• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush ka hyrë me të kuqe në përplasjen kokë më kokë Basha-Berisha

by Plator Nesturi
02/12/2021 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Dhjetori nisi me furtunë, si për të paralajmëruar se dimri ka hyrë plotësisht, porse kjo klimë duket se i përshtatet më së miri zhvillimeve të prtishme në PD që kanë hyrë në faza të acarta. Dy kongrese për një parti janë shumë dhe situata bëhet gjithmonë e më përplasëse ndërsa afrohen datat ku dy palët do të synojnë secila më vete pronësinë e selisë blu. Më 11 dhjetor do të mbahet një kongres i iniciuar nga Berisha dhe që nuk njihet nga pjesa zyrtare e PD-së, ndërsa më 18 dhjetor do të jetë kongresi i thirrur nga kryetari dhe kryesia e partisë. Sidoqoftë beteja pritet të bëhet e ashpër që pa u ngritur sipari i kongreseve ndërsa gjakrat po nxehen si për të sfiduar të ftohtin e dimrit. Akuzat janë bërë gjithmonë e më të rënda ndërsa gjuha e protagonistëve gjithmonë e më e hidhur. Sidoqoftë deri më tani beteja më së shumti ka qenë mediatike. Madje dhe Foltorja është shndërruar në një tribunë propogandistike mediatike, e përllogaritur për të përçuar nëpërmjet valëve televizive në orët më të ndjekura, mesazhet që duan të përcjellin tek anëtarësia dhe opinion publik. Nga ana e drejtuesve zyrtarë e të pozicionuar pranë kryetarit Basha, qëndrimet shprehen vetëm deklaratave zyrtare ku këmbëngulet se ka vetëm një Kongres dhe ai është i datës 18 dhjetor, dhe pjesëmarrja në debatet televizive ku kundërshtarë janë ish bashkëluftëtarët e dikurshëm të betejave elektorale.

PD është futur në syrin e ciklonit dhe nuk dihet si do të dalë pas kësaj stuhie. Por ajo që ishte më e çuditshmja është se askush nga palët nuk bëri tentativën më të vogël për ti shpëtuar kësaj vorbulle që me forcën centrifugale të saj mund ta copëtojë në shumë copëza partinë më të madhe të opozitës. Të gjithë së bashku, PD-istë dhe Foltoristë u drejtuan drejt kësaj përplasjeje pa kompromis dhe ku rezultati mund të sjellë shumë të panjohura për të ardhmen. Të panjohura si për PD-në ashtu dhe për zhvillimet e mëtejshme politike në Shqipëri. Pasi e gjitha kjo, duan apo nuk duan si ata që bërtasin për Foltoren por dhe ata që struken rreth Bashës, do të ketë pasoja të rënda për opozitarizmin në rrafshin afatmesëm pasi do të duhet të kalojë koha e duhur e mjaftueshme që PD apo çdo lloj formacioni që do të dalë nga përplasje asteroidësh mes tyre, të rigjejë vetveten dhe të ridimensionohet në platformë serioze të alternativës së të djathtës drejt pushtetit. Për këtë nuk duhen muaj, por vite të tërë dhe beteja elektorale të cilat nuk do ti vlejnë për ambicie qeverisëse por për temperim të strukturave dhe të përfaqëuseve të saj. Nisur nga kjo, me logjikën e ngjarjeve që kanë nisur dhe që priten të ndodhin gjatë dhe pas kongereseve të demokratëve, duket se PD e pret një periudhë e gjatë sakrificash deri sa të rigjejë drejtimin e vërtetë dhe që duket se nuk vlen me dy alternativat që i parashtrohen në dy kongreset përkatëse. I duhet kohë që të shndërrohet në parti moderne pasi realisht ajo nuk ka thjesht krizë lidershipi, pasi kriza brenda saj ka gjetur vend shumë më thellë. Plogështia e Bashës nuk mund të kurohet me rikthimin e “berishizmit” që pati sponsorizuar këtë lideri që sot kërkon ta rrëzojë.

Fakti që sot Foltorja ka hapur gjerësisht velat i detyrohen faktit se Basha nuk arriti të shkëputet plotësisht nga berishizmi dhe nuk mundi ta shërojë partinë që iu besua nga virusi i së shkuarës. Velat e Foltores janë fryrë pikërisht nga kjo plogështi pavarësisht se ky mllef nuk është rruga që i duhet PD-së për tu transformuar. Jo thjesht për faktin se alternativa përballë është Berisha që e ka shumë të freskët vulën e non grata. Çështja është tek modeli i tij dhe te fakti që dashuria për Berishën nuk mund të shkojë përtej një numri të konsiderueshëm anëtarësh partie që ose ndihen të lidhur shpirtërisht vetëm me Berishën ose që sukseset e të djathtës aq të shkuara në kohë lidhen vetëm me emrin e tij. Askush nuk merr mundimin të bëjë analizën se në këto tetë vite humbjesh Berisha ka qenë gjithmonë pas Bashës dhe se ka qenë pikërisht ai kryekëshilltari dhe promovuesi i lëvizjeve që çuan në rënien e besimit në elektorat të demokratëve.

Por nëse në këtë klimë entusiazmi që kërkon të stimulojë Foltorja, nga anëtarësia e PD-së rrallë kush e rikujton se pjesë e humbjeve të tanishme është dhe vetë Berisha, në opinionin publik ky mendim është më shumë se i kristalizuar. Ndaj edhe nëse në shifra brenda partisë Berisha mund të  jetë fitimtar ndaj Bashës, në numrin e votave për zgjedhje të përgjithshme faktori Berishë në krye të PD mund të jetë një katastrofë më e madhe se deri më tani. Berisha, që e ka kryer ciklin e tij, mund të frymëzojë së paku 20% të votave që i shkojnë normalisht PD-së dhe që janë pjesa e idhtarëve anëtarë, porse mbështetja për të tek elektorati i paangazhuar dhe pjesa gri, tregon skepticizëm të theksuar.

Në këto kushte jemi midis dy paradokseve përballë PD-së. Në betejën që pritet të shpërthejë në muajin dhjetor vërehet se Berisha ka më tepër mbështetës në PD kundrejt Bashës dhe shumë më pak vota elektorale. Ndërsa Basha ndihet në disavantazh në vota me ish mentorin e tij megjithëse është ende kryetar i PD-së, por megjithë dobësitë e veta ende mund të grumbullojë më shumë vota se Berisha në një përballje elektorale.

Nuk dihet nëse do të kenë vlerë këto analiza në përballjen që po ndodh sot në PD, apo të dyja palët po shkojnë drejt një përplasje kokë më kokë pa marrë parasysh pasojat dhe pa marrë në shqyrtim opsione të tjera se sim und të operohet. Në kushte normale, kur shihet se përplasja po bëhet e pashmangshme, së pari duhet parë se kush ka hyrë me të kuqe në korsi, por gjithësesi patenta iu duhet hequr të dyve, pasi dhe pala tjetër nuk bëri asnjë përpjekje për të shmangur aksidentin, që mesa po shihet do të shkaktojë shumë viktima./ fjala.al/

Next Post
Omicron më pranë Shqipërisë/ Konfirmohet rasti i parë ë Greqi. I infektuari ka simptoma…

Omicron më pranë Shqipërisë/ Konfirmohet rasti i parë ë Greqi. I infektuari ka simptoma…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

March 11, 2026
Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In