• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

by Endri Xhafo
07/05/2026 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Xhafo

Pashë sot avokatin e të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrecën, që “qahej” në një konferencë për shtyp se nuk po u pranojnë kërkesën për një gjyq publik. Nuk po u besoja syve dhe veshëve. E kundërta do të kishte qenë logjike, kundërshtimi nga pala e pandehur e një gjyqi publik. Pse? Sepse detajet që mund të dalin në një seancë publike me transmetim direkt të çdo debati, prove dhe seancash pyetje-përgjigje, mendohet të dëmtojnë më shumë palën e paditur. Aq më shumë kur i pandehuri është një figurë publike, kryetar formalisht në detyrë i Bashkisë së Tiranës. Por mesa duket Veliaj i ka bërë llogaritë me veten për këtë dhe po këmbëngul fort që sinjali i seancës të emetohet “live” dhe pastaj televizionet janë të lira ta transmetojnë ose jo.

Duke e vënë veten edhe në pozitën e kundërshtarëve politikë të Erion Veliajt, jo vetëm atyre që organizuan 41 protesta përpara Bashkisë së Tiranës me kërkesën për largimin e tij, por edhe të kundërshtarëve politikë brenda Partisë Socialiste, unë, si kundërshtar i tij, do të isha për “pooo” me të dyja duart!
Duke e vënë veten nën lëkurën e prokurorëve të SPAK-ut, unë tani do të isha duke i fërkuar duart!

Prokurorët e SPAK-ut, kur fillojnë një hetim penal, betejën e parë nuk kanë e kanë me të pandehurin në gjykatë, por me marrëdhëniet publike, pra fitimin e simpatisë së publikut të gjerë ndaj kauzës së tyre. Dhe për këtë ata rrjedhin në media detaje të dosjeve, që mbajnë gjallë debate dhe emisione të tëra nga mëngjesi në darkë. Ndaj a ka moment më të mirë për ta vazhduar këtë betejë PR-i pikërisht edhe në sallën e gjyqit?

Vijmë te publiku i gjerë. Ne, publiku, pikërisht sepse akuzat i kemi dëgjuar të na përcillen nga të tretë, gazetarë të kronikës që kanë elementë të dosjes, njoftime zyrtare të SPAK-ut në formë deklaratash shtypi të përcjella nga mediat, akuza avokatësh mbrojtës, deklarata publike të Veliajt në FB, ne, publiku, meritojmë ta shohim këtë njeri të përballet me akuzat që i bëhen.

Ne kemi të drejtë të shohim a ka vjedhur, sa ka vjedhur, kur dhe si i ka vjedhur shqiptarët. Ndaj, duke qenë pala e fundit logjikisht e interesuar për një seancë publike, na lind e drejta të pyesim: Ore, po ku qëndron problemi këtu?

Sigurisht, një seancë publike kërkon solemnitet. Çdo seancë e kërkon, por ato publiket, më shumë. Prokurorët nuk mund t’i drejtohen të akuzuarit me etiketime si “gënjeshtar patologjik”, “ndyrësirë”, apo “shumë i pisët”, pa rrezikuar të humbasin simpatinë e publikut të gjerë.

Specifikisht prokurori Olsi Dado mund të përballet edhe me akuzën e të pandehurit Veliaj se ai është bërë prokuror nga kryeprokurorja Ina Rama kur ai ishte thjesht noter në Durrës, pra pa qenë magjistrat siç e kërkonte ligji, edhe pse ky fakt, nëse do të evidentohej nga Veliaj, mund të ishte pa lidhje me seancën.

Treshja e gjyqtarëve, Elsa Ulliri, Flora Hajredini dhe Besmir Stroka do të duhet të demonstrojnë paanshmëri duke qenë mbi palët, dhe jo të duken sikur janë shokë e kolegë me prokurorët, aq sa të vërtetojnë atë që thoshte dikur Dumani në KLP, se “afërmendsh, gjykata vendos çfarë duam ne”.

Vetë Veliaj do të duhet të jetë më i kujdesshëm për të mos rënë në patetizma të tipit “unë fëmija jetim, fëmijët e të cilit po rriten edhe ata pa baba, sepse faji im i vetëm ishte që punova me mish e me shpirt për këtë qytet”.

Ky është pak ushtrim i vështirë për Veliajn, por që ai, gjithsesi, në Gjykatë Kushtetuese ia doli.

Mos vallë pikërisht pse doli me dinjitet nga seanca në Gjykatë Kushtetuese, prokurorët po e refuzojnë kërkesën e tij për seancë publike edhe në penale? Mos vallë Altin Dumani dhe Olsi Dado kanë frikë pikërisht nga elokuenca e Erion Veliajt? Në fakt, njësoj si një debat nuk fitohet nga ai që e ngre zërin më shumë, ashtu edhe një proces gjyqësor nuk fitohet, – nuk duhet të fitohet, – nga ai që është më elokuent, por nga ai që ka provat më të forta. Zyrtarisht prokurorët po thonë se në procese penale ku ka dëshmitarë, transmetimi “live” mund të ndikojë në dëshmitë e tyre ose t’i shqetësojë ata. Dhe Dumani ka sjellë si shembull vende të rajonit ku kjo praktikë nuk ekziston. Në fakt në Shqipëri as Kushtetuta dhe as ligji penal nuk e ndalon seancën publike. Ndaj në këtë pikë standardi i Shqipërisë, për fat të mirë, është më i lartë se ai i Maqedonisë së Veriut apo kujtdo vendi tjetër të rajonit.

Ndaj jepjani Veliajt seancën publike dhe vëreni me shpatulla pas murit… me prova! Duke e diskretituar publikisht, do t’i tregojini publikut edhe sa mirë e keni bërë punën tuaj.

Next Post
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

SPAK, kryefjala e Reformës në Drejtësi

Comments 1

  1. Leka says:
    5 months ago

    Transparenca ne gjygjin e Veliajt eshte prove e aftesise se prokurireve te SPAKUt .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com