• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kush nuk përdor kasën fiskale, do të shkojë në burg

by
02/08/2015 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksioni i qeverisë për të luftuar informalitetin në sektorin e biznesit në muajin shtator, do të shoqërohet me masa ndëshkimore drastike. Siç raporton Vizion Plus nisur nga ndryshimet ligjore të cilat janë depozituar në Këshillin e Ministrave dhe pritet të miratohen në fillim të muajit që vjen, spërmarrësit për herë të parë, do të përballen me një plan të qeverisë i cili nuk do të ketë më asnjë tolerancë për ata të cilët bëjnë evazion.

Kështu, çdo biznes, i cili nuk ka kasë fiskale, ose kapet pa dhënë kuponin tatimor, do t’i sekuestrohet malli që herën e parë. Nëse i njëjti rast përsëritet, atëherë pronari ose administratori i firmës do të shkojë në burg. Në variantin e parë të depozituar në qeveri, ministria e Financave kishte propozuar rritje të masave ndëshkimore dhe gjobave, por jo ndjekje penale për bizneset.

Burime konfidenciale për Vizion Plus sqarojnë se këto ndryshime janë bërë më pas nga ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, e cila drejtohet nga Ermonela Felaj, dhe me shumë gjasa, qeveria do të miratojë këtë variant. Rregullat e reja kanë krijuar madje edhe një debat mes të dy ministrive, asaj të Financave dhe asaj të Marrëdhënieve me Parlamentin, për faktin se financat argumentonin se nuk mund të çojnë për ndjekje penale bizneset të cilët bëjnë shkelje administrative.

Së bashku me këto masa, grupi i punës i ngritur nga kryeministria po përgatit edhe një plan veprimi i cili do të nisë menjëherë në shtator. Lajmi i mirë vjen për biznesin e madh, i cili paguan rregullisht taksat: asnjë kompani e klasifikuar te “VIP”-at nuk do të ketë më kontrolle tatimore të befta.

Inspektorët tatimorë do të shkojnë në dyert e bizneseve të mëdha vetëm në bazë të analizës së riskut. Ndryshimet që do të ndodhin ndëshkojnë më shumë bizneset dhe tregtarët e vegjël, ku pjesa më e madhe e tyre shesin në informalitet të plotë dhe nuk mbajnë kasë fiskale.

Next Post

Flet Profesor Horge Emilio Sierra Montoja: Si po ndryshon biznesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

June 16, 2026
Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

June 16, 2026
SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

June 16, 2026
“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

June 16, 2026
“Janë 82 deputetë, oqeani nuk është më i njëjti”, protestuesi flet për largimin e Marjana Koçekut nga PS

Ka dalë llumi në tribunë

June 16, 2026
I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

June 16, 2026
Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

June 16, 2026
Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

June 16, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

June 16, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In