• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush mungon zëvendësohet”/ Drejtoresha e Arsimit: 300 shkolla mësim me dy turne, tre kushte për mësuesit

by
24/09/2021 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur tre ditë nga nisja e vitit të ti shkollor, autoritetet kanë marrë masat për respektimin e protokollit anti-COVID në klasa. Në një lidhje Skype me “Radarin Informativ”, drejtoresha e Arsimit parauniversitar Zamira Gjini deklaroi se janë 300 shkolla në vend që do të zhvillojnë mësimin me dy turne, ndërkohë që orët do të jenë 25 minuta në mënyrë që të zbatohet distanca e nevojshme mes nxënësve.

“Me 27 shtator fillon viti i ri shkollor. Janë marrë masat që të organizohen mënyrat e zhvillimit të mësimit në shkolla sipas kushteve specifike në secilën shkollë. Janë njoftuar edhe prindërit për mënyrën e zhvillimit të mësimit dhe rregullat që duhet të zbatojnë sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë. Skenari i mësimit me turne do të bëhet në shkollat që kanë numër të madh nxënësish. Janë rreth 1200 shkolla që do e zhvillojnë mësimin me orë normale dhe me një turn. Janë rreth 300 shkolla që do të zhvillojnë mësimin me dy turne. Dhe në orë mësimore jo 45 minuta por 25 minuta për shkak të numrit të madh të nxënësve nëpër klasa”, deklaroi Gjini.

Ajo u shpreh se deri më tani janë 80% e mësuesve që kanë marrë një dozë vaksine ndërsa 66% janë vaksinuar me të dyja dozat. Gjini theksoi se mësuesit duhet të kenë patjetër vaksinën, test PCR, ose një dokument që vërteton se e kanë kaluar COVID jo shumë kohë përpara. Në lidhje me mësuesit që do të mungojnë në klasa qoftë prej COVID, apo edhe për arsye të tjera, Gjini shtoi se janë marrë masat për zëvendësimin e tyre me mësues nga portali “Mësues për Shqipërinë”.

“Janë marrë masat për të krijuar mjedisin fizik për nxënësit në shkolla. Të gjitha shkollat kanë për detyrim të zbatojnë protokollin e ministrisë së Shëndetësisë. Ne kemi të dhëna për numrin e mësuesve që kanë marrë vaksinat. Sot 80% e mësuesve kanë marrë një vaksinë. 66% kanë marrë dy vaksina. Ata që nuk e kanë duhet të kenë test PCR ndërsa ata që e kanë kaluar jo shumë kohë përpara duhet të paraqesin dokumentin që e vërteton. Mësuesit duhet të kenë një nga këto të treja. Nëse një mësues nuk do paraqitet në shkollë për arsye të ndryshme janë marrë masa që ata të zëvendësohen nga mësues nga portali “Mësues për Shqipërinë”.

Ministria e Arsimit ka qenë në inspektime për të parë si është situata në shkolla. Të gjitha masat janë marrë. Mjedisi fizik është gati. Janë marrë masat për procesin mësimor. Është hartuar orari mësimor dhe është realizuar shpërndarja e teksteve shkollore. Në varësi të situatave kemi gati skenarët. Edhe nëse do të ndodhë që do të mbyllet procesi mësimor në shkolla, mësimi do të zhvillohet online. Rast pas rasti do të shohim si do të jenë kushtet. E rëndësishme është të ketë mësues për të zhvilluar mësimin në çdo ditë”, u shpreh ajo.

/b.h

Next Post
“Gërdeci, dosja e parë që hapet për Berishën”/ Avokati: Hetim dhe për letrën e Bumçit drejtuar Shkelzen Berishës

“Gërdeci, dosja e parë që hapet për Berishën”/ Avokati: Hetim dhe për letrën e Bumçit drejtuar Shkelzen Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com