• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë Shqiponjat që nuk fluturojnë, por ecin rrugëve

by A R
23/05/2016 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bardha Nergjoni

12891755_225005397853225_4837257345782007109_o

Të shëtisësh me motorra është tashmë një argëtim që po merr gjithmonë e më shumë vëmendje jo vetëm nga të rinjtë por edhe ata  mbi pesëdhjetëvjeçarë, të cilët i bashkohen grupeve apo organizimeve të ndryshme, që udhëtojnë periodikisht brenda dhe jasht vendit. Kujtimi është i apasionuar pas motorrave dhe sidomos pas rrugëve të Shqipërisë që i përshkon bashkë me grupin e tij çdo fundjavë. “Shqiponjat e Rrugëve” gjenden kudo dhe janë të pakta rrugët ku ata nuk kanë kaluar ende. I sheh në çdo cep të Shqipërisë me disa lloj motorrash, frut i pasionit, që ka mbledhur bashkë mbi 18 persona të moshave dhe profesioneve të ndryshme.12977279_240594126294352_3554919343178728268_o

Si drejtues i sapozgjedhur i shoqatës, Kujtim Cela udhëheq grupin dhe rrugët nuk kanë të ndalur për ta. Të organizuar i shohim shpesh në rrugë për të marrë atë adrenalinë që i bën të udhëtojnë gjithmonë nën zhurmën e skapamentos dhe erën e asfaltit por edhe nën tymin e rrugëve pa rrugë dhe bukurive natyrore shqiptare. Gjithçka është një aventurë për ta dhe pasi kanë kaluar testin e 10 viteve, janë rimbledhur e kanë zgjedhur drejtuesit e shoqatës për të vazhduar me organizime në të gjithë territorin e Shqipërisë për të zbuluar gjëra të veçanta e për të provuar emocionin e çdo rruge, e çdo vendi, e çdo krahine.20160521_135415

Kujtimi thotë se parë nga motorri Shqipëria është shumë e bukur dhe vlen të shohësh çdo cep të saj. “Shqiponjat e Rrugëve” është formuar 13 vjet më parë dhe është riorganizuar 3 vite të shkuara.  “Grupi ynë është formuar në 2004 dhe është rinovuar në 2014.

13048034_240606922959739_7073352144793112624_o

Jemi “Shqiponjat e rrugëve” sepse ne duam vetëm të ecim në rrugë. Shqiponjat fluturojnë ndërsa ne vetëm duam të udhëtojmë me motorrat tanë në çdo rrugë të mundshme”.

Ndryshe nga shumë grupe të tjera motorrçiklistësh, ata kanë zgjedhur të përshkojnë çdo kilometër shqiptar.

“Ne udhëtojmë vetëm në Shqipëri pasi na pëlqen të njohim vendin tonë mirë. Nuk kemi lënë rrugë të Shqipërisë pa kaluar. Kemi një vend shumë të bukur dhe shumë pak e dinë se sa mrekulli është natyra shqiptare parë mbi një motorr”.

12891784_224768464543585_780678223625388261_o

Janë 18 të apasionuar me motorrë të ndryshëm që shkelin gazin dhe nisen në udhëtim çdo fundjavë duke përcaktuar një destinacion që është brenda territorit të kombit shqiptar. “Nuk e kemi problem për rrugët e vështira. Jemi grumbulluar rastësisht. Jemi mbledhur pas shumë viteve dhe kemi bërë rinovimim e shoqatës. Jemi me rregulla dhe me statut dhe me gjithçka duhet. E bëjmë për sport dhe pasion. Shqipëtarët duhet të njohin së pari vendin e tyre e më pas të udhëtojnë. Vendi ynë ka shumë për të zbuluar. Është i vogël por shumë i bukur. Ia vlen me të gjitha mënyrat të vizitohet. Ne kemi zgjedhur motorrat, të tjerët mund të zgjedhin forma të tjera. E rëndësishme është ta shikojmë në çdo cep pasi kështu do të dimë çfarë kemi dhe do ta duam e mbrojmë më shumë nëse jemi të vetëdijshëm për pasuritë e natyrës shqiptare”.

E ndërsa ndezin motorrët, nisin udhëtimin e radhës me zhurmën e dashur të motorrit, 18 “Shqiponjat e Rrugës” përshëndesin në mënyrën e tyre dhe vazhdojnë rrugën në një tjetër destinacion, në një tjetër rrugë nëpër Shqipëri duke u argëtuar, njohur dhe dashuruar vendin e Shqiponjave. /tesheshi.com/

Next Post

Ylli i muzikës kapet në shtrat me nje mashkull (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In