• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë katër ish-kryebashkiakët e PS që janë arrestuar gjatë 3 viteve të fundit

by Java News
07/06/2023 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, u arrestua ish-kryebashkiaku i PS në Durrës, Vangjush Dako për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste.

Ndaj Vangjush Dakos, 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, dhe ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farruku, është firmosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për tre nëpunëse gra është vendosur masa e ‘arrest shtëpie’.

Megjithatë Dako nuk është i pari nga krybashkiakët socialistë në detyrë ose të larguar, që përfundon në pranga.

Lefter Alla, kryebashkiak i Bulqizës, është i fundit në listën e gjatë të të zgjedhurve socialistë të arrestuar për korrupsion apo vepra të tjera penale.

Arrestimi i Vangjush Dakos

Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Urdhër-arresti për ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit u lëshua për dy çështje të ndara. Rasti i parë ka të bëjë me një leje ndërtimi 11 – 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. Pasi janë kryer verifikime SPAK dyshon se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Leja është zbardhur dy vite me vonesë dhe legalizimi përfshiu dhe katet shtesë. Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas. Së bashku me avokatin mbrojtës ata ngritën një sërë akuzash për ish kryebashkiakun si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.

Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014 – 2015, me vlerë 22 mln lekë. Ish kryebashkiaku së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë marrë në pyetje nga SPAK në fazën hetimore. Dako ka qëndruar mbi tre orë duke dhënë shpjegime para oficereve te byrosë kombëtare të hetimit.

Arrestimi i Fatos Tushes

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra më 7 korrik 2021 nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Arrestimi i Agim Kajmaku

Në qershor të vitit 2022, Agim Kajmaku i cili kishte drejtuar më herët Bashkinë e Vorës, u arrestua në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Ai u nis në Itali 5 ditë para se të arrestohej. Ai ra në prangat e policisë mesditën e 25 majit 2022, ndërkohë që një ditë më pas në Portin e Durrësit, u ndalua kamioni i  drejtuar nga nipi ish-kryebashkiakut, Ladi Kajmaku. Dyshemeja e kamionit të boshatisur është e modifikuar me vende të përshtatshme për ato të transportit të drogës, por brenda tyre janë gjetur vetëm pjesë bukë peshku dhe jo drogë

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Arrestimi i Lefter Allës

Ish-kryebashkiaku i Bulziës, Lefter Alla,  u arrestua më 15 mars bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.  Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

/f.stafa

Next Post
Zbardhet debati në Kryesinë e PD/ Flutura Açka përplaset me deputetët: Po ikin palaçot. I kthehet Korreshi: Si nuk të vjen turp ty moj?!

Zbardhet debati në Kryesinë e PD/ Flutura Açka përplaset me deputetët: Po ikin palaçot. I kthehet Korreshi: Si nuk të vjen turp ty moj?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In