• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush më thotë vëllai i Vuçiçit, amanet mushkat”, Rama i qëndron krijimit të Shengenit ballkanik: Është interes strategjik

by Ardit Rada
30/06/2020 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka qëndruar sërish mendimit për krijimin e një shengeni ballkanik, ndërsa ka ironizuar dhe ata që e quajnë vëlla me presidentin e Serbisë. Me batutë ai thotë se kush e thërret vëlla i Vuqiqit, amanet mushkat.

Rama tha se nuk ka frikë nga mendimet e tij dhe faktit si do të ndikojnë në kancelaritë europiane akuzat e tij kundër prokurorisë speciale. “Çfarë kam mësuar në 7 vite kryeministër është se keqkuptimet më të mëdha me të huajt janë produkt i intrigave mes shqiptarëve, sikur i do hasmi.

Nëse shqiptarët që kanë komunikim me të huajt do të bënin atë që bënin disa popuj të tjerë, që kanë bërë sukses të madh, që çfarë na ndan shqip nuk përkthehet anglisht, sot kombi ynë do të ishte uhu me miqtë që kanë, por fatkeqësisht është nga këtu në Prishtinë dhe nga atje në Tiranë ku prodhohet helmi për të prishur gjakun e miqve.

Sa i përket marrëdhënieve, nuk  i kam frikë mendimet e mia dhe të vërtetën time zakonisht di ta mbroj dhe ta imponoj edhe me miqtë kur është nevoja, nuk e kam problem. Kjo është një e vërtetë e tmerrshme” tha ai.

Lufta me Serbinë tani, është diplomatike, tha Edi Rama. Ai përsëriti edhe njëherë rëndësinë e Shengenit Ballkanik dhe theksoi se Kosova nuk ka nga shkon, por do të bëhet pjesë e procesit. “Sa i përket vëllait tim Vuqiqit, kjo është etiketa e njërës prej fabrikave të politikës këtu që shpërndan në rrjete sociale.

Unë mbetem ai që kam qenë dhe jam ai që jam, kush nuk ndryshon mendim nuk është njeri i mençur. Shengeni Ballkanik është interes i Shqipërisë dhe Kosovës. Sikur të mos kishim humbur kohe me përralla kufiri aty do të ishte sikur vjen nga Prishtina në aeroport, asnjë kontroll për njerëzit.

Në këtë proces nuk duhet të harrojmë se jemi në paqe dhe korsitë janë të ndara edhe për trajtimin e krimeve të luftës edhe për aspektet e tjera, fqinjin nuk e zgjedh. Presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim ne, por interesin strategjik. Shengeni Ballkanik është interes strategjik i shqiptarëve. Me Shengenin Ballkanik të gjitha vendet kanë hyrë dhe dalje të përbashkëta.

Kush më thotë vëllai i Vuqiqit i them amanet mushkat. Lufta për Serbinë është spostuar në terrenin për njohje dhe zgjidhje përfundimtare të këtij ngërci historik, nuk di që lufta diplomatike mund të fitohet me barrikada dhe duke shpallur tradhtuar lart e poshtë. Të gjithë do të hyjnë në këtë proces, edhe Kosova, nuk ka rrugë tjetër” tha Rama.

/e.rr

Next Post
Lefter Maliqi “tradhton” opozitën parlamentare: Do votoj marrëveshjen për “Reformën Zgjedhore”, i ka ikur koha Edi Ramës

"Zgjedhorja"/ Maliqi në matematikë si Basha, "fshin" nga Parlamenti 20 deputetë: 45 mandate do t'i marrë Rama dhe 75 Opozita e bashkuar. Po të tjerët?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

September 7, 2026
“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

September 7, 2026
Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

September 7, 2026
Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

September 7, 2026
VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Zjarri ‘përpiu’ Himarën, kryebashkiaku Tavo: Vumë në dispozicion palestrën e shkollës për evakuime, por…

September 7, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen

September 7, 2026
35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

September 7, 2026
Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

September 7, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Izolohet zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen 27 hektarë me shkurre dhe pemë

September 7, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com