili së fundi tha se asnjë drejtor i mediave që përfshihen në grupin e mediave publike gjermane – ARD – nuk duhet të fitojë më shumë se kancelari dhe se paratë e takspaguesve dhe të atyre që paguajnë taksën e detyrueshme televizive duhet të shpenzohen me kujdes. Politikani i majtë i ka shkruar ministrit Lindner se e mbështet këtë qëndrim, duke shtuar se: “Megjithatë, në mënyrë që kërkesa juaj të kuptohet plotësisht, do të ishte e rëndësishme të dini se kush në institute, institucione apo kompanitë federale merr një pagë më të lartë se kancelari. Duhet të jeni më të kujdesshëm me paratë e taksapaguesve”.

Sipas Rrjetit Gjerman të Redaktorëve (RND), Korte i ka kërkuar këto të dhëna dy herë. Më në fund Ministria e Financave i dërgoi deputetit listën e kërkuar, ku shihen pagat e gjithsej 151 anëtarëve të bordeve dhe të drejtuesve të kompanive dhe institucioneve të ndryshme të shtetit gjerman.

„Situatë absurde”

“Krahasuar me bordin drejtues të Deutsche Bahn AG, kancelari Scholz punon pothuajse në baza vullnetare,” thotë Korte, pas shikimit të listës.

“Kancelari po të ishte drejtues i Shtypshkronjës Shtetërore do të kishte ndoshta më pak stres dhe një rrogë dyfish më të lartë”. Është një situatë absurde. Duhet të ndalet politika e gabuar e privatizimit të infrastrukturës dhe institucioneve shtetërore”. Hekurudhat shtetërore, Shtypshkronja shtetërore dhe shumë kompani të tjera janë privatizuar së pari, e pastaj janë blerë prapë nga shteti.

Rrogat e disa drejtuesve – sekrete!

Sipas RND, lista e pagave nuk është e plotë: Në disa raste, Ministria i ka rekomanduar deputetit Korte se duhet të drejtohet tek Agjencia e Bundestagut për mbrojtjen e të dhënave personale. Për rrogat e krerëve të disa institucioneve, si presidentit të BaFin apo dy anëtarëve të bordit të FMS, një lloj “Bad Bank” për likuidimin e Hypo Real Estate të shtetëzuara, deputeti ka mundur të informohet por nuk guxon t’i publikojë këto të dhëna.

Korte e kritikon ashpër këtë rregull: Nëse Lindner – me të drejtë – kërkon transparencë për pagat e drejtuesve në mediat që përfshihen në grupin e mediave publike gjermane – ARD, atëherë këtë duhet ta bëjë edhe në sektorin e institucioneve që i përgjigjen vetë ministrit, thotë Korte. Sipas tij, është plotësisht e pakuptueshme që informacionet për rrogat e disa prej drejtuesve të institucioneve federale të klasifikohen si sekret dhe të mbrohen prej Agjencisë së Bundestagut për mbrojtjen e të dhënave personale. /DW

 

 

Next Post
Dyshohet se është përgjegjës për videot horror, arratiset shqiptari që akuzohet për përdhunimin e 15-vjeçarit në Greqi

Dyshohet se është përgjegjës për videot horror, arratiset shqiptari që akuzohet për përdhunimin e 15-vjeçarit në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

July 7, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In