• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush merr pjesë në Kuvendin e Berishës përjashtohet nga PD”/ Paloka- Bashës: Çmenduri, vendos shumica, jo kush mban vulën!

by
17/11/2021 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka folur në lidhje me situatën që po kalon Partia Demokratike.

Gjatë një interviste, Paloka komentoi dhe deklaratat e Lulzim Bashës sot gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, ku kërcënoi me përjashtim të kujtdo që do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe që sipas tij do të krijojë institucione paralele me PD.

Ai shtoi se shumica vendos mbi pakicën, ndërsa shtoi se do të ishte çmenduri dhe katastrofë për drejtuesit aktualë të PD nëse tentojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Pjesë nga intervista:

Z.Paloka, po tentoni të luani rolin e një ndërmjetësi, te cili Kuvend do të merrni pjesë, 11 apo 18 dhjetor?
Uroj që kjo çështje të mbyllet me sa më pak dëme për PD-në. Nëse do të ecet me këtë rrugë, e kam deklaurar, unë do të jem më shumicën e delegatëve, me 4200 delegatëve që kanë kërkuar mbledhjen në datën 11.

I trembeni përjashtimit?

Duhet ta kemi parasysh të gjithë. Në mbledhjen e kryesisë së PD, dy prej nënkryetarëve të PD, i pari tha se edhe nëse PD përçahet, nuk kemi ça ti bëjmë do të ndodhë. E dyta deklaroi me qetësinë më të madhe që nëse ka ardhur momenti që PD të shkatërrohet, atëherë le të shkatërrohet. Këtu pastaj emi përballë, jo me Edi Palokën, por me shumicën e demokratëve. Ne nuk mund të lejojmë që për hir të karrigeve, për hir të dy zyrave që mbajnë disa njerëz sot në PD të shkatërrohet PD.

Nuk e di kush mund ta pranojë këtë. Nuk e di çfarë mendje e sëmurë të jetë që edhe ta thotë edhe ta mendojë që kjo mund të ndodhë me qetësinë më të madhe. PD është partia që unë kam themeluar me studentët e Dhjetorit, me Sali Berishën, Azem Hajdarin, Aleksandër Meksin e shumë të tjerë, PD është jeta ime, kam 30 vjet në këtë parti, janë dhe shumë të tjerë si unë.

PD nuk janë ato zyra që kemi ne, as ato akrrige, as vula, por janë ata qindra e mijëra demokratë, militantë, që janë anëtarë të PD që nga 11 dhjetori i 1990, janë përleshur dhe burgosur, janë prej 8 vitesh rrugëve nën dhunën e një qeverie që më antishqiptare nuk mund të bëhet, këta janë PD-ja.

Nëse dikush për një moment për interesa të tij mendon, pra një pakicë, se mund të largojë shumicën dhe të mbajë karriget dhe zyrat vetë, kjo nëse do të ishte e vërtetë, sepse uroj të mos ketë asgjë të vërtetë, do të ishte katastrofë për ata, jo për demokratët. PD është e militantëve, e anëtarëve të saj, e atyre 620 mijë votuesve të PD, nuk është as e Edi Palokës, as e Lulzim Bashës, madje as e Sali Berishës nëse ai do të sillej në këtë mënyrë.

Vendos shumica në PD, vendos anëtarësia dhe unë për këto arsye deri më sot kam këmbëngulur dhe kam kërkuar që palët të gjejnë një zgjidhje mes tyre. Dhe e vetmja zgjidhje ishte vota. Ia kam kërkuar Lulzim Bashës. Sali Berisha natyrshëm ka dalë në këtë zgjidhje, kërkon votën për të zgjidhur këtë çështje. Ia kam kërkuar edhe Lulzim Bashës. Pse kemi arritur në këtë pikë, t’ia lëmë në dorë delegatëve.

Le të votohemi të gjithë si dikur. Dikur në PD votohej gjithsecili prej nesh nga kryetari i partisë, kryeministri, presidenti që ishte Sali Berisha, kryeministri ishte Aleksandër Meksi, e deri te i fundit që isha unë gazetar i ‘Rilindjes Demokratike’. Vota vendos, kush është shumicë dhe jo kush mban vulën, zyrën apo karriget. Nëse dikush çmendet dhe mendon se do të dalë si pakicë mbi shumicën, kjo është fatkeqësi për të.

/b.h

Next Post
Skandali i përsëritur/ Firmat e ‘Foltores’ së Berishës, me gjeneralitete false dhe pa qenë anëtar i PD

Skandali i përsëritur/ Firmat e ‘Foltores’ së Berishës, me gjeneralitete false dhe pa qenë anëtar i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftanija kalon dhe nga Shqipëria, CNN zbardh planet/ Trump mund të sulmojë brenda Venezuelës

Raporti i gabuar i Inteligjencës Artificiale për pak sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë! Ushtria amerikane u përgatit që…

September 19, 2026
Shqipëria në NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

Shqipëria në NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

September 19, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Detaje të tjera tronditëse nga vdekja e këngëtarit Mazonakis në klinikën private: Më matën aurën dhe më dhanë ilaçe homeopatike!

September 19, 2026
Arabia Saudite nën alarm, shpërthim i fuqishëm gjatë natës, goditen dhe sistemet e navigimit në aeroport

Arabia Saudite nën alarm, shpërthim i fuqishëm gjatë natës, goditen dhe sistemet e navigimit në aeroport

September 19, 2026
Revista italiane, jehonë Shqipërisë: Destinacioni më ekonomik i Europës!

“The Independent” rekomandon Shqipërinë: Mes Rivierës dhe Alpeve, një vend jo vetëm për pushime e turizëm!

September 19, 2026
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

Ligji i ri amerikan kundër Rusisë, Trump mund t’i ndëshkojë shtetet që blejnë naftë dhe gaz nga Moska!

September 19, 2026
“Një fuqi e madhe si Rusia mund të jetë edhe aleate”/ Habit Le Pen: Na ndihmon në…

“Rreziku është real”- Paralajmërimi “i çmendur” i Marine Le Pen: Ose NATO hyn në luftë, ose do të kemi një “Luftë Njëqindvjeçare”!

September 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

Vranësira dhe reshje të dobëta në verilindje e lindje, ja parashikimi i motit për sot!

September 19, 2026
Çelet ekspozita me fotot e rralla të Nënë Terezës në COD

Çelet ekspozita me fotot e rralla të Nënë Terezës në COD

September 19, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

“Groenlanda “molla e sherrit”, arrihet marrëveshja historike mes SHBA dhe Danimarkës, ja për çfarë u ra dakord mes palëve

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com