• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush ju tha se trishtimi ju bën keq?! Ja disa efekte pozitive që sjell

by A R
05/04/2016 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndjesia që parapëlqeni më pak, trishtimi, ka në fakt një sërë pasojash pozitive që ndihmojnë trupin dhe mendjen të arrijnë një balancë të shëndetshme

Si qenie njerëzore e kemi të pamundur të shmangim ndjenjën e trishtimit. Zakonisht e mendojmë atë si një gjendje të pakënaqshme dhe për ata që duan të minimizojnë gjendjet tona shpirtërore të mjerueshme sa më shumë të mundemi, interneti gëlon nga këshillat e lumturisë.

Por në fakt, duke përqafuar humorin tuaj të rënë, mund të përfitoni edhe nga ana mendore. Ja se si dhjetë studime mbështesin idenë se trishtimi ka pasoja pozitive për ne.

Mërzia mund t’ju motivojë

Një studim i vitit 2011 që vlerësoi programuesit kompjuterikë 2 herë në ditë për 55 ditë zbuloi se ata që punonin pasdite kalonin nga një gjendje e keqe humori në një pozitive, krahasuar me ata që ishin të lumtur gjithë ditën. Zbulimi është konsistent me atë që njihet si “modeli i ndryshimit të afektimit” në punë.

Duhet pranuar se kuptimi dhe mirëpritja e gjendjeve të rëna të humorit, si krizat, zënkat, gabimet janë aspekte të integruara dhe të pashmangshme të punës njerëzore. Në mungesë të eksperiencave negative, njerëzit e shohin më pak të nevojshme të veprojnë.

Gjendja e keqe shpirtërore nuk ju dëmton

Në një studim të publikuar vjet, kërkuesit intervistuan 365 pjesëmarrës gjermanë për sjelljet e tyre ndaj emocioneve pozitive dhe negative dhe shëndetit mendor dhe fizik. Kërkuesit pastaj monitoruan gjendjet e humorit të tyre dhe zbuluan se niveli i rezultateve negative varej nga mënyra se si dikush e përjetonte emocionin e keq.

Pjesëmarrësit e studimit që qëndronin pozitivë pavarësisht mërzisë apo trishtimit, kishin më shumë gjasa ta kapërcenin mërzinë më shpejt dhe pa shumë pasoja.

E qara ju bën mirë

Jepini vetes një mundësi për ta nxjerrë mërzinë, sepse kjo ju çliron shumë nga ndjesia jo e mirë. Në një studim të vitit 2011, u zbulua se në 30 për qind të rasteve pas së qarës, njerëzit e ndryshonin humorin në pozitiv. Episodet më intensive (por jo më të gjata) të të qarit sillnin më shumë pasoja pozitive. Gjithashtu e qara në shoqëri të një tjetri lidhej me ndryshim më pozitiv të ndjesisë, sesa e qara vetëm apo me shumë njerëz.

Jeni më bindës kur jeni të trishtuar

Në një kërkim të vitit 2007, pjesëmarrësit u nxitën të kishin ndjesi humori të bukura dhe të këqija duke parë filma dhe pastaj u duhej të shkruanin argumente të bindnin dikë të ndryshonte mendjen për një çështje polemike.

Siç u zbulua, njerëzit e trishtuar prodhuan mesazhe më efektive sesa njerëzit e lumtur dhe për më tepër, argumentet e tyre ishin më bindëse. Efekti duhet të vijë prej faktit se njerëzit e trishtuar kanë argumente më konkrete dhe më specifike sesa ata të lumtur.

Depresioni ju rrit solidaritetin me të tjerët

Njerëzit në depresion zakonisht mendohen se janë në njëfarë mënyrë të shkëputur nga të tjerët, por psikologët zbuluan në vitin 2005 se studentët në depresion kishin aftësi më të mëdha të kuptonin emocionet e të tjerëve. Megjithatë, kjo mund të shkaktojë edhe probleme, pasi ndjeshmëria e madhe shton perceptimin dramatik të gjërave.

Mërzia nuk ju prek performancën mendore

Rrini të qetë, edhe nëse jeni të mërzitur, kërkuesit ju sigurojnë se mendja juaj punon po aq mirë. Sipas testimeve të kujtesës dhe shpejtësisë së përpunimit të informacionit, u zbulua se humori i keq nuk shkaktonte që njerëzit t’i kryenin detyrat gabim.

Trishtimi ju nxit drejt mendimit analitik

Në vitin 2013, në një hulumtim me studentët e biznesit, u zbulua se fjalët që një lider i thoshte në një gjendje humori të trishtuar kishin më shumë peshë sesa kur thuheshin në një gjendje të lumtur. Mendimi analitik nxitej më shumë te gjendja e trishtuar.

Mërzia ju mbron nga informacioni i gabuar

Sipas një kërkimi të kryer në vitin 2005, njerëzit e trishtuar kanë më pak gjasa të marrin për të vërtetë informacion të gabuar krahasuar me njerëzit e lumtur. Kërkuesit thanë se rezultatet e tyre provonin se humori negativ shpesh i bën njerëzit më të vëmendshëm dhe si pasojë, më të saktë, përcjell GSh.

I zbuloni më shpejt gënjeshtrat

Ndjesia e trishtimit ju bën një makineri të vërtetë të gënjeshtrave, sipas një kërkimi të vitit 2008. Në studim, pjesëmarrësit panë filma të gëzuar dhe të trishtuar dhe duhej të përcaktonin nëse po thoshin të vërtetën apo jo. Pjesëmarrësit e trishtuar ishin më skeptikë dhe arritën të kuptonin më lehtë kur dikush po i gënjente apo jo. Kështu, ndjenja negative mund të kenë pasoja pozitive.

Humori i keq është pjesë e një jete kuptimplotë

Thonë se vetëm një budalla mund të jetë plotësisht i lumtur. Humori i keq, sipas një kërkimi të 2013-s, zbuloi se njerëzit që kishin jetë më aktive prireshin të përjetonin më shumë stres, ankth dhe shqetësim. express

Next Post

Norma e tutorëve për prostitutat: 1 mijë euro në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In