• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush matet me Lea Ypin

by Edison Ypi
08/01/2026 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Me Lea Ypi po kanë paturpësinë të maten ca mjeranë, ca njëqelizorë, ca aq të vegjël, sa nga qiejt ku fluturon Lea Ypi nuk i dallon dot as me mikroskop elektronik.
Po guxojnë ta rrejnë veten se mund të maten me Lea Ypin ca lehësa, ca lëpirësa, ca uritha që mbijetojnë me kockat e thata që u hedh Sali Kulla, i cili, mishin e vjedhur të kockave të zbrazura që u hedh lehësave, e ka ngrënë vetë paraprakisht.

Nuk tuten të maten me Lea Ypin as zhgani i analfabetëve funksionalë që Shqipen e flasin me 150 fjalë dhe e shkruajnë me 20 gërma.

Prej atyre që i rren menia se mund të maten me Lea Ypin janë edhe ata që nuk e dinë se dituria nuk shitet, nuk blihet, nuk vidhet, nuk këmbehet, nuk vihet bast, nuk fitohet as nuk humbet në bixhoz, por vetëm mësohet me shumë mundim në shumë shkolla, dhe në shumë përvoja të vështira nga jeta. Nuk e dinë, as haber nuk kanë, se Politika është shkencë. Librat nuk i shkruajnë dot me abrakadabra spiunat që në Lidhjen e Shkrimtarëve i solli Sigurimi. Është dhunti e rrallë. Është dhuratë e Zotit. Kërkon frymëzim të thellë, njohje të gjithanshme, urtësi, diplomaci, mirkuptim, shëndet, vullnet, vendosmëri, cilësi këto që nuk i ka halabaku lehës që trillon, shpif, intrigon, e gënjen mendja se mund të matet me Lea Ypin.

Në të vërtetë, të matesh me Lea Ypin nuk është e pamundur. Por ka ca kushte.

Kandidati që ulurin me turi nga qielli të kthehet disa shekuj pas. Te gjyshërit hyzmeqarë pa asnjë perspektivë imediate apo historike. T’i transfigurojë ata fatkeqë. T’i shndrrojë në njerëz për së mbari. T’i veshi, mbathi, lajë, pastrojë, krehë, dhe pasurojë. Pas pasurimit, t’i shndërrojë, nga rrjepacukë në bejlerë, pashallarë, vezirë, gjeneralë. Njërën prej çupave të pashallarëve, budallai i sotëm, udhëtari në kohë, që aspiron të matet me Lea Ypin, ta dërgoje të mësojë në një Kolegj europian.

Ku çupa të shquhet. Të dalë e para me mësime dhe dije mes krejt djemve, sepse është e vetmja vajzë në atë Kolegj. Kjo do jetë gjyshja e kandidatit të ardhshëm deridiku si gjyshja legjendare e Lea Ypit. Pastaj, gjyshen e vet, konkurrrenti trushkulur, ta lërë të martohet me një fisnik dhe aristokrat. Pakashumë si një Ypi. Nga ata që, përveçse zengjinë, ishin të parët rilindas, të cilët, nuk bënë si bëjnë morrat e sotëm që vjedhin Shqipërinë për të majmur veten, por shkatërruan veten për të mos e lënë Shqipërinë të vdiste. Pas martesës, gjyshja e pretenduesit për tu matur me Lean Fenomenale, të bëjë jetën që meriton, jetën mondane.

Kur as Churchilli as Zoti nuk e ndali dot shumicën e shqiptarëve të sillnin në krye një rrugaç gjirokastrit, gjyshja në fjalë, bashkë me njerëzit e saj të shkojnë të shkojnë të sakrifikohen me këmbët e veta. Konkurrenca ka çmim. Në burg, pushkatim, varje në litar, internim, andej nga Lushnja, Semani, Divjaka, Bashtova.

Kur burgjeve dhe internimeve tu japi fund Regani dhe Gorbaçovi, langaraqi pretendent për tu krahasuar me Lea Ypin, të bëjë sikur themeloi Partinë Demokratike me në krye hajdutin dhe mashtruesin Sali Kulla. Dhe fill të nisi të lëpijë kockat që ja hedh Sali Hajduti. Sdo ishte keq, në këtë fazë të ringjalljes së tij, në gjurmët dhe shembullin e Lea Ypit, kandidati konkurrent për tu matur me Lean, të mësojë të flasë e të shkruaj ca gjuhë të huaja si Lea Ypi: Italisht më prerë se Meloni, ferngjisht më bukur se Macroni, american english më vendosmërisht se Trumpi, british english më fuqishëm se Shekspiri. Dhe të shkruajë libra që të përkthehen në 40 gjuhë. Vetëm po i plotësoi këto kushte i përket e drejta të matet me Lea Ypin. Tjetër shteg, rrugë, mënyrë, për tu matur me Lea Ypin nuk ka.

Nëse kandidati ose kanditatët në fjalë udhëzimet si më lart nuk i përfillin, Lea Ypi do i marri të gjithë llapaqenat një nga një me pirun ose me një kërruajtëse dhëmbësh do i fusi në një makinë copa mishi e do i nxjerri rrota sallami. Ose me një ofshamë keqardhjeje dalë nga fundi i mushkërive do ngrejë një furtunë aq të tmerrëshme, sa ta zhduki nga faqja e dheut krejt rracën e buburrecave dhe lapangjozave që guxojnë të maten me fenomenalen dhe gjenialen Lea Ypi.

Next Post
Njëri prej tyre u plagos aksidentalisht në dorë/ Policia arreston 3 persona për gjueti të paligjshme

Rikthehen gjuetarët, Begaj i jep “OK” ligjit, bie ndalimi mbi 10-vjeçar

Comments 2

  1. Builder says:
    2 months ago

    Të lumtë mëndja që i tha dorës, të shkruajë këto rradhë që porsa lexova këtu në Kanadanë e largët.
    Të admiroj.
    Jo se e ke njeriun tënd të afërt Lea Ypin, por e meriton plotesisht nderin që ka, si njeri në rradhë të parë (që ndër shqiptarët e salillëkut, zor se gjen një të tillë), e mandej si formim, kulturë e shkencëtare akademike që është, arritje këto me shumë mund e sakrifica, që lukunitë e salhurit e salqenit, i përçmojnë duke u mburur me formimin plepor dhe kristalor që kanë.
    Me shumë respekt për Lea Ypin, që krahas shkencës, ka krijuar, mbajtur e mbrojtur familien e femijët e sajë, gjë që tregon, stërmundimin që ka bërë, për të arritur, ty ku ka arritur.
    Oxhaku, kurrë nuk bëhet buxhak.
    Soji, mbete soj, e nuk bëhet sorollop.

    Reply
  2. Builder says:
    2 months ago

    Të lumtë mëndja që i tha dorës, të shkruajë këto rradhë që porsa lexova këtu në Kanadanë e largët.
    Të admiroj.
    Jo se e ke njeriun tënd të afërt Lea Ypin, por e meriton plotesisht nderin që ka, si njeri në rradhë të parë (që ndër shqiptarët e salillëkut, zor se gjen një të tillë), e mandej si formim, kulturë e shkencëtare akademike që është, arritje këto me shumë mund e sakrifica, që lukunitë e salhurit e salqenit, i përçmojnë duke u mburur me formimin plepor dhe kristalor që kanë.
    Me shumë respekt për Lea Ypin, që krahas shkencës, ka krijuar, mbajtur e mbrojtur familien e femijët e sajë, gjë që tregon, stërmundimin që ka bërë, për të arritur, aty ku ka arritur.
    Oxhaku, kurrë nuk bëhet buxhak.
    Soji, mbete soj, e nuk bëhet sorollop.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In