• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush janë liderët e Hamasit që shënjestroi Izraeli në sulmin në Doha

by A R
09/09/2025 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli ndërmori një sulm të paprecedentë të martën pasdite, më 9 shtator, duke goditur drejtuesit e Hamasit në Doha, Katar.

“Së bashku prej vitesh, thuhet në një deklaratë të qeverisë izraelite, këta drejtues të Hamasit kanë udhëhequr operacionet e organizatës terroriste, kanë qenë drejtpërdrejt përgjegjës për masakrën brutale të 7 tetorit 2023 dhe kanë orkestruar luftën kundër shtetit të Izraelit”, njoftoi ushtria izraelite.

Sipas Channel 12, operacioni mban emrin “Atzeret HaDin” (Dita e gjykimit), ndërsa Times of Israel raporton se ushtria e quan atë “Summit of Fire”.

Katar deri më tani kishte luajtur rolin e ndërmjetësit mes Hamasit dhe Izraelit që nga nisja e luftës pas 7 tetorit 2023, kur sulmet e Hamasit shkaktuan 1 mijë e 200 viktima në Izrael. Një zyrtar i Hamasit në Gaza i tha AFP-së se në shënjestër ka qenë pikërisht ekipi negociator i lëvizjes, i mbledhur në Doha për të diskutuar propozimin më të fundit të presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim, një propozim që Izraeli sapo kishte njoftuar se e kishte pranuar.

Megjithëse disa burime thanë se Trump kishte “miratuar” sulmin, kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se bëhej fjalë për “një operacion tërësisht të pavarur të Izraelit. Izraeli e nisi, Izraeli e kreu dhe Izraeli merr përgjegjësinë e plotë”.

Sipas televizionit Al Arabiya, në shënjestër të sulmit ishin:

Khaled Meshaal

Khalil al-Hayya

Zaher Jabarin

Mohammad Ismail Darwish

Mousa Abu Marzouk

Hussam Badran

Tahar Anunu

Nuk është ende e qartë nëse ka pasur viktima, por dy burime të Hamasit thanë për Reuters se “delegacioni në Doha për negociata i ka mbijetuar sulmit”.

Bëhet fjalë për figurat më të larta të lëvizjes: Khalil al-Hayya është kryenegociatori dhe ish-zëvendës i Yahya Sinwar; Meshaal drejton sektorin e diasporës; Darwish është shefi i zyrës politike; ndërsa Jabarin njihet si “njeriu i financave” të Hamasit.

Meshaal, i cili i shpëtoi dikur një tentative helmimi nga Mossad, dhe al-Hayya, që ka marrë pjesë në negociatat në Katar, janë prej kohësh të lidhur me rrjetin ndërkombëtar të Hamasit. Pavarësisht se jeton në mërgim, al-Hayya e ka rritur ndjeshëm peshën e tij politike brenda lëvizjes.

Next Post
11 satelitë të rinj brenda një rakete të vetme nga deti

11 satelitë të rinj brenda një rakete të vetme nga deti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentja nga Kosova flet për abuzimin në programin mësimor në SHBA: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në..

Studentja nga Kosova flet për abuzimin në programin mësimor në SHBA: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në..

December 25, 2025
VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

December 25, 2025
VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

December 25, 2025
Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

December 25, 2025
Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

December 25, 2025
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

“Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin..”/Analisti: Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

“Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

December 25, 2025
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Makinat, ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Ja sa do të vlerësohen mjetet që hyjnë në Shqipëri

December 25, 2025
Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

December 25, 2025
Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com