• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë vajzat më të përfolura të politikanëve shqiptarë (FOTOT)

by Java News
04/12/2016 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët nuk zgjedhin dot as prindërit dhe as karrierën e prindërve të tyre, por pas të 18-ave, mund të zgjedhin të jenë ose jo, po aq publikë sa nëna apo babai. Qeveritë shqiptare kanë ndërruar shumë ministra e deputetë, por jo të gjithëve ua njohim fëmijët.

Disa kanë zgjedhur të jenë më të rezervuar, të tjerë kanë qenë aq të hapur me familjet e tyre. Por përveç djemve herë-herë problematikë, vitet e fundit, titujt e mediave shqiptare kanë filluar t’i zënë gjithnjë e më shumë vajzat e qeveritarëve shqiptarë.

Ja cilat janë ato që janë përfolur më shumë, një listë e botuar nga revista Anabel.

Argita Berisha (Malltezi)

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, pedagoge dhe drejtuese e një studioje ligjore, është akuzuar vazhdimisht nga kundërshtarët politikë të babait të saj se është përfshirë në afera korruptive dhe përflitej se jetonte në luks të shfrenuar. Për këtë arsye, ajo paditi në gjykatë deputetin socialist Taulant Balla për shpifje, gjyq të cilin e humbi.

Dasara Malltezi

E njohur ndryshe si “Supermbesa”, vajza e Argita Berishës dhe anëtarit të PD, Jamarbër Malltezi dhe njëkohësisht mbesa e ish-kryeministrit Berisha. Dasara doli për herë të parë në skenë në vitin 2014, kur publikoi librin e saj të parë, një guidë për maturantët në lidhje me lëndën e letërsisë. Por, ajo padyshim që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur pas ndeshjes së tensionuar në Beograd, Serbi-Shqipëri, shprehu hapur mospëlqimin e saj si për sjelljen e tifozëve, ashtu edhe për atë të futbollistëve.

Aleksia Peleshi

Fotot provokuese dhe pozimi për kopertinën e një reviste italiane, bënë që Aleksia Peleshi, vajza e zëvendës kryeministrit Niko Peleshi, të pushtonte papritur mediat shqiptare, por edhe të shtojë ndjeshëm ndjekësit në rrjetet sociale.

Besa Kokëdhima

Vajza e ish-deputetit Koço Kokëdhima ka qenë pjesë e skenës muzikore shqiptare shumë kohë më parë se babai i saj të përfshihej në politikë si deputet. Ajo ka nisur të këndojë që në moshë të vogël dhe sot është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ndonëse pak kohë më parë u diskutua se edhe ajo do të ndiqte gjurmët e të atit duke u bërë pjesë e politikës, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Bora Kokëdhima

Vajza tjetër e deputetit Koço Kokëdhima ka një karrierë si stiliste dhe ka krijuar markën e saj të veshjeve të quajtur “Savage”. Ajo është bërë disa herë pjesë e lajmeve si për diskutimet e shumta lidhur me fustanin e stiluar prej saj për Eneda Tarifën në “Eurosong”, për debatin me stilisten tjetër Enada At’Nikolla lidhur me autorësinë e krijimeve, e po ashtu edhe për fejesën e saj të pak muajve më parë.

Anika Dokle

Vajza e deputetit Namik Dokle, me profesion mjeke gjinekologe, është bërë disa herë pjesë e titujve të medias shqiptare. Vetëm pak muaj më parë ajo u bë pjesë e një debati publik me kryeredaktorin e “Top Channel” Mentor Kikia, i cili e akuzonte atë se kishte marrë rryshfet nga një paciente. Por bujë gjithashtu kanë bërë edhe statuset e saj me natyrë politike, si njëri ku e quan kryeministrin Rama “koka e (kar)vanit”.

Betina Naço

Vajza e ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço vetëm dy vite më parë u bë pjesë e titujve të mediave pasi disa persona të armatosur, tentuan ta grabisnin. Fatmirësisht Betina shpëtoi e palënduar nga kjo histori, ndërsa një vit më parë, ajo lidhi kurorë në një dasmë që u përcoll edhe nga portalet mediatike.

Eliza Haxhinasto

Ishte krushqia mes dy ministrave ajo që nxiti kuriozitetin e të gjithëve për të njohur më në fund Elizën, vajzën e ish-ministrit të Transporteve, e cila tashmë zyrtarisht, është e fejuara e Franko Naços, djalit të ish-ministrit të drejtësisë Nasip Naço. Eliza është përfolur gjithashtu edhe për festën e saj të madhe dhe luksoze për ditëlindjen e 20-të.

Era Meta

Ndonëse ende e vogël në moshë, vajza e vogël e kryetarit të parlamentit Ilir Meta, ia ka dalë të bëhet personazh. Në një intervistë me Arjan Çanin, politikani u shpreh se Era ishte personi i vetëm që ai ia ngre telefonin, në çdo situatë. Ajo është gjithashtu aktive edhe në rrjetet sociale. Vetëm pak kohë më parë ajo postoi një foto me këngëtaren Bebe Rexha, duke zbuluar kështu, lidhjen familjare prej së ëmës, Monika Kryemadhit me yllin botëror të muzikës POP.

Livia Nikolla

Vajza e ministres së Arsimit Lindita Nikolla, u bë “si padashur” personazh publik për shkak se nëna e saj, e cila e përfshiu në një deklaratë publike që pak kishte të bënte me të bijën. Në ceremoninë e pritjes së lojtarëve të kombëtares shqiptare pas kthimit nga Franca, ku ndodheshin për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, Lindita Nikolla u shpreh ndër të tjera se vajza e saj ndiqte studimet në Francë, me rezultate të shkëlqyera dhe se pas fitores së Shqipërisë, ajo kishte marrë shumë mesazhe urimi nga miq të huaj.

Nada dhe Etida Topi

Vajzat e ish-presidentit të republikës Bamir Topi, krahas bukurisë, u përfolën së shumti në mediat shqiptare për dasmat e tyre me djemtë e dy biznesmenëve të fuqishëm.

Kejda Ajazi

Përsa i përket vajzës së deputetes Majlinda Bregu, ka qenë pikërisht bukuria fizike ajo që e ka bërë të famshme. Kejda është bërë pjesë e renditjeve të portaleve për vajzat më të bukura të parlamentarëve shqiptarë.

Rea Xhillari

Vajza nga martesa e parë e Linda Ramës, u bë personazh në media menjëherë pas martesës së nënës së saj me kryeministrin Edi Rama. Rea Xhillari është vënë në qendër të akuzave të opozitës për shkak të punës që bën në studion famëkeqe belge të arkitekturës, e cila ka realizuar disa projekte në vendin tonë. Vetëm pak javë më parë një sipërmarrje e vajzës së Linda Ramës në biznes, u bë pjesë e lajmeve të ditës.

Next Post
May: Do t’i ndëshkoj qeveritarët që rrjedhin dokumente të BREXIT

May: Do t’i ndëshkoj qeveritarët që rrjedhin dokumente të BREXIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In