• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush ka shenja, duhet ta konsiderojë veten të prekur me COVID”, Brataj: Po të respektojmë masat, infeksioni bie me 80%

by Ardit Rada
13/07/2020 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se, rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muaj korrik vjen si rezultat i heqjes së masave kufizuese dhe “teprimit me mos respektimin e masave mbrojtëse”.

Z. Brataj gjatë intervistës me gazetaren e Euronews Albania, Bruna Çifligu, theksoi se, niveli i të prekurve mbetet në nivelin e 11-12%. Ai thotë se, në ditë 100 deri në 120 persona rekomandohen për testimi nga Urgjenca Kombëtare. Drejtori i Urgjencës Kombëtare tha më tej se, ka ndryshuar dhe sjellja e virusit pasi tashmë nuk shkakton dëmtime ndaj dhe në shumë raste pavarësisht kryerjes së tamponit shumë persona të infektuar rezultojnë negativë.

“Nëse virusi nuk kryen dëmtime nuk shfaqen simptoma ndaj edhe po të kryesh testim nuk del pozitiv. Ndaj është shumë e kujdesshme bërja e tamponit pasi një person pozitiv mund të dalë negativ dhe pas kësaj lëviz i lirshëm me këtë argument. Nëse je asimpotomatik është e vështirë që virusi të dalë nga kryerja e tamponit”, tha z. Brataj.

Për këtë arsye, doktori kërkon që të frenohet paksa ankthi që shumë njerëz kanë nga mos kryerja e testit.

“Një person që ka shenja dhe simptoma duhet ta konsiderojë veten të prekur dhe duhet të ruajë distancën dhe të mos dalë. Mos bërja e tamponit nuk duhet të justifikoi lëvizjen. Konsideroje veten të infektuar nëse ke shenja dhe ke qenë në kontakt me persona të infektua. Pasi një person mund të ketë ngarkesë të vogël virale, sa që nuk e kap as tamponi”, shtoi ai.

Për z. Brataj pavarësisht se numri i të prekurve me COVID-19 është rritur, shërueshmëria gjithashtu është rritur. Sa i takon viktimave, Brataj u shpreh se, shkalla mbetet në nivelin 2.66%.

“Nuk duhet të shikojmë numrin e vdekjeve sepse çdo ditë ka vdekje nga sëmundje të tjera. 2.66% është vdekshmëria sot. Duhet të bashkëjetojmë. Ka pasur viruse që kanë kaluar në 18 muaj dhe dy vjet. Nuk është se ky infeksion do të jetë pa fund. Nëse respektojë në 2-3 javë masat në mënyrë rigoroze, bie me 80% infeksioni”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare duke iu referuar studimeve më të fundit tha se, përdorimi i maskës parandalon me 70% infektimin me COVID-19. Z. Brataj bëri thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve në respektimin e distancimit dhe mbajtjen e maskës dhe të mos marrin për bazë teoritë konspirative pasi janë shumë të dëmshme.

/e.rr

Next Post
Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Njihuni me meshkujt e horoskopit që tradhëtojnë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Pjesë e organizatës së Jetmir Papës, Greqia sjell nën pranga të kërkuarin Florian Vuka! Grupi akuzohet se trafikoi mbi 7 tonë kokainë

August 21, 2026
“Sokrat, jemi këtu o shpirt, o vlla!”- Vrasja e turistit portugez në Ksamil, dalin para Gjykatës 11 të arrestuarit, familjarët i mbështesin me thirrje! (VIDEO)

“Sokrat, jemi këtu o shpirt, o vlla!”- Vrasja e turistit portugez në Ksamil, dalin para Gjykatës 11 të arrestuarit, familjarët i mbështesin me thirrje! (VIDEO)

August 21, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

August 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 22 Gusht 2026

August 21, 2026
Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

August 21, 2026
Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

August 21, 2026
Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

August 21, 2026
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

August 21, 2026
Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

August 21, 2026
NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com